E premte, 29.03.2024, 01:02 AM (GMT)

Kulturë

Beqir Sina: Nana Tereze në Kombet e Bashkuara

E marte, 02.07.2013, 07:52 PM


Kur erdhi Nana Tereze në Kombet e Bashkuara për herë të parë

Nga Beqir Sina

Kur erdhi Nana Tereze ne Kombet e Bashkuara për here te pare, kanë qenë vetëm besimtarët e vërtetë të krishterë shqiptarë, patriotët dhe atdhetarët, antikomunistët ata që dolën e pritën me plot dashuri dhe respekt këtë bijë shqiptare që Enver Hoxha nuk e la as të merrte pjesë në varrimin e nënës së Saj dhe ia ja ndaloi hyrjen deri sa erdhi demokracia - dhe Presidenti i parë i Shqipërisë, Sali Berisha, ia hapi dyert që ajo zyrtarisht të vizitonte Shqipërinë. Këtu mund të shikoni një artikull me foton e Nanë Terezës, Nobelistes shqiptare, dalë në Qershor të vitit 1988, dhe e botuar në gazetën ATDHEU, organin e partisë Lëvizja e Legalitetit, një mbretëror i kulluar - anëtar i Senatit të PLL në SHBA, zoti Musli Mulosmani, duke u përshëndet si e quan ai "me Shejtneshën Shqiptare - Nanë Terezën, në mesin e shumë besimtarëve katolik shqiptarë në New York - në Kishën Sant Ritas në Bronx NY". Në kujtimet e tij zoti Mulosmani, thotë se sot shumë flasin për Nëna Terezën dhe mburren se e kanë takuar ose e vlerësonin atë, por ne Mbretërorët shqiptar, Organizata “Lëvizja e Legalitetit” në Mërgim, sot Lëvizja e Legalitetit, besimtarët katolikë, atdhetarë e patriotë antikomunistë, kemi qenë ata që luftuam dhe sakrifikuam duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi pa yll - dhe kemi dashur gjithmonë këtë ikonë të Perëndisë, se besuam gjithmonë në Zot dhe Komb. "Ne  jemi të parët, dhe të vetmit - thotë ai - që e kemi dashtë dhe respektuar si bijë shqiptare dhe e kemi quajtur qysh në atë kohë Shejtneshë, Nanë Terezën, edhe kur qeveria e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe veglat e Sigurimit të Shtetit, na thoshin fjalët ma të ndyra për këtë njeri të Shejtë, dhe ne na përndiqnin duke na quajtur “të arratisurit”, "Armiqtë të Popullit" dhe "tradhtarët".

Materiali i përdorur për shkrimin është marrë nga gazeta "Atdheu”, ish-organi i organizatës kombëtare "Lëvizja e Legalitetit", me Drejtor Rasim Sinën e kryeredaktor Hysen Mulosmanin (të dy të ndarë nga jeta).



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora