E premte, 19.04.2024, 10:26 PM (GMT+1)

Editorial

Marjan Sebaj-Sopi: Tolerancë? - Dashuri Vëllazërore!

E marte, 02.07.2013, 06:33 PM


Jo vetëm tolerancë, por mbi të gjitha DASHURI VËLLAZËRORE!

Nga Marjan Sebaj-SOPI

Populli shqiptar pamvarësisht përkatësisë së tij fetare ka një gjak, një babë e një nanë (prindër të përbashkët), pra mes veti janë vëllezër e motra. Prandaj, është shumë pak të themi e toleroj, apo kemi tolerancë.

Tolerohen fqinjët, miqë e dashamirë, tolerohen nacionalitet tjera e jo familja mes veti, në familje (që jemi të gjithë ne shqiptarët) duhet mbretëruar paqja, harmonia e dashuria…veq tolerancë në familje është shumë pak!

Kemi qenë nga fillimi, jemi e do jemi vëllezër, të një gjaku!

Jemi një gjak, prandaj mos të mashtrojmë vetjen!

Me shekuj e vite neve mashtrojmë vetjen tonë për gjëra që nuk janë aspak të vërteta e aspak reale. Gjatë historisë e njerëzve të ndryshëm, si politikaj, udhëheqës fetar-klerik, nga njerëz të thjesht e nëpër oda gjithnjë kemi zakon të mburremi kinse me tolerancë fetare, me vëllazërinë tonë, me bashkëjetesën tonë…, dhe gjithë këtë duket se e bëjmë pikërisht për atë që në mesin e popullit shqiptarë nuk ka tolerancë, nuk ka drejtësi, nuk ka barazi as gjinore e as fetare…

Mos të harrojmë faktin se pikërisht aty ku më së paku ka dashuri –flitet për dashuri, ku më së shumti ka korrupcion flitët për shtetin ligjor, ku më së shumti ka varfëri – njerëzit pasurohen, ku më së shumti flitët për demokraci – ka diktaturë…E dukët se të gjitha këto tipare i bartim neve shqiptarët duke u krenuar me një histori që aspak nuk ka qenë tolerante, e aq më pak me dashuri ndërvëllazërore!

Mos të mashtrojmë vetjen tonë se Shqiptarët na qenkan shembull i tolerancës fetare!

Ka pasur shumë të kqija, vrasje-vëllavrasje…, sepse (nuk) ka patur tolerancë e aspak dashuri!

Nëse analizojmë e shiqojmë historikisht, atëherë na del se jemi ndër popujt që më së shumti bërëm gjakderdhje vëllavrasje – a nuk ndodhi e nuk po ndodhë kjo ende (edhe në shekullin e 21) në mesin e popullit shqiparë? Vallë në këso gjëra, atëherë mund të distancohemi nga shqiptaria e jonë?! Jo, nuk mund të ikim e dalim nga lërkura e jonë. Gjatë historisë (në veçanti gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane) a nuk ishin shqiptarë të gjithë ata pashallar, bega, agallar e çka jo? që pikërisht shtypën vëllaun e vet (të përkatësisë së besimit tjetër), vranë vëllaun e vet të krishterë sa ishin ushtar turq, shërbëtor të tyre, edhe atë për gati 500 vite rresht?! Kjo na u dashka të quhet tolerancë?!

Duke mos hyrë në raste të veçanta e individuale, me emër e mbiemër. A nuk ishin shqiptarë ata që gjatë kohës komuniste (veqmas në Shqipëri) masakruan, vranë e zhdukën me mijëra shqiptarë të gjakut të tyre vetëm e vetëm se ishin katolik-të krishterë?! Vallë edhe këtu paska vrarë, masakruar e prerë tjetër kush e ne jetuam në atë farë tolerance?! Pra, ku është këtu toleranca, ku është këtu paqa, harmonia e dashuria vëllazërore në mesin e shqiptarëve?!!! E tani disa thonë, jo kjo është një pakicë, e unë them se të gjitha këto gjëra që përmendëm më lartë janë bërë nga pushtetarët, nga politikajt dhe njerëz të fesë e përkatësisë tjetër fetare, në rastin tonë nga shumica e përkatësisë së fesë dërmuese, po të kishim ndjenjën e vëllazërisë pse nuk u quan t’i mbrojnë vëllezërit e vet „pakicë“ atëherë? Merrni vetëm emërat (nuk dëshiroj me këtë rast të shpalosim emëra të askujt) e krerëve tanë, politikajve tanë gjatë shekujve që bërën kërdi në popullin tonë, në popullin e krishterë në veçanti, a nuk janë thuajse të gjithë këta gati se emëra „shqiptarë“ e askund gati emëra të krishterë, me përjashtim të ndonjë shërbëtori të tyre?!

Nga e gjitha kjo kur të analizojmë mirë e mirë, atëherë del që jo se nuk ka patur tolerancë, por kemi me qindra raste ku ka patur përplasje, ku ka patur dhenka inat, ku ka patur dhe ka urrjetje, ku ka patur dhe ka gjelozi, smirë, ku ka patur dhe ka tendeca, ku ka patur dhe ka mosdurim, pabarazi, fyrje, ngacmime, fërkime, ngatërresa e vëllavrasje për shkak të përkatësisë fetare apo bindjeve të ndryshme nga vet nxitësit dhe kryerësit e gjakderdhjeve dhe veprave të liga tjera që janë politikaj e udhëheqës fetar, dhe mos të harrojmë se këta përfaqësojnë popullin e populli pasi na paska qenë tolerant e toleron vëllaun e tij të përkatësisë tjetër fetare pse nuk u ngritë e nuk ngritët kundër këtyre bëkqinjëve, por i brohoritë dhe ndjek ata e mësimet e tyre të shëmtuara, dashakeqe e qëllimkëqija?!…Po mos të ishte kështu të jemi real, jo me përmasa të mëdha, por nëse mirrën parasysh 500 vite pushtime osmane dhe më pas edhe 50 vite komunizëm (në Kosovë e Shqipëri), 14 vite nga marrja në dorë të fatit tonë në Kosovë e kinse ardhjes së lirisë e demokracisë në Shqipëri, sa katolik të punësuar ka në Kosovë, në qeveri, ministri, spitale, komuna e institucione tjera?! Atëherë ta bëjmë llogarinë se sa kemi qenë e jemi, sa e duam, nderojmë dhe respektojmë, apo në rastin më të mirë tolerojmë dhe bartim njëri-tjertin, sa jemi tolerant mes veti si shqiptarë Muhamedan e të Krishterë?!). Për Maqedoni as që dëshiroj të them asnjë fjalë meqë atje ndjenja kombëtare është thuajse e shukur krejt. Atje njohin siç pretendojnë e thonë, predikojnë e fillojnë ligjeratat e tyre disa edhe në Kosovë me vetëm; vëllezër musliman që do të thot të tjerët (duke përjashtuar edhe motrat), përjashtohen automatikisht në kokat e zemrat e tyre, tërësisht!

Pse të flasim për tolerancë kur e dimë fare mirë se pikërisht me këtë fjalë automatikisht bëjmë ndasi, përjashtime… si shembull; të toleroj e hesht! Sa jemi tolerant kur shembull në Kosovë, jo dikur „turku“ rrënoi çdo gjë të krishtere (shqiptare), më pas Shkau - Serbi ndaloi ndërtimin e Kishave (gjatë periudhës komuniste) etj… jo nuk qëndron vetëm kjo, sepse pikërisht shqiptarët me sado pak autonomi, ata e kishin në dorë e gjithë fatin edhe të besimtarit (si musliman e katolik) edhe fatin e Xhamisë e Kishës? Sa kisha u ndërtuan gjatë kësaj periudhe në Kosovë? Kjo është tolerancë, e dashuri vëllazërore?! Pa hyrë në politikë, (për të mos thënë se ishim të burgosur shumica ne muslimanët) kush maltretoi meshtar e kush i burgosi ata gjatë kësaj periudhe? Nuk ishin politikaj shqiptarë këta, nuk ishin polic shqiptarë këta? Kush ishin ata që diferenconin dhe bërin dallime kur i bie fjala punësimit, aha ky qenka i joni musliman e ky katolik apo më herët ky „turk“ e ky „latin“?! Mos vallë edhe këta që kanë selektuar në këtë mënyrë nuk na paskan qenë shqiptarë?

Sot „në botën tonë tolerante shqiptare“ dëgjohet edhe kjo; „ Jo po neve jemi shumicë e juve pakicë, dhe është e kuptueshme kjo…“ Jo, nuk është e kuptueshme, sepse pikërisht edhe për këtë arsye është dashur të ketë tolerancë por jo vetëm kaq, por mbi të gjitha përparësi, nderim, respekt, paqe dhe dashuri ndaj „pakicës“ apo „pakicave“ tjera fetare në mesin e një populli të një gjuhe, të një gjaku! Shqiptarët në perëndim dikur (edhe sot) kur kërkojnë ndonjë vend pune, apo kur mendon se iu është bërë diç e padrejtë atëherë dinë të thonë; ah vetëm pse jam musliman (sepse i ngarkuar dhe duke ditë se në perëndim janë të krishterë e thot musliman e jo se jamë shqiptarë) këtë ma bëri apo nuk ma bëri?! E për vëllezërit e tyre të një gjaku por „pakicë“ fetare, lexojmë e dëgjojmë; jo po jeni pakicë! Pra, e shqiptarët (shumica dërmuese e përkatësisë së fesë islame) mos vallë në Evropën me afër 700 milion të krishterë a mos po na dalkan shumicë?! Pra, shohim se tolerancë nuk ka pas e nuk ka fare në mes shqiptarëve. Pas pavarësisë së Kosovës (edhe me ligj) toleron pakicat tjera edhe nacionale edhe fetare? Merrni shembull pakicën serbe, atë turke, egjiptiane, rome?! Ndoshta në mesin tonë shqiptare toleranca fetare e vetme ka qenë me rastin vetëm sa për ta “hjekun qafësh” asgjë më tepër apo mos ta hetoj se e urrej, nuk mund ta duroj, apo barti, e “mbrapa” shpine?!!!

Kjo është më se e vërtet dhe dëshmuar, dhe duhet të jemi falenderuaes Zotit që në mesin e popullit shqiptarë (si Muhamedan apo Kristian) gjithmonë është gjindur ndokush që ka ftohë gjakërat për të mos ardhur tek ndonjë e keqe me përmasa të mëdha ndërfetare. Shqiptarët pamvarësisht përkatësisë së besimeve është më se e vërtet se bashkëjetojnë (nëse nuk shiqojmë shifrat e shpërnguljeve në përqindje) por jo në tolerancë e dashuri, në bashkim përkundër dallimeve, në pranim të njëri tjetrit si vëlla e motër shqiptarë, se ka tolerancë me dëshirë, tolerancë vërtetë për atë që është vëllau apo motra ime ai e ky i përkatësisë fetare apo bindje tjetër, nuk ka!

Toleranca është akt human, e jo dëtyrim, kushtëzim apo dyftyrësi, që mos të hetohemi para botës se atëherë nuk na dojnë e ndihmojnë! Sot e gjitha dihet, sot e gjitha shihet, prandaj të mos sillemi si farizenjë (dyftyrshëm) sepse me këtë nuk e mashtrojmë askend veqse vazhdojmë ta mashtrojmë vetjen tonë, të jetojmë në  amulli e ëndërra shekullore gjersa bota ka shkuar e shkonë shumë përpara edhe në këtë drejtim!

Jo tolerancë por dashuri!

Populli shqiptarë pamvarësisht përkatësisë së  tij fetare ka një gjak, një babë e një nanë, janë vëllezër e motra mes veti. Prandaj, është shumë pak të themi e toleroj. Kë e toleron? Vëllaun e motrën tënde? Jo atë duhet dashur pamvarësisht dallimeve, atë duhet nderuar dhe respektuar, sepse e ke vëlla e motër! Tolerohen fqinjët, miqë e dashamirë, tolerohen nacionalitet tjera e jo familja mes veti, në familje (që jemi të gjithë ne shqiptarët) duhet mbretëruar paqja, harmonia e dashuria…veq tolerance në familje është shumë pak!

Sot shumëkush shfrytëzon dobësinë, varfërinë, mosdijën…, e vëllaut të vet dhe atë e keqpërdorë për qëllime të caktuara, për gjëra përsonale e përfitime të ndryshme që vijnë nga qarqe të rrezikshme e armiqësore për kombin tonë, për të ardhmen tonë, për dashurinë dhe vëllazërinë tonë. Nuk do e fajsojmë askend përse i përket këtij apo atij besimi, por do të fajsojmë çdo kënd nëse flet kundër vëllaut e motrës së vet, kundër historisë së kombit të vet, kundër heronjëve kombëtar…këta do i fajsojmë dhe mesiguri se nuk do i ikin përgjegjësisë për nxitje të urrejtjes, për hakmarrje, për gjëra të kqija që kanë ndodhë, e po ndodhin në mesin e popullit tonë.

Për të mos qenë i keqkuptuar nga vëllezërit e përkatësisë apo bidjeve tjera fetare nga unë, cekim edhe këtë në mesin e popullit tonë. Pra, sot më tepër se kurrë mësohet, predikohet e dëgjohet në mesin e popullit shqiptarë përmbrenda edhe të vet një përkatësie fetare shembull muslimane, tendencat përjashtuese… Vetëm hapne yatube, e revista, tv e radiostacione të ndryshme të caktuara dhe shihni e keni se çka për të parë (dëgjuar, shiquar e lexuar!!!) nëse shënoni emëra e mbiemra të caktuar (që nuk dëshiroj të përmend me këtë rast, meqë ata emëra në mesin tonë janë shumë të njohur dhe numërikisht janë bërë mjaftë e tepër bile, fatkeqësisht), atëherë bindemi se sa ka në mesin tone tolerance e mos të flas për dashuri. Dëgjojmë e shohim se liderët politikë hjekin figura të shenjta nga zyret e vet, pse sepse ajo figure edhe pse me gjak shqiptarë thuhet nuk është e jona, nuk e njohim ne si nënë… dëgjojmë nga deputet (të njëfarë pardie të drejtësisë) e mjerisht këta të mësuar nga prijësit e tyre fetar se po deshka të ket populli shqiptar herojnë të ndarë në baza fetare, dëgjojmë nga prijës fetar musliman se muslimanët Shiii (Shiit) nuk qenkanë musliman të vërtet, por shumë të rrezikshëm me të cilët po deshka të mirrët edhe ministria e mbrojtjës me ta, apo rrahen hoxhallarët mes veti e populli ndahet në musliman të mire e të kqinjë, të rrezikshëm…ku të mire janë rryma të ndryshme arabe e këta hoxhallar të më hershëm pa mjekrra na shpallën shërbëtor të komunizmit e shkaut etj etj…dëgjoj shpesh kur pyet shqiptari shqiptarin a je me hoxhë apo me Sheh?! Pra, kjo të quhet tolerancë?!

A është tolerancë vetëm pse nuk luftojmë me pushkë e frontalisht mes veti?!Sepse, jemi dëshmitar se lufta tjera ka të pandërprera mes shqiptarëve të përkatësive të ndryshme fetare e mbrenda fetare! Merrne shembull, ndërtohet një Kishë, për rreth saj menjëherë nevoj e pa nevoj disa xhami, e pse? Sepse këta ndërtuan, e këtë e thot askush tjetër veqse kreu i bashkësisë. Po foli ndonjë prift katolik, ja menjëherë njëmijë e njëqind dreqën pas tij në emisione e shkrime? Kjo është tolerancë e bashkëjetesë, ndoshta patjetërshme po por e vullnetit të mirë jo!

Neve mund ti marojmë qejf vetit, por duhet ditur se çdo shqiptarë katolik apo ortodoks mendon dhe është i bindur se vëllau i tij musliman e urren atë, dhe se çdo musliman e mendon se vëllau i tij katolik apo ortodoks nuk don me pa me sy atë…e neve ende jetojmë në ëndërra, por edhe më keq duke ditur të vërtetën por duke mos e pranuar se nuk jemi askund, duke mos ndërmarrë asgjë por vetkënaqemi se jemi tolerant e një!

Mos të harrojmë…

Mos të harrojmë se nuk mund të jetë gjermani apo italiani më i afërt ndonjë katoliku apo të krishteri sesa vëllau i tij shqiptarë edhe pse ka besim islam dhe e kundërta si mund të jetë turku apo arabi vëlla para vëllut tënd të një gjaku edhe pse jo të një përkatësie fetare si ti, por i krishterë (siç ishim të gjithë më parë). Atëherë dmth ishim vëllezër, pra ishim vëllezër deri në shekullin e 15 e më pas jo?!!! Asesi nuk guxon të ndodhë kjo. Por që gjithë shqiptarët duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë se; Kemi qenë nga fillimi, jemi e do jemi vëllezër, të një gjaku! Këtë e ka dashur vet Zoti dhe na ka krijuar në atë mes e popull! Sepse, askush e askurrë nuk është pyetur se kë e dëshiron për vëlla apo motër!

Shqiptarët në Evropë, jam më se i bindur se asnjë fqinjë të vetin nuk e din se cilit besim i përkasin ata. Jo se nuk e din shqiptarët po as ata mes veti nuk e din se kush çka është katolik apo protestant…Pse, sepse e din se feja është përcaktim, feja është çështje private e përsonale, dëshirë e tij… e për përkatësinë kombëtare e dinë se gjithë janë o gjerman o italian etj… Asesi emëri nuk goxon të jetë ajo shenjë e cila përcakton dike se cilit besim i përket, sepse unë kam miqë që janë katolik e bartin emëra musliman me këtë dëshiroj të them se pamvarësisht emërit, bindjes, përkatësisë; jemi një, jemi vëllezër… Vetëm kur arrijmë të duhemi mes veti atëherë do ket edhe tolerancë fetare e politike, tolerancë e drejtësi gjinore, tolerancë e nderim, respekt dhe pranim. Ndoshta sot më tepër se kurrë më parë na nevoitet uniteti, na nevojitët mirëkuptimi e harmonia vërtetë vëllazërore, na nevojitët paqa dhe dëshmia se jemi NJË, na nevojitët mbi të gjitha DASHURIA ndër vëllazërore shqiptare, dhe kështu të shkojmë krahë për krah me kombet e përparuara!

Kështuqë ta lëmë këtë fjalë tolerancë në mesin e shqiptarëve dhe vërtetë ta ndërrojmë dhe pranojmë fjalën dhe veprat në atë që quhet DASHURI, dashuri ndaj njëri-tjetrin si musliman (shiit e sunit), ortodoks, katolik e protestan apo fardo përkatësie apo besimi tjetër…

Përcaktimi dhe qëllimi i vetëm i yni duhet të jetë; e dua, me zemër e dua, sepse është vëlla i im, është gjaku i gjakut tim… sepse është uni im, apo më mirë të themi; unë jam ai e ai është unë e barabartë me; JEMI NJË- JEMI VËLLEZËR!



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora