E premte, 19.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Psherëtimat e Ramës

E marte, 02.07.2013, 09:04 PM


PSHERËTIMAT E RAMËS

Nga Dibran Demaku

Nëse i referohemi asaj thënies së njohur popullore shqiptare se:”Dita e mirë, shihet me mëngjesin”,atëherë mëngjesi i ri politik nuk do të sjell asgjë të mirë për Shqipërinë dhe popullin e saj. Deklaratat apo psherëtimat e fituesit të zgjedhjeve, ende pa e marrë postin e Kryeministrit, se ai ka problem me vdekjen dhe hitorinë, sikur paralajmërojnë një „Rilindje“ jo të mbarë. Edi Rama, ose kryeministri i pritshëm shqiptar, vetëm pak ditë pas fitores psherëtiu se ka frikë nga vdekja dhe nga historia. Pastaj vazhdoi të thonte se gjithmonë në jetën e tij ka ëndërruar se si të hynte në histori?! Kjo do të thotë se ai më shumë se për të mirën e vendit dhe popullit që e zgjodhi, mendon për vetën e tij! Me këtë vetëkuptohet se ai ëndërron që të zëjë një vend në Historinë e kombit shqiptar?!  Ah edhe kjo histori e shkretë!  Në të cilën ëndërrojnë të hyjnë të gjithë shqiptarët?!  Thuajse ajo është krijuar vetëm për ta! Secili që e fiton një karrigë, sapo të ulet në të ëndërron se si të bëjë që të hyjë në histoti! Që nga ai moment për të fillon historia!  Gjithçka për te është historike!  Vetë momenti i uljes në atë karrigë është historik! Historike, pra është karriga në të cilën ulet, historik është lapsi me të cilinshkruan(më falni desha të them kompjuteri, sepse tashmë asnjëri nga shqiptarët nuk shkruan me laps), historik është shikimi i tij, historike është buzëqeshja e tij,historike është dënesja e tij!  Gjithçka, bre gjithçka është historike?!  Dhe nga ai moment ai do ta bëjë historinë! . . .

Edi Rama shpreson se në Historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar do të përmendet për të mire si Hero dhe si shpëtues i Shqipërisë !  Së paku kështu e ka proklamuar në programin e vet të „Rilindjes“ gjatë fushatës zgjedhore.  E cekëm edhe më lart dhe po e përserisim prapë se nëse Edi Rama ende pa u ulur në karrigën e kryeministrit të shtetit, ëndërron dhe bënë plane vetëm për veten e tij, atëherë Shqipëria dhe kombi shqiptar kot që ia kanë dhënë votën!

Si duket populli i Shqipërisë këtë herë veproi sipas asaj thënjes tjetër popullore shqiptare:”Edhe vetë dreqi le të vijë, mjafton që të largohet ky pushtet, që do të thotë pushteti i Partisë demokratike!  Nëse populli shqiptar ka votuar duke ju referuar shprehjes së njohur popullore, atëherë nuk ka bërë zgjedhjen e duhur, por ka bërë atë të njohurën tjetër popullore shqiptare:”Për inat të sime re, e shtifsha djalin tim në dhe”?! . . .

Kryeministri i pritshëm i Shqipërisë, Edi Rama, fill pas fitores, mendjen e tij e paska kthyer nga historia! Egoja e tij e ftoka andej që ai të mbetët gjithësesi në histori! Dhe kur individi ëndërron si ta fitojë historinë,atëherë mund të ngjajë ajo më e papritshmja dhe më e padëshirueshmja:Mund të ndodh që ai të kërkojë që t`i ngritet permendore që në gjallje të tij?!

Mbase Edi Rama ëndërron ta ketë një permendore që në gjallje të tij, siç e kishte i preferuari i tij, Enver Hoxha?!  Apo siç kishin permendore që në gjallje të tyre shumë kryetar dhe diktator të shumtë në vende të ndryshme ku sundonte diktatura!  Vetëm se ato permendore të tyre do të binin menjëherë pas vdekjes së tyre!

Njerëzit e mdhenj të historisç botërore, tërë jetën e vet dhe energjitë e veta ia kanë kushtuar njerëzimit!  Dhe njerëzimi u ka ngritur përmendore!  Nëna jonë e madhe Tereze tërë jetën ua kushtoi atyre më të dobëtve të kësaj bote-të varfërve! Gjithçka pati e dha për ta!  Gjatë jetës së vet nuk ndërtoi asgjë për vete!  As ndërtoi pallate e as permendore!  E sot njerëzimi në shenjë mirënjohjeje i ngritë kudo permendore!

Një ish politikan i njohur hungarez, Janosh Kadar, njëherë pat deklaruar: “Të gjithë ata politikan e diktator, që në gjallje të tyre i ngrisin vetës permendore,për mua janë të çmendur! Me shkuarjen e tyre nga kjo botë, bien, rrëzohen edhe permendoret e tyre”!

Njeriu,qoftë ai edhe politikan i lartë, sa të jetë gjallë duhet të punojë e bëjë përpjekje për të mirën e njerëzve, njerëzimit. Me punën e vet ai do të ngrisë permendore në zemrat e njerëzve!

Edi Rama, si kryeministër i pritshëm i vendit, para se për vdekjen dhe për historinë, duhet të mendojë për qindra e qindra të varfër të Shqipërisë!  Duhet të mendojë për ata që e hanë kafshatën e fundit në mbrëmje, pa e ditur se si dhe a do ta gjejnë kafshatën tjetër për të nesërmen! Nëse do të arrijë që atyre t`u sigurojë kafshatën e gojës për të nesërmen dhe për të gjitha të nesërmet tjera në vazhdim( e këtë e ka premtuar gjatë gjithë fushatës zgjedhore), atëherë do të ngrisë permendoren e vetë në zemrat e tyre!  Dhe po e ngriti permendoren në zemrat e njerëzve të varfër atëherë ai, Edi Rama, do të ngadhnjejë mbi vdekjen dhe historinë! . . .

Po ç`them edhe unë?!  Ku kanë kohë të mëdhenjtë të merren me problemet e të vegjëlve, me problemet e të varfërve?!  Ata të zhytur thellë në karriget e nxehta të pushtetit nuk shohin fare nga të vegjëlit!  Ata shohin vetëm biznesmenët dhe ata që kanë lekun!  Dhe me ta edhe i ndajnë edhe të mirat materiale e edhe pushtetin!  Kujt i duhet i varfëri?! . . .

Një ngjarje që u kishte ndodhur dy bashkëfshatarëve në Kosovën e kohës së komunizmit tregohet edhe sot e gjithë ditën në formë të barcoletës…

…kishin qenë dy bashkëfshatar. Njëri e kishte dashur Partinë komuniste dhe kishte hyrë në parti.  ndërkaq tjetri jo. Ai i partisë kishte çarë përpara në jetë! Kishte fituar post të rëndësishëm politik dhe ishte vendosur në kryeqytet! Me ndihmën edhe të Partisë kishte ndërtuar edhe shtëpi në kryeqytet dhe jetonte për mrekulli!  Ndërkaq tjetri ai i pa parti kishte mbetur të jetonte në fshat!  Ose thënë më mire të mbijetonte!

Një ditë vendos të shkojë në kryeqytet tek bashkëfshatari i tij me post të lartë politik,e që në fshat sa here flitej për te thuhaj se ai ishte kryetar!  I varfëri kishte shkuar që ta vizitonte bashkëfshatarin e vetë-kryetar, por edhe të bisedonte me te se mbase ai edhe mund t`i ndihmonte që ta kapërcente atë gjendje në të cilën ndodhej!

Me peripeci të shumëta kishte arritur të hynte në vendin e punës së bashkëfshatarit të tij,tash kryetar! Pasi ishin përshëndetur ishin shtruar në bisedë. Pasiqë i ardhuri i kishte treguar për jetën e vështirë në fshat,bashkëfshatari i tij-kryetar ia kishte kthyer:-Ti nuk po di bre kusheri të jetosh! Shiti krejt çka ke në fshat me shtëpi e katandi dhe eja të jetosh në qytet! . . . Tjetri ia kishte kthyer:-Ku ti e ku unë shoku kryetar. (atëherë nuk kishte zotëri si tash)?!  Unë për lisa e ti për fshisa!  Apo ti për fshisa e unë për lisa! . . .

Kryetari e kishte kuptuar se bashkëfshatari i tij e kishte disi me të hedhme.  Por se ku do të dilte, nuk e kuptonte!  Pastaj, ai nëse ishte kryetar nuk do të thotë se i dinte të gjitha!  Kryetar e kishte bërë partia dhe ai duhej t`i përulej vetëm partisë. ndërkaq për të tjerët as që i bëhej vonë!

-Ç`janë ata lisa e ato fshisa! -ishte nervozuar kryetari. -Lëri lisat e fshisat po më thuaj se si e ke hallin?!

-Të  thash shoku kryetar se në shtëpi nuk kam as bukë për fëmijët! -ia kishte kthyer i ardhuri me zë të ulët duke shpresuar se do ta zbuste zemërimin e tij!

-Përse, unë të kam faj që ti nuk ke bukë në shtëpi?! -ia kishte kthyer po me atë ton kryetari.

-Jo, ti nuk ke faj! -mezi kishte nxjerrur zërin i ardhuri.

-Atëherë, çfarë do nga unë?!  –ishte nxehur edhe më shumë kryetari.

-Nga ti?! . . .  Nga ti?! . . . Nga ti nuk dua asgjë! -dhe i ardhuri kishte ikur duke murmuritur me veten:-Si janë edhe këta të mëdhenjtë?!  Ruana zot nga ta! . . .



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora