E premte, 29.03.2024, 09:54 AM (GMT)

Kulturë

Ukshin Zajmi: “Hajnat” virtuoz në Teatrin e Gjilanit

E marte, 02.07.2013, 08:05 PM


“Hajnat” virtuoz në Teatrin e Gjilanit

Nga Ukshin Zajmi

“Pushteti, shumë kohë më parë e çonte intolerancën ndaj njerëzve të teatrit deri aty sa i degdiste jashtë vendit. Sot, aktorët dhe kompanitë teatrore gjenden në vështirësi për të gjetur hapësira skenike, teatro dhe spektatorë, dhe kjo për shkak të krizës.” Dario Foo - Mesazhi i vitit 2013 për ditën botërore të teatrit.

Pikërisht nga kjo thënie e Nobelistit italian Dario Foo dhe tendencave për degradimin e shoqërisë nga strukturat e shtresimeve të ndryshme bënë që regjisori Gëzim Bucolli të orientohet në vënien në skenë të tekstit “Hajnat” apo siç quhej në original “Jo gjithmonë hajnat vijnë për të keq!” në Teatrin profesionist të Gjilanit. Autori këtë tekst e ka shkruar në vitin 1958 për të vendosur ngjarjen tetë vite më herët, por që me një transformim modern, regjisori ngjarjen e aktualizon në kohën e sotme duke mos i përcaktuar hapsirë gjeografike.

Pas “Kopshti me lule” të Arta Arifit e në regji të Iliriana Arifit, “Hajnat” e Dario Foo-së është premiera e dytë për vitin 2013 në Teatrin profesionist të Gjilanit. Për vënien në skenë të këtij teksti regjisori Gëzim Bucolli ka angazhuar aktorët: Ernest Zymberi (Hajduti), Mejreme Berisha (Maria), Njoma Kalaveshi (Xhulia), Alban Shahiqi (Burri), Safete Mustafa-Baftiu (Ana), Rexhep Maloku (Antonio) dhe Bashkim Nexhipi (Hajduti II). Vlenë të theksohet se epiki realizues është gjilanas dhe shpresohet se kjo komedi do të qëndroj më gjatë në skenë, sepse, pos tematikës interesante, pritjes së mirë nga publiku në premierë, aktorët janë vendas andaj organizimi do të jetë më i shpejtë e më efikas.

Dario Foo në gjuhën shqipe

Nobelisti Italian Dario Foo, i cili sot ka moshën 87 vjeçare njihet si  satirist, shkrimtar, aktor, kompozitor, politikan e drejtues teatri, është mjaft i njohur për publikun e teatrit shqiptar. Deri më tash në skenat e ndryshme shqiptare, madje edhe në Amerikë, tekstet e tij : “Çifti i hapur”, “Nuk paguaj, nuk paguaj” e “Johan Padon në kërkim të Amerikës janë venë në skenë disa herë, ndërsa teksti që bënë fjalë për “Hajdutët” është venë në skenë të Tiranës, të Sarandës, në “Dodonë” të Prishtinës, Prizren, Bujanoc e në ndonjë vend tjetër dhe tash së fundi edhe në Gjilan. Ky autor është i njohur për njollosjen e dukurive negative në shoqëri andaj ai edhe haptas, jo vetëm si tekstshkrues, por edhe përsonalisht rebelohet kur në pushtet vie ndonjë përsonalitet që njihet për bartës apo pjesëmarrës në dukuritë negative, siç ishte rasti i Silvio Berluskonit, me ç‘rast Foo protestoi publikisht në Milano.

Pikërisht për çasjen tejet serioze të këtyre qështjeve ai u nominua dhe u nderua me Çmimin Nobel në vitin 1997, andaj kjo edhe ka reflektue edhe të venia në skenë e teksteve të tij në teatrot e Shqipërisë, Kosovës, Kosovës Lindore madje edhe në disaporen shqiptare në Amerikë.

Koncepti regjisorial i realizimit të komedisë

Hipokrizinë borgjeze të viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, që e paraqet në skenarin e vet Dari Foo, regjisori Gëzim Bucolli me aktorët gjilanas të Teatrit Profesionist të këtij qyteti e bartë në kohën e sotme, duke e modernizuar në aspektin e mbrojtjes së shtëpisë me rreze lazër, duke e shëndrruar hajnin nga një përsonalitet që vjedh për nevoja ekzistenciale në një përsonalitet të modernizuar  teknikisht e vizuel e pastaj edhe ngjarjen dhe  përsonazhet duke i zhveshur nga mentaliteti i atëhershëm e duke i bartur në kohën e sotme, për të krijuar kështu një farsë satirike, fare leht të kapshme nga të gjitha shtresat e publikut.

Në spikamë të kritikës së kësaj komedie është amoraliteti i shtesimeve shoqërore, dukuri kjo që e ve në lojë e sfida të paparashikueshme hajnin, i cili herë shndërrohet në shok të këshilltarit kontraverz të një udhëheqësi lokal, të cilin hajni e përgjon, por, se nuk supozon, se, po ky këshilltar tradhton edhe gruan e vet për t’u larguar nga shtëpia, herë bëhët hajn të cilit i ndihmon edhe pronari për të vjedhur, vetëm që ta lenë rehat në avanturën intime, por se këtij i kundërvihet edhe Antonio, i cili po ashtu përgjon këtë familje dhe e din se kur kthehet gruaja e këshilltarit në shtëpi, të cilën ai e dashuron. Gjithë këtë katrahurë tradhtishë familjare sikur e ndërlidh vonesa e hajnit dhe intervenimi i gruas së tij, qoftë përmes telefonit qoftë përmes ardhjes së saj në shtëpinë e këshilltarit.

Regjisori sipas konceptit të tij të lojes dhe përcaktimit skenik, aktorëve u lenë hapsirë të mjaftueshme manovrimi.

Loja e aktorëve

Përballimi i pengesave moderne të sigurimit të objekteve të banimit bëjnë që Hajduti (Ernest Zymberi) të paraqitet në skenë dhe një kohë mjaft të gjatë të heshtë, por të aktivizon gjithë potencialin e tij veprues e teknik për të përballuar këto pengesa, e për t’u futur në shtëpinë e aristoktatit. Barra e tërë komedisë bie mbi supet e tij, e ky, me një potencial të lakmueshëm fizik duke krijuar figura me plasticitet të duhur e përballon mirë këtë barrë. Veprimi i tij foljor fillon me cingrimin e telefonit dhe bisedës me gruan e tij Mejreme Berisha (Maria), e cila edhe na paraqitet në sfond me një karocë moderne  e telefon. Diksioni i theksuar i saj dhe përvoja e madhe në skenë, bënë që ky rol, ndonëse episodik të jetë mjaft simpatik. Alban Shahiqi (Burri) pronari i shtëpisë, ndonëse në fillim dukej pak si i ngathtë, në vazhdim kapi ritmin e ngjarjeve në skenë dhe në bashkëveprim me Njomza Kalaveshin (Xhulia) dashnorën e vet, krijuan dialogje e skena idilike e romatike, të cilat i ndërpreu telefoni i gruas së Hajdutit, por edhe cingrima e orës, e cila bëri që hajduti të shfaqet publikisht në skenë. Ngjarja merr hov dhe paraqet karakteret e pesonazheve me arritjen e zonjës së shtëpisë Ana (Safete Mustafa-Baftiu) dhe aty shihet transformimi i shpejtë i Alban Shahiqit në gjetjen e zgjidhjeve për të mos u nxënë siç thot populli “me pelë për dore” duke ia lënë në dispozicion dashnoren (Njomza Kalaveshi) hajdutit (Ernest Zymberit), i cili, i zënë ngushtë, shpesh herë bënë lajthitje në përgjigjje, që e bënë me dije Ana-n se, diç këtu nuk është në rregull. Ajo e vendos “qiftin” në dhomën e gjumit, që është jashtë skenës, por paraqitja e dashnorit të Ana-s Antonios (Rexhep Malokut), edhe zonjën e shtëpisë e bënë me siklet, andaj ngjarja tensionohet gjithnjë e më shumë dhe arrin kulminacionin kur në skenë hyn Maria-gruaja e Hajdutit (Mejreme Berisha) e cila e sheh burrin me pixhama, Ana-n (Safete Baftiun) me të dashurin. Ana bie në siklet edhe atëherë kur burri i saj nuk ndahet nga dashnorja në dhomën e fjetjes dhe nuk gjen zgjidhje me hajdutin dhe gruan e tij, e në anën tjetër i dashuri i saj e lajkaton. Mirëpo, e gjithë ngjarja zgjidhet me paraqitjen e Xhulias dhe takimi me Antonian, burrin e saj, e kësisoji lirohet psiqikisht edhe këshilltari kontraverz si dhe gruaja e tij (Ana) e cila eleminon ngacmimet. Me ashpërsimin e situatës së krijuar nga hajduti dhe gruaja e tij Maria, qiftet ikin, por ngatrrojnë gratë, gjë e cila mundëson që Hajduti II (Bashkim Nexxhipi) të futet në shtëpi dhe të vjedh orën, e cila ndonëse si objekt, me veprim të aktorëve, llogariste kohzgjatjen e ngjarjes.

Aktorët gjilanas, me ndihmen e regjisorit me mjeshtri shfrytëzuan tërë skenën, dhanë nga vetja tërë potencialin e tyre krijues, veprues e diksional për të paraqitë ngjarjen, e cila, ndonëse komike u kuptua si një farsë satirike të hipokrizisë borgjeze, e në këtë rast, edhe e bartur në demokracinë e brishtë ku përgjegjësia si institucion nuk funksionon. Përndryshe, komunikimi në mes të aktorëve dhe me publikun ishte në nivelin e duhur, diksioni ishte i lakmueshëm, dhe u munduan që të folurit ta realizojnë përmes gjuhës së standardizuar shqipe.

Elementët përcjellëse të shfaqjes

Skenografia dhe kostumet e Bekim Korçës dhe të Venera Ramadanit ishin funksionale, pos një dere e cila nuk u përdor asnjëherë, përcaktonin terrenin e ngjarjes por nuk përkufizonin zonën e veprimit, ndërsa kostumet e realizuara nga Bahrije Kurtalani i jepnin modernitet ngjarjes. Ilustrimi muzikor i Florim Gagicës përkonte me ritmin e ngjarjës, por që nuk pengoj në depërtimin e zërit. Dritat e Fatmir Halilit përcillnin aktorët dhe krahas tempos së ngjarjës megjithë butësin e vet, duke krijuar herë-herë edhe ditë-hije. Medi Hoti, Haki Aliu e Femi Hoti nuk paten shumë mund për të realizuar skenografinë, e cila ishte vetëm kornizë e një dhomë banimi dhe e lehtë për t’u bartur.  Rekuizitat e Suad Berishës ishin fuksionale. Për gjithë ecurinë e realizimit të shfaqjes është përkujdesë organizatori Raif Haziri i cili ishte edhe inspicient, por që në këtë rolin e fundit, si duket, nuk pati shumë punë. Gjatë gjithë ecurisë së shfaqjes së premierës së kësaj komedie, u hetua vetëm një gaf teknik, kur në vend që të intervenohet në largimin e telave që simbolizonin dritat lazër u vunë në veprim perdet e binës.

Përndryshe komedia u prit mjaftë mirë nga publiku i cili e duartrokiti bukur gjatë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora