E shtune, 20.04.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kujtim Rudina: 70 gabime ortografike...

E hene, 01.07.2013, 08:59 PM


-Vëzhgim ekskluziv-

ose Qyfyre të Qeverisë në largim

MBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE,

NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!

Nga Kujtim Rudina

- E shoh me vend të ju kujtoj lexuesve të ZSh-së, një shkrim

të para pak kohëve të zotit Naser Aliu “Ç’na duhet 7 marsi?”,

i cili ngjalli jo pak diskutime.  Me dy fjalë, kjo ishte ideja e

atij shkrimi: -Ç’na duhet festa e mësuesit, kur shkollën e ka

marrë lumi?

Edhe ideja e këtij vezhgimi, duke parë ortografinë e një

dokumenti zyrtar-qeveritar,  i vjen në ndihmë trajtimit

të zotit Lis (Naserit). Ndiqni më poshtë, shkresen origjinale,

shkresen e korigjuar dhe gjykoni vet.-

1. SHKRESA ORIGJINALE, (e dërguar me faks)

lenda dergim propozimi;numri 789 per kshillin e ministrave tirane ,ne zbatim te ligjti 7703 date 11-05-1993' per sigurimet shoqerore ne R.SH.V.K.M nr 429 date 12-09-2002'per kushtet e perfitimit ,shumen dhe procedurat e dhenies se pensioneve te posacme dhe te shtesave te pensioneve te posacme shteterore 'bashkangjitur kesaj shkrese ju dergojme vendimin e keshillit te qarkut kukesnr ,date 29-09-2006'propozim per dhenienshtese pensioni te posacem shteteror z.(emri, emri i babës, mbiemri), rrethi tropoje sekretari i keshillit te qarkut (emri, mbiemri).

----------------------------

2. SHKRESA E KORIGJUAR

nda: rgim propozimi. Numri 789.

r shillin e Ministrave, Tiranë

 

zbatim të ligjit nr 7703 datë 11-05-1993, për Sigurimet Shoqerore në R.SH. V.K.M nr 429 datë 12-09-2002, për kushtet e përfitimit, shumën dhe proçedurat e dhënies së pensioneve të posaçme dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, bashkangjitur kësaj shkrese, ju dërgojmë vendimin e shillit të Qarkut Kukës, nr (mungon numri!) , datë 29. 09. 2006, propozim për dhënie shtesë pensioni të posaçëm shteteror z.  (Emri, emri i babës, mbiemri),

Rrethi Tropojë.

Sekretari i shillit të Qarkut,

/  Emri, mbiemri /

----------------------------

Të dashur lexues:

Pa bërë asnjë koment për çka paraqita më sipër, ju siguroj vetëm për një gjë: -Asnjë nxënës, i asnjë shkolle fillore në Shqipëri, (deri në vitin ’90), nuk do të merrte notë kaluese në lëndën e Gjuhës Shqipe, me kaq gabime ortografike në 7 rrjeshta diktim!

Dua tu risjell në kujtesë vetëm dy rrjeshta nga Gjergj Fishta:

Mallku qoftë, ai bir shqiptari/,

Që përbuzë ket’ gjuhë hyjnore…/

…A mund të ketë përbuzje më të madhe se sa katandisja në këtë gjëndje, në vet zyrat e shtetit shqiptar. E ku? Në një shkrese zyrtare, në mardhënie të drejtëpërdrejtë me institucionin e vet Kryeministrisë!? Si thotë ajo shprehja e vjeter:

-Birë,Selman i nënës, Kë të qajë më parë?!

…Dhe, akoma mbas 6 vjetësh, kjo shkresë nuk ka marrë as edhe sot e kësaj dite përgjigje përfundimtare,“Po, apo Jo”, por, kjo është një çeshtje tjetër, është tjetër temë!

Ini të lutur, pa asnjë politizim partiak, për sa më sipër, gjykoni e komentoni vet.

---------------------------

-Per ZSh-në, 1 korrik 2013-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora