E marte, 19.03.2024, 09:04 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë

E hene, 01.07.2013, 07:03 PM


Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë

“Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në  qendër të Vjenës... artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçan Prizreni me urat e vjetra nga guri . ..në Kosovë është një frymë tjetër e pikturave”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Ditë më parë piktori i njohur i cili jeton në  Austri, Gazmend Fraitag, hapi ekspozitën e  radhës në kryeqytetin austriak e cila me sukses po vizitohet nga shumë dashamirë të artit pamor. Vjena është vend ku vlerësohet arti dhe ekspozimi artistin e ngritë para përgjegjësisë dhe kritikës së mirëfilltë. Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në  qendër të qytetit punimet në pikturë do qëndrojnë për vizitor më shumë se një muaj- deri më 7 korrik. Ishte kjo ekspozitë e iniciuar nga piktori austriak Eddie Mülller nga Linci e organizuar nga reporteri për kulturë Joe Leiner.  Në hapje të ekspozitës ishin prezent shumë figura arti dhe mërgimtarë shqiptarë nga shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare dhe vendore.  Hapjen e ekspozitës e bëri krijuesi z  Hubert Thurnhofer , autori i veprës  "Das Testament des Damien First" e cila e kishte edhe ditën e promovimit. Në mbrëmjen e hapjes ishin të pranishëm mbi 80 mysafir nga të gjitha zhanret e krijimtarisë dhe mërgimtarë shqiptarë artdashës.  Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Anton Marku, këshilltar i cili i përshëndeti të pranishmit.

...ekspozitat

   Pas disa sukseseve me ekspozitat e tij në Gjermani që nga vitet nëntëdhjeta, serinë e ekspozitave në Austri e fillon në vitin 2008 në Peuerbach e në “Atrium” Bad Schallerbach, duke vazhduar me sukses në disa qytete tjera.  Këtë vit ekspozoi në “Galerie – Halle” në Linz , në “Café Kronberg” (2013) në Scharten dhe kjo tani e hapur në Vjenë.  Gazmendi është prezantuar me sukses me punimet e tij në antologjinë e krijuesve shqiptarë në Austri “Iliricum”, vepër e Shoqatës Kulturore “Aleksandër Moisiu”në Austri.

...motivi

Motivet në krijimtarinë  artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçan Prizreni me urat e vjetra nga guri, ku piktori kaloi një pjesë të jetës së tij rinore si gjimnazist. Ai e preferon pikturimin me ngjyra vaji në kanavac, në grafikë dhe disa me laps.  Talentin e tij gjithmonë e ka shprehur me pikturë që nga fëmijëria e tij në Prizren, ku mësoi në shkollën fillore dhe në gjimnaz, muret e të cilave ishin të zbukuruara me pikturat e tij. Kjo e mbushi krijuesin me besim në artin e tij dhe e bëri të lumtur në rrethin shoqëror. Tani krijimtarinë e tij e realizon me sukses në Austri. Ekspozitat e tij gjithnjë në rritje në cilësi e sasi e shprehin shpërthimin e energjisë së autorit me vrull të pandalshëm. Në shaka piktori do shprehet: “Unë kam aq shume motive dhe energji të akumuluar në mua saqë me duhet ndoshta edhe një jetë e dytë për t’i realizuar ato.. Ura e gurit në Prizren më ka fascinuar, të cilën unë dy here në ditë e kaloja përderisa isha gjimnazist në Prizren. Ndërsa Kalaja e lashtë në  prapavijë dhe qielli i kaltër në horizont, janë  motiv shumë i preferuar edhe sot për mua.  Fytyrat e njerëzve dhe karakteristikat e tyre janë shumë prezent në vizatimet e mia. Ato i punoj me ngjyra vaji ne kanavace, tush dhe laps te thjesht. Aktet nudo janë domosdoshmëri thuajse për çdo piktor”.  Ky është Gazmend Freitag, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë.  Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe artisti ynë.

Kush është Gazmend Freitag

 Gazmendi lindi  në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Aslan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat  në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet UN e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990 duke u vendosur fillimisht në Gjermani e pastaj në Linc të Austrisë. Në mërgim i hynë fushës së artit pamës, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdon mësimet tek artistët e njohur austriak, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në Linz. Krahas kësaj Gazmendi iu rreket punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace. Piktura me motive nga bukuria e femrës dhe peizazhi janë dominuese në punën e tij artistike.

Gazmendi në atelien e tij

“Ura e Gurit- Prizren”  (2012), Motiv nga vendlindja

Edhe shtypi vendor i kushton  publicitet artistit shqiptar

Hapja e ekspozitës me figurat e njohura nga arti, Gazmend Freitag



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora