Shtesë » Lajme
LB: Ekstremizmi i VV-së në shërbim të PDK-së
E diele, 30.06.2013, 06:36 PM
Më
27.6.2013, Kuvendi i Kosovës, me shumicë dërrmuese votash, miratoi marrëveshjen
për normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj marrëveshjeje
Kosova, qytetarët e saj dhe mbarë populli shqiptar do t’i vuaj për një kohë të
gjatë.
Fajtori
kryesor për këtë marrëveshje të dëmshme është padyshim Qeveria e Kosovës dhe
Kryeministri Hashim Thaçi, por atij dhe Qeverisë së Kosovës i ndihmoi
jashtëzakonisht shumë Lëvizja Vetëvendosje.
Që nga
fillimi i bisedimeve që sollën këtë marrëveshje, nga zhurma e ekstremizmi i
qëllimshëm i VV-së dhe kundërpërgjigjet e PDK-së, shoqëria shqiptare nuk ka
arritur të zhvillojë asnjë debat të mirëfilltë për këto bisedime, për temat që
duhet të negociohen e as për zgjidhjet e pranueshme të problemeve të cilat e
mundojnë Kosovën dhe shqiptarët. Protagonizmi i krijuar artificialisht nga
Lëvizja Vetëvendosje, më tepër përmes skandaleve sesa përmes përpjekjeve
racionale, si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij, ka bërë që opinioni më shumë të
merret me këto skandale dhe sulme midis këtyre dy subjekteve, se sa me situatat
me të cilat po ballafaqohet ai.
Kjo
zhurmë e çakorduar e VV-së dhe PDK-së e ka dominuar çdo zë të arsyeshëm dhe e
ka ndihmuar Hashim Thaçin që pa u negociuar çështjet të nënshkruhen
marrëveshjet dhe po nga kjo zhurmë ratifikimi i marrëveshjeje së Brukselit
është bërë me lehtësi të madhe dhe madje edhe duke ua mohuar deputetëve
mundësinë të votojnë kundër saj.
Lëvizja për Bashkim, e shqetësuar nga dëmet e mëdha që po i shkaktohen Kosovës, nuk mund të rrijë pa e shprehur indinjatën e thellë për veprimet e këtyre dy subjekteve, që me kokëfortësinë e tyre bën që këto dëme, të sotme dhe të nesërme, t’i vuajnë qytetarët tanë të pafajshëm.
Lëvizja
për Bashkim - Prishtinë, 29.6.2013