E enjte, 25.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Minatorët: Të ulet mosha e pensionit gëzojmë vetëm 3-4 vjet, pastaj vdesim

E shtune, 17.05.2008, 12:23 PM


Minatoret ne Bulqize
Dorëzohet projektligji për reduktimin e moshës së pleqërisë

Mesatarja e viteve që mund të përfitojmë pension është sa ironike aq edhe e trishtueshme. Raportet e fundit të Institutit të Statistikave kanë referuar se mesatarisht burrat rrojnë deri në 68-69 vjeç. Ndërkohë që mosha e pensionit është 65 vjeç. Me një llogari të thjeshtë matematikore rezulton se burrat përfitojnë nga kontributet e tyre rreth 3 vjet pension pleqërie.

Jetëgjatësia mesatare e secilit burrë ndikon shumë edhe nga profesioni që ka kryer gjatë jetës. Nëse bën pjesë në një nga kategoritë e vështira, si punëtorët e nëntokës, predispozitat janë që të ketë jetë edhe më të shkurtër se mesatarja e gjetur nga INSTAT. Nisur nga të gjitha këto të dhëna, nisur nga rritja e moshës së pensionit deri në 65 vjeç dhe sidomos nga kushtet e vështira në të cilat punon një pjesë e punonjësve, sindikata e punëtorëve të nëntokës ka përgatitur një projektligj për uljen e moshës së pensioneve. Projektligji është dorëzuar në Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Në relacionin e këtij projektvendimit, sqarohen në mënyrë të qartë të gjitha problematikat e shtimit të moshës së pensioneve, pasojat e kësaj rritjeje. Po ashtu renditet se sa e kanë gëzuar mesatarisht pensionin kategoria e punëve të vështira dhe më pak të vështira.

Pasojat e rritjes së moshës

"Përfundimisht konkludojmë se rritja e moshës së pensionit për gjithë kategoritë ka disa avantazhe: rrit papunësinë në moshat e reja, influencon direkt në rritjen e kriminalitetit, rrit koston shoqërore, duke pas parasysh se kostoja për një të burgosur kalon 10-15 herë vlerën e pensionit të një të moshuari, ul rendimentin shoqëror të punës", shkruhet në relacionin e projektligjit.

Po ashtu thuhet se: "rritja e moshës së pensionit ul rendimentin e punës në mënyrë të veçantë për punonjësit që punojnë dhe vazhdojnë të punojnë në punë të dëmshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë realizon grabitjen e kontributeve të tyre për efekt pensioni". Njëkohësisht, kjo favorizon punën informale si rezultat i humbjes së shpresës për të gëzuar ndonjë ditë apo vit pensioni. Sipas një raporti të INSTAT, jetëgjatësia për vitet ‘89-‘90 rezulton për meshkujt 69.3 vjet, femrat 75.4 vjet dhe se 17% e të vdekurve kanë jetuar mesatarisht 58 vjeç.

Sipas një studimi jo të bërë publik "mbi ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni të realizuar në 1988 në Mirditë rezulton se për punonjësit e metalurgjisë së bakrit Rubik dhe punonjësit e nëntokës, klasifikuar si kategoria e parë nga 63 veta të dalë në pension në moshat 50 vjeç, gëzimi i pensionit ka qenë vetëm 10 vjet. Pra, jetëgjatësia e tyre është 60 vjeç, ndërsa shofer metalurgët, e kanë vetëm 59 vjeç. Ndërsa për punonjësit e kategorisë së dytë, në 17 raste të dalë në pension në moshën 55 vjeç kanë vdekur në moshën 63 vjeç, pra kanë gëzuar pension 8 vjet e 1 muaj.

Ndryshimi i ligjit

Më 30 janar të vitit ‘91, Presidenti dekretoi ligjin për punonjësit e industrive të kategorisë së parë dhe të dytë. Sipas këtij dekreti, ata do të dilnin në pension 5 vjet më shpejt se të tjerët, respektivisht në moshën 45 dhe 50 vjeç. Ndërsa dy vjet më vonë, punonjësve të industrive iu rrit mosha me 5 dhe 10 vjet. Sipas sindikatave, arbitrariteti vazhdoi edhe më tej dhe për këtë u kërkua rishikim i ligjit. Në vitin 2002 u miratua ligji që e rriste moshën e pensionit deri në 65 vjeç. Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, projektligji i përgatitur kërkon të ulë moshën e daljes në pension, në mënyrë të veçantë uljen e viteve të punës për kategorinë e parë, ku përfshihen profesionet e vështira.

Analizohet situata e kushteve të punës dhe ndikimi në shëndetin e punëtorëve të kategorisë së parë

Mushkëritë, sëmundja e kahershme e punëtorëve të nëntokës

"Jetëgjatësia e secilit prej nesh varet nga profesioni, higjiena, koha që qëndron në vendin e punës. Kushtet e vështira të punës janë ato që ndikojnë në jetëgjatësinë e secilit prej nesh", thuhet në relacionin e përgatitur për vështirësitë në punë të punonjësve të nëntokës. Aty shpjegohet se përse duhet të ketë më pak vite punë për profesionet e vështira. "Në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës, gjendja është pothuajse më e rënduar se 15 vjet më parë, kjo për arsye të punës me ajër 25 për qind kapacitet, gjë që ka bërë që korrozioni të përshpejtohet", thuhet në relacion. Mungesa e fondeve nga ana tjetër ka bërë që remonte të plota të mos bëhen dhe për pasojë rrjedhjet gazore të hidrokarbureve të jenë mbi normat jo vetëm për punëtorët në vendet e punës, por edhe me zonën përreth. Krahas gazeve, temperaturave, në të gjitha termoizolimet është i pranishëm AZBESTI, si dhe lëndë kancerogjene. E njëjta tablo është edhe për Metalurgjikun Elbasan, objekte ku ka prezencë të ASBEST, pluhura-mineral, si dhe gaze-monoksid karboni, fenol, gaz sulfuror, gaz nitrik e të tjera si këto. Hidrokarburet gazore, fenolet, monoksidi i karbonit (në Elbasan, në Ballsh), rrezatimet radioaktive në Laç, amoniaku, okside të azotit, avujt e metaleve, oksidi i zinkut, i plumbit. Punëtorët në vendet e punës janë të ballafaquar me temperaturat e larta, rrezatimet, komentet e ajrit, pluhura të natyrave të ndryshme që në kompleks japin sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Nëse natyra e pluhurave është me përmbajtje të lartë silici (SIO2)kemi të bëjmë me silikozë, sëmundje që dobëson së tepërmi funksionin e mushkërive dhe praktikisht është e padurueshme. Ndryshimet e temperaturave, lagështira shoqërohen me sëmundje të sistemit respirator dhe ato të reumatizmës. Hidrokarburet, fenolet, monoksidi i karbonit dëmtojnë hemoglobinën e gjakut, favorizojnë hepatitet deri në ceroza të mëlçisë-kancer. Rrezatimi radioaktiv stimulon shfaqjen e kancerit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora