E shtune, 20.04.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrahen hoxhallarët në Kosovë

E diele, 30.06.2013, 06:50 PM


POLICIA KONFIRMON RRAHJEN E HOXHALLARËVE, NUK IPEN MOTIVET

Nga Express

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar për Express rrahjen në mes të hoxhallarëve në Drenas, mirëpo nuk ka treguar motivet e rrahjes.

Krejt çka ka ofruar Kelani për Express është raporti i cili i është dërguar nga policia rajonale atje.

“Nuk i dimë motivet ata tash janë në mbajtje”, ka treguar për Express Kelani.

Në mbajtje jan dërguar Mulla Osman Musliu, imam në xhaminë e Drenasit dhe vëllai i tij Liman Musliu.

Ata janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, me dyshimin e bazuar se të shtunën pas orës 10:00, e kanë rrahur hoxhën Gazmend Mehmeti, imam në një nga fshatrat e komunë së Drenasit.

Sherri ka plasur në objekte e Bashkësisë Islame në Drenas për arsyeje ende të panjohura.

Burimet brenda Policisë Rajonale në Prishtinë, kanë deklaruar për Indeksonline se, të dyshuar në këtë rast mbetet Mulla Osmani dhe vëllai i tij Limani, përderisa viktimë është konstatuar të jetë hoxha Gazmend Mehmeti.

Ky i fundit ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore ku posedon edhe raport për lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, Mulla Osmani së bashku me vëllain e tij, është ndaluar në qendrën e paraburgimit për 48 orë.

Autoritetet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura.

Hetimet ende janë në fazën fillestare rreth zbulimit të motiveve që kanë quar deri të sulmi.

Mulla Osmani, në janar të vitit 2009 ishte rrahur rëndë nga nëntë persona në xhaminë e fshatit Zabel të Drenasit. Imami kishte deklaruar se sulmuesit ishin vehabistë të cilët kishin synuar marrjen e BIK’ut nën kontroll.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora