E premte, 29.03.2024, 05:12 AM (GMT)

Mendime

Arben Idrizi: Vetëvendosja dhe ekstremizmi islamik

E diele, 30.06.2013, 06:52 PM


A po çiftëzohet Vetëvendosje me ekstremizmin islamik

Nga Arben Idrizi

Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra, të djeshme. Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik.

Është hera e parë që ndaj një të bëme të zakonshme të dhunshme të Vetëvendosje reagojnë njëzëri të gjitha subjektet politike, institucionet e ndryshme në vend, opinionistët, etj.

Me gjasë Vetëvendosjes i mbeti të ngushëllohet vetëm nga përkrahja e ekstremizmit islamik.

Vërej se shumica janë të habitur pse Vetëvendosje nuk kërkon falje për këtë gjest dhune, duke harruar se po të kërkonte falje për këtë gjest, do të thoshte të kërkonte falje për çdo gjest të tillë të deritanishëm; e deri tani nuk ka bërë asgjë tjetër veçse gjeste të tilla dhune. Pra, do të thoshte të kërkonte falje për praninë e saj politike dhe ideologjike dhe me këtë të ulej dhe ta rishikonte të ardhmen e vet politike. Mbase për kundërshtarët e tyre do të ishte ideale, e ndoshta edhe për ata vetë, ama zor se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Për Vetëvendosjen dhuna është mjet. Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga dhuna. Aq më tepër kur (nëse do) të vijë në pushtet. Sepse atëherë do t’i duhet edhe më tepër.

Porse, tmerri dhe dyshimet e mia shkojnë më tej se kaq.

Çka ndodh kur dhuna si mjet i nacionalizmit bashkohet me dhunën si mjet i religjionit?

Pra, Vetëvendosje është duke i dhënë një kthesë të çuditshme nacionalizmit shqiptar në Kosovë (për aq sa ajo e përfaqëson dhe ngërthen në vete atë).

Logjikisht do të pritej që një lëvizje e tillë nacionaliste e pasluftës të ringjitej te lëvizjet e tjera të tilla të para dhe gjatë luftës, tek eksponentët, institucionet dhe burimet e tjera të tilla. Mirëpo, ata që dikur kishin një ideal të tillë si ‘Bashkimi kombëtar’ dhe edhe kishin marrë pjesë në luftë pothuajse më atë qëllim, sot mjaftohen me Kosovën shtet të pavarur dhe idealin tjetër: BE-në. Mund të jenë hedhur verbërisht në të, të mos e kenë idenë se çfarë është Europa e Bashkuar, ama janë aty, në anën e shumicës.

Do të thotë, Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra,të djeshme.

Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik. Edhe pse, çudia e zotit (me ‘z’ të vogël), janë më ateistë se unë që e kam thënë hapur.

Nuk mund ta di se ku do të çonte saktësisht tërë kjo po qe se ndodh vërtet. Ama, mendja nuk ma thotë se do të çonte në anën e duhur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora