E shtune, 20.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Sinatra, 10 vjet nga ndarja me legjendën e muzikës amerikane

E shtune, 17.05.2008, 05:01 PM


Kanë kaluar 10 vjet që prej vdekjes së këngëtarit dhe artistit legjendar, Frenk Sinatra, i cili vazhdon të jetë një prej yjeve, që kujtohen më shumë. Në materialin e mëposhtëm bëhet fjalë rreth ceremonive përkujtimore të këtij muaji në kujtim të trashëgimisë së Frenk Sinatrës. Gjatë karierës së tij 60 vjeçare, Frenk Sinatra provoi shumë herë se aftësia e tij interpretuese përmirësohej vazhdimisht, ashtu siç këndonte edhe në këtë këngë me titull "The Best Is Yet To Come". Pas fillimeve të tij të thjeshta si këngëtar i klubeve të natës në Nju Xhërsi, Sinatra u bë i njohur si këngëtar i bandave të mëdha me orkestrën e Tomi Dorsit. Kur Frenk Sinatra u largua nga Orkestra e Tomi Dorsit në vitin 1942, ai u bë këngëtari i parë i bandave të mëdha që prej Bing Krosbit, që vazhdoi karierën si solist i sukseshëm. Dhe çfarë kariere ishte ajo: miliona albume të shitura, koncerte në gjithë botën, filma, serialë televizivë, pronësia e një kompanie të madhe regjistrimesh dhe natyrisht këngët karakteristike, që i kanë qëndruar kohëve. Qyteti i Nju Jorkut ishte një prej 3 qendrave në Shtetet e Bashkuara që zhvilluan ceremonitë përkatëse me rastin e nxjerrjes këtë javë në shitje të pullës së re me Frenk Sinatrën. Ceremoni u zhvilluan edhe në Llos Vegas të Nevadës dhe në vendlindjen e Sinatrës, Hoboken të Nju Xhërzit. Ceremonitë përkujtore të këtij muaji me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Frenk Sinatrës nxorën në pah edhe një herë suksesin e tij në kinematografi dhe në muzikë. Në televizionin me kablo do të transmetohet një maratonë filmash të Sinatrës dhe do të nxiret në shitje një koleksion me filmat e tij më të famshëm. Po këtë muaj doli në shitje një album i ri nga repertori i këngëve të Frenk Sinatrës. I titulluar “Nothing But The Best” ky album përfshin versione të ri-perfeksionuara të këngëve të preferuara të Sinatrës si "Fly Me To The Moon."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora