Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Google paraqet Serbinë pa Kosovën dhe Vojvodinën

| E premte, 28.06.2013, 07:29 PM |


Në faqen e internetit Google Analytics është vendosur harta gjeografike e Serbisë, në të cilën është paraqitur shteti i Serbisë pa  Kosovën dhe Vojvodinën, raporton Telegraf.rs.

Siç thuhet , kur hyni në  Google Analytics dhe në të njëjtën kohë dëshironi të hapni  faqe e Serbisë, do të paraqitet  harta gjeografike e këtij shteti  nw tw cilen nuk është  as  Kosova dhe as  Vojvodina.

Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi për  Telegraf.rs se ky  iështë një  "provokim skandaloz".

- Vendosja e hartës së  Serbisë pa  pa Kosovën dhe Vojvodinës është një skandal dhe provokim për Serbinë,  në të cilin provokim do të dim të  dimë të reagojmë. Kjo nuk është hera e parë që hasim në  një provokim të ngjashëm - tha Daçiç.

Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Urban në Qeverinë e Velimir Iliç tha se ky provokim nuk meriton koment.

- Fotografia e Serbisë pa Kosovën dhe Vojvodinën është provokim i thjeshtë !  Atë e vendosi dikush i cili natyrisht nuk mendon mirë për vendin tonë.  Vojvodina  është në Serbi dhe është  serbe, këtë e di gjithkush ,  dhe  kujt i duhet ti fus kso far gjërash , unë vërtet nuk e di - thotë Iliq, icili me këtë rast për qudi  nuk e përmendi  Kosovën.

Ismet Azizi