E enjte, 28.03.2024, 10:07 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Perceptim modern i filozofisë së biznesit

E premte, 28.06.2013, 06:46 PM


Ambasadori amerikan, Paul Wohlers, vizitoi kompaninë Ecolog

Ambasadori Paul Wohlers  ka shprehur  mirënjohje për Ecologun si kompani që punon për forcat amerikane anembanë botës

Etablimi i standardeve të larta në frymën menaxheriale dhe perceptimi modern i filozofisë së biznesit të një kompanie globale, siç është Ecologu, ishin një informacion shtesë për ambasadorin amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers, gjatë vizitës që i bëri të enjten kësa kompanie. Ky i fundit nuk ka fshehur entuziasmin e tij për sukseset e kësaj kompanie në planin ndërkombëtar duke e cilësuar atë dhe pronarin z. Lazim Destanin si një shembull i shkëqyer për të  zhvilluar dhe prodhuar gjëra të reja.

Duke shprehur mirënjohje për Ecologun si kompani që punon për forcat amerikane anembanë botës, si në Kosovë, Irak apo Avganistan, ambasadori Wohlers shfaqi bindjen e tij se kjo reflektohet edhe në sigurimin e  shërbimeve  të cilat e mbajnë në jetë ushtrinë dhe e ndihmojnë atë që t’i kryejë detyrat e saja zyrtare në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për respektin që po i bënte me vizitën e tij Ecologut, mirënjohje ndaj ambsadorit Paul Wohlers, ka shprehur i pari i kësaj kompanie z. Lazim Destani. Ai pasi e kishte njoftuar ambasadorin amerikan me  aktivitetet, rrethanat dhe dimensionet e bizneseve që grupacioni Ecolog po zhvillon në nivel rajonal dhe global, ka zbërthyer edhe një pjesë të filozofisë së punës së kësaj kompanie. Sipas tij, Ushtria Amerikane si dhe Aleanca Veri-Atlantike, janë ndër klientët  më të rëndësishëm që Ecolog me besueshmëri të lartë e të ndërsjellë i furnizon me shërbimet e veta në misionet e tyre paqësore në botë.

Në bashkëbidsedim me ambasadorin amerikan, drejtuesit e Ecologut kanë shpaluar edhe vizionin e tyre për rivitalizimin e jetës ekonomike dhe zhvillimin e një infrastrukture menaxheriale në zhvillimin e biznesit dhe dinamikës sociale tek ne. Prestigji dhe suksesi i një biznesi nuk mund të koordinohen në mes veti nëse në krye nuk vendosen prioritetet e qarta që e bëjnë një kompani të ndryshme nga të tjerat. Ecolog dhe drejtuesit e saj këto prioritete i shprehën qartë edhe para diplomatit amerikan, duke e siguruar atë se ekipi i tyre do të vazhdojë të jetë në shërbim të vlerave të përbashkëta që prodhojnë popujt e kontineteve të ndryshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora