E premte, 19.04.2024, 04:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ftesë - ''Sofra Poetike''

E merkure, 26.06.2013, 06:04 PM


QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”-BORÅS

Fton krijuesit, artadashësit dhe gjithë pasionantët e fjalës  së shkruar artistike në

MANIFESTIMIN POETIK TRADICIONAL

”SOFRA POETIKE”

NË BORÅS-SUEDI

Qendra kulturore shqiptare "Migjeni" në Borås, Suedi, organizon manifestimin letrar me titull ”Sofra poetike”, që në të ardhmën do jetë një manifestim tradicional për klultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Në këtë manifestim që do të mbahet me datë 9 nëntor 2013 do të ftohen poetë shqiptarë nga Skandinavia dhe vende të tjera nga Evropa, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi, poetë suedezë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve Suedezë (Svenska Författare Förbundet), simpatizantë të fjalës së shkruar si dhe mysafirë nga vende tjera.

Lusim të gjithë poetët, krijues letrarë, të cilët kanë dëshirë të marrinë pjesë në ”Sofrën poetike” në Borås që më së largut deri me 20 shtator 2013 të na dërgojnë nga tri poezi (punime origjinale të tyre) në adresën dituria@live.se , në mënyrë që juria e formuar për këtë manifestim t`i shikojë punimet dhe t`i bëjë përgatitjet e duhura për manifestimin, ku me këtë rast do ndahen edhe shpërblime për poezinë më të mirë (tri shpërblime), poetin më të suskesshëm, librin më të mirë dhe prezentuesin më të mirë të punimit te tij.

Qëllimi i këtij manifestimi është që t`i afrojë njërin më tjetrin krjiuesit shiqptarë si dhe me krijuesit e vendit ku ne jetojmë dhe veprojmë, pra me poetë suedez dhe poetë kombesh e kombesish tjera që jetojnë dhe veprojnë këtu.

Mbesim me shpresë se ky manifestim do gjejë mbështjetjen tuaj për të filluar dhe të bëhet manifestim tradicional i poetëve tanë në mërgatë.

dituria@live.se

Mirë  se vini  me punimet e Juaja në këtë manifestim letrar të mërgatës sonë.

QKSH ”Migjeni” Borås



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora