E premte, 29.03.2024, 04:49 AM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: Albini, i kuq apo i gjelbër

E marte, 25.06.2013, 06:36 PM


Albini, i kuq apo i gjelbër

Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes.

Nga Bekim Rexhepi

Nuk do ta nisja kështu këtë vështrim, por më që gjërat rrjedhin jashtë logjikës politike, atëherë po qartësohet edhe ardhja e individit në politikë, mbase po bëhet gjithnjë e më shumë kompleksitet në vetvete edhe për besimin që duhet të ketë elektorati ndaj tij.

Mua më ka rënë të kem mendime të shkëputura, të veçuar me një lloj respekti për dy figura “karizmatike” në jetën politike në Kosovë, por qe personalitet e tyre më kanë rrëshqitur fare nga karizma, kjo më nuk diskutohet.

I pari është R. Qosja, më të cilin kam pasur dhe një takim në shtëpinë e tija dhe për modesti më ka shërbyer dhe me kafe, kemi bërë ca muhabete aktuale të kohës, veçmas tema politike, e ai sot politikisht ka rënë fare.

I dyti është A. Demaçi, më këtë s’më ka rënë të takohemi asnjëherë, do të mund të ndjehesha ca i penduar se pse deri në këtë kohë akoma s’isha takuar por dhe tani më mirë që s’jam takuar. Më këtë njeri të rezistencës së pushteteve të mëdha, dhe jo rezistenti i një pushteti fare prej letre (fjala është për pushtetin e Hashim Thaçit), më këtë pushtet Adem Demaçi, e ka koritë vetveten dhe gjithë atë “rezistencë” të tijën. Mua se paku kështu më mendohet, dhe do të doja qe unë më shumë të isha i gabuari.

I treti është Albin Kurti, ky një ish student rezistent dhe ish sekretar i të dytit (A.D) në përfaqësimin politik të UÇK-së, i burgosur politik dhe i akuzuar si terrorist nga një gjykatë qe kishte kriminalizuar gjithçka, por llogarit e saja kishin një përfundim logjik për të dhënë një vendim që më në fund të lirohet dhe te kthehet në Kosovë Albin Kurti. Unë nuk paragjykoj më tej lirimin e tij, fatbardhësisht ai sot jeton dhe përfaqëson një subjekt politik të “rëndësishëm”, dhe i treti me numërim përfaqësues në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Lëvizja “vetëvendosje”, ishte subjekti politik më i koklavitur në skenën politike në Kosovë, sepse kësaj skene i solli telashe apo atmosferë jete. Shqiptaret përpos retorikës politike nga ky subjekt mësuan edhe aksionin politik të saj dhe të qytetarit aktivë. Me lëvizjen “Vetëvendosje”, politika në shumë raste morri zhurmime, në shumë raste u përfolën edhe përtej Kosovës aksionet dhe kritikat e kësaj lëvizje. Ishte pra Albini Kurti, protagonisti më kryesor, siç ndodh rëndom me të gjithë udhëheqësit, ku është parafytyrimi i këtij të fundit i lidhur tashmë me mënyrën sesi çdo lider e koncepton vetveten. Por, në këtë rrugëtim duhet pranuar se aspirata e tij ka mangësitë, të cilat nuk mund të japin drejtim të duhur konkretes, gjërave qe i duhen Kosovës. Shfaqja e deritashme e Albinit, në shtetin e ri të Kosovës ka përfaqësuar dukshëm mosrespektim dhe një qesëndisje antishtetërore duke i prapsu rregullat e lojës politike. Është tjetër dhe një zgjedhja individuale për shtetin, karshi normave dhe rregullave të vëna jo vetëm nga një individ, të provosh qe ato të ndërrohen pa legjitimitetin e domosdoshëm përbënë një qëllim të “errtë” në dëmtimin e shoqërisë, sepse nga këtu përforcohet atmosfera mendore në të cilën bije vlerësimi dhe besimi në shtetbërje. Demokracia në të shumtën e rasteve mbyll deriçkat për zgjedhje të vetme, kur këto synojnë të imponohen jashtë rregullave të përcaktuara ligjërisht. I vënë në aksion dhe shfrytëzimi i veprimeve të përveçëm në emër të demokracisë, nuk të japi imunitetin e të vërtetës. Shenjat e shumta të shfaqura të elementit individual, kanë qenë objekt dhe subjekt i shumë zhvillimeve qe mbase kanë lëvizur edhe gjëra të rënda në këto vite. Me gjithë qortimet e ndërkombëtarëve, për rolin e tij në politikën e Kosovës, Albini ka vazhduar të shpërfaqet i padëgjuar për një kohë të gjatë. Kjo mënyrë e të zgjedhurit, ati duket se, sikur i ka krijuar dhe i ka shtuar kësisoj rëndësinë e meritave personale, me çka ai do të mund të llogaritë-te në krijim të një lidershipi të fuqishëm dhe karizmatik. Albini, ka vazhduar të joshet si i “kuq” dhe asnjëherë nuk ka shfaqur mendim të kundërt në lidhje me këtë qëndrim. Ne shumë aksione dhe veprime të tija nuk ka pasur nuanca dhe ato shpesh kanë qenë të vet kuptuara se kahja e tij është e majtë. Tash se voni duke përfshi edhe (Partinë Socialiste të Kosovës) PSK-në. Më shumë se i “kuq”, nuancat e ditëve të fundit, sikur po i shfaqen edhe në të “gjerbtë”?.

Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. Unë kam dyshimet e mia, por më duket se ky blof i Albinit, ka zbehur besimin e gjithë inteligjencës, nuk di se a ja vlen tash e tutje të na shfaqët si zhurmues i një politike më kombëtare...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora