E merkure, 24.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Majkëll Dagllas: Babai më ka nxitur të luaj role negative

E premte, 16.05.2008, 02:24 PM


Michael Douglas
"Jam një maçok", qesh nën hundë aktori i famshëm, por është e sigurt që nuk bën shaka. Majkëlli u bë i famshëm falë filmit të Oliver Stone, çmimit "Oskar" si protagonisti më i mirë. Më në fund, Majkëll shkëlqeu si një yll i vërtetë dhe doli nga hija e madhe e të atit. Madje këtë gjë e pranonte vetë Kirk Dagllas.

Ja si shprehet aktori 74-vjeçar, Majkëll Dagllas: "Ishte im atë ai që më shtyu drejt roleve negative. Ashtu si unë, ai e kishte nisur karrierën e tij duke interpretuar në filma role burrash të ndjeshëm, që nuk i kishin dhënë aspak famë. Suksesi i madh i erdhi me filmin Kampioni. Ndërsa mua më ndodhi me personazhin e Gordon Gekko.

Filmat si ‘Në ndjekje të gurit jeshil‘ dhe ‘Sindroma kineze‘ nuk më dhuruan një rol të aftë për një identitet të fortë. Gjithsesi, pas pak muajsh, afaristi cinik i ‘Wall Street‘ dhe borgjezi kokëkrisur i ‘Tërheqje fatale‘ lanë një gjurmë të thellë në imagjinatën amerikane".

Më pas shton: "Si aktor kam kërkuar gjithmonë personazhe të dykuptimtë, ta detyroj publikun që nëse nuk më do, të paktën të respektojë burrat me moral të diskutueshëm. Si producent kam zgjedhur të provokoj opinionin publik mbi temat e ashpra, politike dhe personale". Dhe provokimet e tij kanë qenë mjaft të arrira. Në filmin "Tërheqje fatale" nxiti hiret femërore, në "Basic Instinct" arriti të bojkotonte homoseksualët dhe lezbiket për serialin killer biseksual, ndërsa te "Black rain" ("Shi i pisët") i rëndoi akuza e racizmit kundrejt japonezëve. Po fama, paratë dhe pushteti? Majkëll Dagllas e fitoi bastin dhe pagoi çmimin. "Në publik diskutohej identifikimi mes meje e këtyre personazheve negativë dhe unë rrezikoja të isha i përfshirë".

Ashtu siç i ndodh çdo njeriu, Dagllas u përfshi me shpejtësi nga një periudhë e keqe, e madje shumë e rrezikshme. Filloi të pinte dhe kishte një marrëdhënie shumë të keqe me femrat. "Ndërkohë që isha i shtruar në një klinikë rehabilitimi, gazetat spekulonin mbi sjelljen time seksuale. Për të gjithë isha një vartës ndaj seksit. Nuk mendonin për dhimbjen që mund t‘i shkaktonin bashkëshortes sime, Diandra dhe djalit Kameron".

Në vitet ‘90 aktori i famshëm kaloi një periudhë të vështirë, mes skandaleve dhe trazirave, divorcit dhe vetmisë. Më pas ai takoi bukuroshen Katrin Zeta Xhons, që në atë kohë ishte vetëm 25 vjeçe. Atëherë Majkëlli "i ri" vendosi të kujdesej për familjen, dy fëmijët, Dilan dhe Karli, të jetonte mundësinë si baba, duke qenë se e humbi me djalin e parë, Kameron.

Michael dhe Kirk Douglas
"Ka qenë e mrekullueshme të ishe një baba i përkushtuar 24 orë, por të them të drejtën edhe kinemaja më mungon. Tre vjet pa punë janë shumë, edhe pse kjo ishte zgjedhja ime. Më kanë ofruar të luaj rolin e ëndërruesit skizofren në filmin ‘Në zbulim të Çarlit‘. Nuk mund ta refuzoja".

Majkëll Dagllas e përmbledh jetën e të atit në tri faza: varfëria e madhe kur quhej Isur dhe ishte biri i një emigranti rus në Nju Jork, koha e suksesit dhe e afirmimit personal, dhe në fund natyra shpirtërore. "Babai na ka munguar për shumë kohë në shtëpi. Prindërit e mi janë ndarë që kur unë isha 5 vjeç. Babai nuk na vizitonte shpesh, sepse xhironte pesë filma në vit. Nuk kishte kontradikta mes nesh, por ai mungonte dhe unë isha i inatosur me të. Nuk njoh askënd që të ketë jetuar një jetë si ai". Në moshë madhore marrëdhënia mes Kirkut dhe Majkëllit ishte e shkëlqyer, si nga ana sentimentale, ashtu edhe nga ajo profesionale.

"Kirk më ka dhënë forcën për të zgjedhur projektet e vështira". Një prej tyre ishte edhe "Sindroma kineze", që fliste mbi rreziqet e bombës bërthamore: "Në atë kohë u përfshimë nga kritika. ‘Newsweek‘ publikoi një artikull për të shpjeguar pamundësinë e një incidenti bërthamor. Më pas, dhjetë ditë pas shfaqjes së filmit, pati një alarm në Three Mile Island të Pensilvanisë.

Në film thuhet pikërisht se sindroma mund të shkatërrojë një hapësirë të madhe si Pensilvania. Unë nuk kam pasur një dukatë të mirëfilltë fetare. Babai im ishte hebre, ndërsa nëna e krishterë, por ai film ishte një eksperiencë fetare dhe më shtyu t‘i kushtohesha çështjes së çarmatimit bërthamor".

Një nga talentet e Majkëll Dagllasit si producent ka qenë moderniteti, aftësia për të vënë në objektiv shoqërinë amerikane. "Jam një lexues i devotshëm i shtypit të përditshëm. Lexoj tri gazeta në ditë sepse jam i dhënë pas informacioneve".

Për filmin "Presidenti-Një histori dashurie", Dagllas ka frekuentuar për një kohë të gjatë Shtëpinë e Bardhë dhe personazhi i tij i përshtatet më së miri Bill Klintonit. "Është e vërtetë që kam kaluar shumë kohë me të dhe sot jam një përkrahës i fushatës së Hilarit, si kandidate për Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu edhe Obama është një kandidat i shkëlqyer, madje oratori më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë. Hilari ka eksperiencën dhe forcën për të hyrë edhe aty ku nuk duhet. Në këtë pikë, senatori Obama nuk më duket shumë i përgatitur".

Michael Douglas me Catherine Zeta-Jones
Dagllas nuk ka tentuar kurrë të merret me politikë: "Nuk do të mundesha. Nuk kam shumë ‘fytyra‘ në dollap", qesh. "Ai që më pëlqen vërtet është roli i lajmëtarit të paqes për Kombet e Bashkuara, duke udhëtuar anembanë botës e duke folur me njerëzit për çarmatimin".

Në këto udhëtime lindi miqësia me të madhin Luçiano Pavarotin. "Një burrë i jashtëzakonshëm dhe mjaft i ndjeshëm. Kam menduar gjithmonë se fsheh një sekret. Në Nju Jork më kujtohen darkat e mrekullueshme të organizuara nga ai. Fliste gjithmonë për ushqimin, sepse mendonte që është filozofia e jetës".

Në planet e ardhshme të Dagllasit është rikthimi në kinema me një film që flet për paratë.

Mbështetja

Për filmin "Presidenti-Një histori dashurie", Dagllas ka frekuentuar për një kohë të gjatë Shtëpinë e Bardhë dhe personazhi i tij i përshtatet më së miri Bill Klintonit. "Është e vërtetë që kam kaluar shumë kohë me të dhe sot jam një përkrahës i fushatës së Hilarit, si kandidate për Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu edhe Obama është një kandidat i shkëlqyer, madje oratori më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë

Ashtu si shumë të tjerë, Dagllas u përfshi me shpejtësi nga një periudhë e keqe, madje shumë e rrezikshme. Filloi të pinte dhe kishte një marrëdhënie shumë të keqe me femrat. "Ndërkohë që isha i shtruar në një klinikë rehabilitimi, gazetat spekulonin mbi sjelljen time seksuale. Për të gjithë isha një vartës ndaj seksit"

"Ai që më pëlqen vërtet është roli i lajmëtarit të paqes për Kombet e Bashkuara, duke udhëtuar anembanë botës e duke folur me njerëzit për çarmatimin"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora