E enjte, 25.04.2024, 11:48 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Për zgjedhjet në Shqipëri

E marte, 25.06.2013, 08:11 PM


PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI

NGA AGIM GASHI

Isha i bindur se edhe kësaj radhe do të fitoj PD. Bindjen ma mbushte edhe dëshira ime që kisha për fitoren e Sali Berishës. E dija që me fitoren e PD-së në Shqipëri, ndoshta edhe LDK-ja e Kosovës do ta korrte një fitore e do të kthehej në pushtetin e merituar dhe të gatuar nga Dr.Rugova e jo nga këta që e udhëheqin sot. Tani me humbjen e PD-së e me fitorëne e PS-së, shanset e LDK-së u rrënuan. U rrënuan sepse në mesin e LDK-së ke të tillë që haptas e msheftas e ndihmojnë të majten. Paraja sot e ka fatin e popullit e atdheut. Kjo para dikujt i ofron lumturinë e dikujt mjerimin. Edhe në Kosovë prap do të fitoj e majta edhe pse po u ndahet Jakup Krasniqi.Në fund këta edhe do të bashkohen si Ilir Meta me Edi Ramën. Skenaret e planifikuara nga PS e Shqipërisë dhe PDK e Kosovës e pastaj edhe Ali Ahmetit në Maqedoni, luhen mrekullisht dhe askush si ka faj të djathtes që e luan lojen për kundërshtarët politik. Në mesin e PD-së dhe LDK-së ka eksponent të majtë, bile edhe në kupolat e udhëheqjes që ndihmojnë të majten në dëm të së djathttës apo si po i thonë të çendres së djathtë. Faji i këtyre lojrave nuk është aftësia e së majtës por thjesht tregohet dobësia e së djathtës. Fundja shqiptarët deri sot asnjëherë nuk ditën të bashkohen për një qëllim të caktuar për të mirën e atdheut. Udhëheqësit politik shqiptar nuk zgjodhen kurr gjuhën e dashurisë dhe bashkimit për popullin, por gjuhën e urrejtjes, sharjeve dhe ndasive.

I vetmi njeri i kësaj historie kombëtare që diti të bëj mardhënje të shkëlqyera me popullin, ishte Dr.Ibrahim Rugova.Andaj edhe kishte kundershtarë ndër më egrit e më barbarër. Të tillë si Ai më kombi nuk ka. Edhe po të jetë ndonjë i përafërt, sdo të arrin kurr të ngjitet diku në udhëheqje shteti. Këtë sdo ta lejonin jo vetëm kundershatrët politik, por edhe injorantët e të njejtes ideologji e parti. Shqiptarët janë të tillë.Të gjithë din ta udhëheqin shtetin, të gjithë dinë ta vjedhin popullin e atdheun, ta vrasin e torturojnë atë në emrin e një lirie që quhet vetërobrim. Më shumë gjeneralë se sa ushtarë.Popull se jo mahi!

Edhe udhëheqja e shtetit nga Sali Berisha nuk ishte ajo idealja që i duhej popullit.Përndryshe populli do ta ndalte akoma në pushtet. Kishte varfëri, korrupcion, hajni, vrasje, kidnapime...dhe asesi të ndalen. Këto i shfrytzoi e majta dhe do ti shfrytzonte çdo parti pasiqë kemi të bëjmë me një popull tepër të papjekur politikisht dhe tepër lakmiqar mu si udhëheqësit që i zgjedh. Këtu humbin vetëm të ndershmit. Dardha pik ndër dardhë.

Por Sali Berisha kishte edhe suksese kolosale të cilat historia smundet me ia harrue. Po ta kishte edhe rrethin pak më të besueshëm dhe po mos ti kishte eksponent të PS-së në udhëheqjen e PD-së, Sali Berisha do ta udhëhiqte shtetin sëpaku edhe këtë mandat. Fatkeqësisht tradhëtitë në mes partish nuk janë risi vetëm te ne por në botën mbarë.Çdo parti ka spiunët e saj në oartitë tjera.

Por, gabimi kryesor i Dr.Sali Berishës që sdo ti falet asnjëherë, është ai që lejoi të fitoj e majta në Shqipëri.

Gjithsesi fituesve ua Uroj fitoren me shpresat se do të jeni në sherbimin e atdheut e jo të dreqit.

Le të rroj Shqipëria dhe shqiptarët.Shpresojmë në ndryshime të radhës që aq shumë i duhen tokës së Arbërit dhe popullit të saj. Lusim Zotin që këtyre tokave dhe këtij populli të ia dhuroj edhe një Ibrahim Rugovë.

Rroftë shqipëria dhe poulli shqiptar!

 

25.06.13

Düren

 

 

 

AGIM GASHI

 

O SA PASKAM KEN BUDALL

 

Oooooooooooo u ndala dhe mendova

Vetë me vehten bisedova,

Po pse jam kaq budalla

E si unë them tjerë nuk ka!!!

 

Jo, jo ska si unë të mjerë

Që humbë veten për të tjerë,

Pulla të kputuna në jakë të kmishës

Për poste të Ramës e të Berishës.

 

Sa mendova e u kujtova

Në këtë botë vuajtje durova,

Asnjë ndihmë prej Ramës e Berishës

Gjithmonë me pulla t´kputuna të kmishës.

 

Eh sa libra e këngë kam këndu

Po shumë  mbetën pa u publiku,

O vllazni po ju baj be

Çdo gjë dhash po për këtë atdhe.

 

E disa njerz të atdheut

Si n´Prishtinë e në Tiranë,

Jo që kurr smë nderuen mue

Por më shan me babë e nanë!

 

Derdha gjakun edhe djersën,

Mbajta burgje e kazamate,

Përsëri mbeta askundi

Hajdutet pallate të larta n´kate.

 

Rri e trus o Agim Gashi

Shiqoj hallet e shëndetin,

Ti ske buk me e ngi barkun

Ata uzurpuen edhe detin.

 

A spo e shef çfarë kohe erdhi?

Për atdhe e për shqiptar,

Nderohen hajdutet e kriminelët

Atdhetarët mbeten gomar.

 

Eh! Moj e mjera Shqipëri

Të ka mbulue varfëria,

Katandiset atdheu i shkretë

Ku udhëheq e sundon mafia.

 

Duro tash e mos bëzaj

Të kan rrokë hallet e trishtimi,

Vrimë e fundit në kavall jeni

O ju njerzit e mërgimit.

 

Atje në atdhe me ska aromë

Të shqiptarit e Shqipërisë,

Kudo hajna e krime tjera

Sundon dora e mafisë.

 

Në t´gjitha anët lypësarë

Sa mjerisht populli jeton,

E ka denim nga Zoti i Madh

Se vazhdimisht vetë i voton!

 

Unë i mjeri nga mërgimi

Mendja më rri në atë Shqipni,

Me gjithë zemër e zjarr i djegun

Uroj të ktheheni në mbarësi!

 

25.06.2013

Düren 00.21 minuta.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora