Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adil Fetahu: Skleroza kriminale e Serbisë

| E marte, 25.06.2013, 08:50 PM |


SKLEROZA KRIMINALE  E SHTETIT TE SERBISE

-Kuvendi i Serbise i gjykoi krimet ndaj Hungarezeve te Vojvodines, por “i harroi” krimet ndaj Shqiptareve te Kosoves dhe Gjermaneve te Vojvodines-

Shkruan: Adil FETAHU

Para dy-tre diteve (21 qershor), Kuvendi i Serbise miratoi nje Deklarate me te cilen i gjykon aktet e krimeve kunder popullsise civile te Hungarezeve te Vojvodines, te kryera gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore (1944-45). Per cudi, deklaraten e “sponzoruan” Partia Liberal-Demokrate e Hungarezeve te Vojvodines, dhe Partia Perparimtare Serbe e Nikolliqit, respektivisht Vuciqit. Dhe deklarata u miratua me vetem 10 vota kunder, pa treguar se kush ishin ata, por mund te merret me mend se kane qene radikalet e Sheshelit e te Koshtunices.

Per te treguar haptas se Deklarata ishte e motivuar qe ta fitojne perkrahjen e Hungarise ne kerkesen e Serbise per caktimin e dates per negociatat per integrim ne Bashkimin Evropian, nuk munden ta fshehin mentalitetin e tyre prej shteti terrorist, duke vertetuar ne Deklarate se kjo nuk do te thote revidim i historise, por do te sherbeje ne marredheniet e ardhshme midis dy popujve e dy shteteve (Serbise e Hungarise). Kjo praktikisht do te thote se Serbia nuk eshte penduar per krimet e kryera, por se ne kete moment po i nevojitet nje deklarate e tille formale ne konjukturen nderkombetare.

Pas afro shtetedhjete vjeteve, tash i ra ndermend Serbise te beje nje deklarate te tille, kinse i gjykon krimet e kryera ndaj Hungarezeve. Me mire vone se kurre, do thoshte dikush. Po, sikur qellimi te ishte i sincerte, mirepo nuk eshte ashtu. Perse nuk miratuan nje deklarate te tille edhe per krimet me te tmerrshme dhe gjenocidin e kryer ndaj Shqiptareve gjate gjithe shekullit te kaluar, dhe ndaj Gjermaneve te Vojvodines qe kryen gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore. Ndonese per viktimat e asnje nacionaliteti nuk ka te dhena te sakta, per shkak se ato jane kryer haptas e fshehtas, dhe se shteti i ka fshehe te dhenat, per viktimat e Hungarezve te Vojvodines, jane shkruar e botuar shume punime e libra, dhe ne njefar menyre eshte fiksuar numri i viktimave ne 20.000. Natyrisht, edhe po te ishte vetem nje viktime e pafajshme, eshte krim. Por, ne krahasim me Gjermanet e Vojvodines, dhe sidomos me Shqiptaret e Kosoves, kjo shifer eshte shume me e vogel.

Ne raport me Shqiptaret, mosmiratimi i nje deklarate te tille, apo te kerkimfaljes, mund te shpjegohet me inatin dhe  raportin e forcave midis nesh e Serbise, ndersa ne raport me gjermanet e Vojvodines mund te shpjegohet vetem me inatin ndaj shtetit te Gjermanise.

Shteti i Hungarise asnjehere nuk e ka heshte ceshtjen e krimeve serbe te kryera gjate viteve 1944-45 kunder Hungarezeve te Vojvodines. Kete ceshtje e ka ngritur here pas here, varesisht nga raportet midis dy shteteve. Ne shkurt te vitit 2012, dy deputet te Parlamentit te Hungarise (Ishtvan Apati dhe Gjergj Silaxhi), kishin ngritur kallezim penal ne Prokurorine e shtetit kunder ekzekutoreve te panjohur, per veper penale te gjenocidit mbi Hungarezet e Vojvodines, te kryer ne dimrin e vitit 1944/45. Tash, qe Serbise i nevojitet perkrahja e Hungarise per t’ia caktuar daten e fillimit te negociatave per integrim ne BE, Serbise “iu kujtua” se para afro 70 vjeteve paska bere krime ndaj shtetasve te vet, te perkatesise hungareze. Si ta quajme kete deklarate: drejtesi e vonuar, drejtesi bajate,  pjekuri politike, apo skleroze kriminale? Sido qe ta quajme, e dime se politika reale e Serbise eshte proruse, ndersa ajo proevropiane eshte e rrejshme dhe e motivuar nga interesi material (fundja: politika edhe eshte interes, e jo dashuri e sincerte).

Po krimet ndaj Shqiptareve – u harruan, apo nuk kishte?!

Krimet me monstruoze, me te tmerrshme e te lemeritshme dhe gjonocidin ndaj Shqiptareve Serbia i ka bere pothuajse gjate gjithe shekullit te kaluar, madje edhe me heret, duke filluar prej vitit 1877-78, pastaj gjate lufterave ballkanike (1912/13), gjate Luftes se Dyte Boterore (1941-45), deri me luften e fundit (1999). Me elaborate, plane e programe te shtetit,  te kishes e te Alademise se Shkenave e te organizmave tjera, me gjithe arsenalin dhe potencialin ushtarak e civil, Serbia eshte perpjekur ta zhduke nga faqja e dheut popullin Shqiptar, jo vetem ne Kosove por ne tere Ballkanin. Krimet qe ka bere me rastin e shpernguljes se dhunshme te Shqiptareve nga rajoni i Toplices (1877/78), pastaj gjate lufterave ballkanike, kur e okupoi dhe aneksoi Kosoven dhe okupoi edhe gjysmen e Shqiperise se sotme. Golgoten e vitit 1915, gjate ikjes per ne Korfuz,  masakrat e vitit 1921 e tutje, shpernguljet per Turqi dhe kolonizimin e Kosoves, krimet e kryera gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore ne Drenice e ne gjithe Kosoven, Masakren e Tivarit, aplikimin e gjendjes se jashtezakonshme dhe regjimit ushtarak, aksionin e mbledhjes “se tepricave” dhe ate te mbledhjes se armeve, riokupimin dhe rianeksimin (1990), perjashtimin e Shqiptareve nga puna dhe nga jeta publike e shteterore, masat dhe integrimet e dhunshme ne ekonomi e ne institucionet tjera, gjykimet, burgosjet, vrasjet, rikolonizimin me refugjate serbe nga Kroacia e Bosnja, terrori policor dhe civil mbi popullsine autoktone per t’i disiplinuar e frikesuar shqiptaret, me qellim te largimit nga vendi, deri te lufta e fundit (1999), kur me bisht nder kembe u detyrua te largohet nga Kosova.

Per te gjitha krimet njeshekullore dhe gjenocidin, ka prova te pamohueshme qofte ne arkivat e vet shtetit te Serbise, qofte ne arkivat dhe publikimet boterore te kohes, madje edhe te shteteve mike te Serbise.  Per krimet e kryera me rastin e okupimit dhe aneksimit te Kosoves, me 1912-13, do te mjaftonte libri i austriakut Leo Fendlich: “Golgota shqiptare – akuze kunder shfarosesve te popullit Shqiptar”, ne te cilen paraqiten skena lemeritese te vrasjes, therrjes dhe djegejes se ma se 25000 shqiptareve. Gjenerali Bozhidar Jankoviq (emri i te cilit akoma e felliq Hanin e Elezit!), u kishte dhene urdher ushtareve te vet “per t’i bere rrafsh me toke 27 fshatra te rrethit te Lumes, dhe per t’i shfarose te gjithe banoret e tyre, duke i lidur grate e femijet per mullare te sanes dhe duke ua vure zjarrin para syve te burrave e prinderve”(Daily Telegraph).  Keso krime shteti i Serbise ka kryer ndaj Shqiptareve gjate gjithe shekullit te kaluar. Numri i viktimave Shqiptare te Vilajetit te Kosoves nen pushtimin/aneksimin e Serbise gjate viteve 1912-1913, llogaritet ne 120.000 (Kosta Novakoviq). Nje nder qellimet e ketij gjenocidi ishte ndryshimi i struktures etnike e pastaj manipulimi me te dhena statistikore para se fuqite e medha t’ua caktonin kufijt shteteve te Ballkanit (Londra 1913). Po masakrat tjera ne vazhdimesi, gjate ikjes se ushtrise serbe per ne Korfuz, pastaj masakrat e “yrfijes” (1921), terrori ne kohen e Jugosllavise se Pare, ne periudhen e Luftes dhe te pasluftes se Dyte Boterore, shpallja e gjendjes se jashtezakonshme dhe regjimit ushtarak, Masakra e Tivarit,  pushkatimet “me gjyq e pa gjyq” dhe konfiskimi i pasurive, reforma “agrare” dhe kolonizimi, mbledhja e “tepricave” dhe e armeve, shpernguljet per ne Turqi, etj. etj. Per masakrat dhe gjenocidin ne luften e fundit (1999); vrastjet, dhunimet, djegejet, shkaterrimet, plackitjet, ndjekjen dhe deportimin  e afro nje milion Shqiptareve jashte vendit (shenimet e UNHCR-it japin shifren prej 862.979 veta te ndjekur e deportuar). Po bartja e kufomave dhe hedhja e tyre ne ujerat e Danubit (Klladove, 86) e ne Liqenin Perucac (48 trupa, dhe ka akoma te panxjerrur), varrosjen ne varrezat masive edhe neper poligone te policise (Batajnice 980 trupa), ne Petrovo sello (77 trupa), Rashke (250), djegejen ne furrnaltat e Trepces, te Borit e te Mackatices,- per t’i meshehur gjurmet e krimit. Masakrat ne: Cirez, Prekaz, Lubeniq, Abri, Recak, Rogove, Krushe e Madhe, Suhareke, Bellacerke, Rezalle, Paklek, Cikatove, Meje, Vushtrri, Dubrave, etj.etj. Humbja pa shenj dhe akoma te pagjetur edhe 1700 e sa  te zhdukur. Per te gjitha keto krime te luftes se fundit ekzistojne te dhena te verifikuara ne Fondin per te Drejten Humanitare, te Natasha Kandiqit, por shume sosh i ka vertetuar edhe Tribunali i Hages gjate procesit te gjykimit te kreut shteteror, ushtarak e policor te Serbise, veprimin e te cileve e ka kualifikuar si “ndermarrje e perbashket kriminale”. Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Kosove ka shumicen e te dhenave per krimet e luftes se fundit. Instituti per Krime te Luftes, besoj se gjithashtu duhet te kete prova e fakte per keto krime, por eshte pyetje se per cilen periudhe.

Nuk eshte cudi qe shteti i Serbise “i ka harruar” keto krime e kete gjenocid qe vet ne vazhdimesi, te gjitha qeverite dhe te gjitha regjimet i kane kryer ndaj Shqiptareve, por eshte cudi se si ne vet po i leme ne harrese e nuk po ngrisim procedura te duhura ne gjykatat kompetente. Kete ua kemi borxh per pietet te viktimave dhe satisfaksion per pasardhesit e tyre. Per ngritjen e procedurave ka probleme te natyres juridike dhe praktike, por per kete duhet angazhuar ekipe specialistesh te fushave te ndryshme, madje edhe agjenci  te specializuara nderkombetare qe merren me pune te kesaj natyre. Duhet te shfrytezohet pervoja e te tjereve.

Gjenocidi serb mbi “Folksdojceret” e Vojvodines

Vojvodina deri me 1918 ka qene pjese e monarkise se Austrohungarise. Pas Luftes se Pare Boterore i eshte aneksuar Jugosllavise. Deri ne Luften e Dyte Boterore ne Vojvodine popullsi shumice kane qene Gjermanet dhe Hungarezet. Sipas te dhenave, vertetohet se ne vitin 1939 ne Vojvodine kane jetuar 524.000 Gjermane, dhe perafersisht aq Hungareze. Nderkaq, ne vitin 1950 kishin mbetur gjithsejt 37.000 (apo 7%) nga numri i pergjithshem i vitit 1939 i popullsise gjermane. Gjate luftes (1941-45) kane rene viktime, ca ne lufte e shumica nga terrori serbo-rus 117.000 deri 120.000 gjermane. Ne kohen  kur Gjermania naziste e kishte pushtuar Jugosllavine, e ka mobilizuar popullsine per nevojat e ushtrise se vet. Shume gjermane te Vojvodines i ka perfshire ne formacionet ushtarake, ndersa te tjeret  ne pune te detyrueshme. Natyrisht se mund te kete pasur “folksdojcere” vullnetar ne ushtrine naziste. Nje pjese (diku rreth 230.000 gra, femije e pleqe) e popullsise gjermane te Vojvodines gjate luftes jane evakuar.  Pas luftes, pushteti jugosllav, i dominuar nga Serbia, duke i konsideruar si qytetare jolojale te pushtetit te ri,  i ka shpallur bashkepunetore te okupatorit dhe armiqe te popullit pothuajse te gjithe pjesetaret e nacionalitetit gjermane (sikurse ka vepruar me shume shqiptare kudo ne Jugosllavi),  ua ka mohuar te drejten e shtetesise dhe te drejtat civile e politike, shume i ka pushkatuar “me gjyq e pa gjyq” dhe ua ka konfiskuar e sekuestruar pasurine, te cilen ua ka ndare kolonisteve serbe e malazeze.

Burime te ndryshme konstatojne se afro 30.000 “folksdojcere” kane vdekur ne lufte, dhe poaq jane derguar me dhune ne pune te dhunshme ne Siberi te Rusise, ndersa nja 110.000 jane derguar e shperndare ne kampe e llogore per t’i shfrytezuar  ne pune te detyrueshme brenda vendit. Kushtet ne kampe e llogore ishin jashtezakonisht te renda dhe ne to kane qendruar deri ne mars te vitit 1948, kur prej tyre kane dalur 96.769, prej te cileve 19.953 ishin pleqe mbi 65 vjece, dhe 24.403 femije. Ndonese ne Buletinin e Entit Federativ te Statistikes (Buletini nr.2, 1992) nga regjistrimi i popullsise ne vitin 1991, nuk jepet kurrefar shifre per gjermanet e Vojvodines, ne disa publikime tjera thuhet se ate vit ne Jugosllavi (kryesisht ne Vojvodine) kane qene 5.387 pjesetare te nacionalitetit gjerman. Do te thote rreth 1% e numrit qe kane qene ne vitin 1939. Organizata te ndryshme te gjermaneve te Vojvodines tash kerkojne kethimin, respektivisht kompenzimin e pronave te konfiskuara e sekuestruara pas luftes.

Kuvendi i Serbise, me rastin e miratimit te Deklarates per gjykimin e akteve te krimit kunder Hungarezeve, “ka harruar” krimet qe Serbia i ka bere kunder Shqiptareve dhe kunder Gjermaneve. Po, nese Serbia “i ka harruar” krimet qe ka bere, ne nuk duhet t’i harrojme, por duhet te kerkojme gjithmone gjykimin e krimeve e gjenocidit dhe kompenzimin e demit material e jomaterial. Serbia nuk mund te lirohet nga pergjegjesia, duke thene se krimet nuk i ka bere regjimi i tashem. Sepse, nderrimi i qeverive e regjimeve nuk e liron shtetin nga pergjegjesia per krimet qe kane bere ushtrite, policia dhe formacionet e tjera te qeverive e regjimeve te meparshme. Nese Serbine e tashme e ka kape skleroza kriminale, ne duhet t’ia perkujtojme krimet e bera dhe obligimin e pageses se cmimit per to.