E marte, 16.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Politika të vetëkorigjohet

E marte, 25.06.2013, 07:41 PM


POLITIKA TË VETËKORIGJOHET:

PSE HUMBI E DJATHTA,  PSE FITOI E MAJTA

NGA NEBI DRAGOTI

Në titull ka një metaforë me devizë politike, që asnjëherë nuk duhet harruar nga pushtetmbajtësit:vetëkorigjimi dhe mos prit të diktojnë të tjerët. Të dy krahët e politikës kanë nevojë koherente, që hap pas hapi, të vetëkorigjohen. Ky vetëkorigjim duhet bërë edhe kur humb, edhe kur fiton në marrjen e drejtimit të pushtetit. Vetëkorigjimi duhet të jetë proçes transparent politik shkencor ,  i vazhdueshëm dhe bindës  me qëllim që të krijojë aftësi maksimale dhe funksionale për të drejtuar vendin. . Ky proçes duhet të mbështetet tek realiteti ekonomiko-social duke e parë mirë se në ç’nivel ndodhet:sa problematik  a i kënaqshëm është dhe ç’duhet bërë për ta ngritur në kuotën që dëshiron masa e gjërë. Mjerisht, ky aspekt në të cilën duhet bërë analiza për politikën mbarëshqiptare ka qënë katastrofike dhe pothuajse e harruar. Është rendur si nëpër tym, pa qartësi zbatimi i programeve dhe ideve për të realizuar objektiva imediate të cilat nuk presin. Pastaj, për të arritur në objektiva të largëta duhet siguri dhe analizë pse duhet bërë. Fushata elektorale e 2013-ës ka qënë tepër e varfër, ka qënë fluide, euforike,  pa rrahur e sqaruar thelbin e problemeve që ka vendi. Fokusimi i politikës në këtë prizëm, pothuajse, ka qënë miop dhe me një gamë shumë të ngushtë, ku, hera-harës ka reflektuar toni ofendues reciprokisht ndërmjet dy liderëve të partive të mëdha. Këtu shfaqet dobësia politiko-morale e liderit të djathtë e të majtë. Kalimi në tone acaruese ofendimesh personale nuk duhet të jetë kurrë politika e drejtuesve,  sepse një gjë e tillë i ul ose i bën qesharakë përpara masave, sepse këto motive që përdoren  nuk janë aspak njerëzore. Lideri i djathtë thotë, se sa herë ka votime, lideri i majtë martohet. Kjo është fushata?!Ja, pra varfëria për të cilën u shpreha më lart, e cila kjo konturon fillimin e humbjes. Në përgjithësi, edhe figura të tjera të së djathtës i mbajtën iso liderit të tyre , saqë edhe këta i kalonin caqet njerëzore të sharjes. Humbi morali, humbi objektivi pse bëhet fushata , saqë fjalimet merrnin karakterin groteskNë anën tjetër këto shfaqje negative futeshin në filtrin e elektoratit, që nxirrte konkluzione për të vendosur, pastaj, përpara kutisë së votimit. Arsyet e humbjes janë të shumta:korrupsioni qeveritar nëpër këmbë, mungesa e të qënit korrekt për të vënë në jetë premtimet e dhëna, rënia në kahun më negative të sistemit të drejtësisë, meftësia qeveritare për të drejtuar me efiçencë e pastërti gjithë sektorët jetik të vendit. Më e keqja e të gjitha këtyre që thamë qe se u përqëndrua gjithë pushteti në dorë të kryeministrit,  ku ndërhynte dhe në sistemin e drejtësisë, rendit etj. Në këtë aspekt negativ,  të krijuar,  futen edhe figura drejtuesish të PD-ës, të cilat kanë prishur imazhin me punën e tyre të dobët dhe afera korruptive që kanë bërë gjatë qeverisjes në lidhje me publikun. Ka pasë figura fallso, figurantë në detyrë, vetëm e vetëm se kanë qënë militantë të kripur duke reflektuar para publikut paaftësi, arrogancë, prepotencë. Këto minuse, pasqyruar në karakter të tyre, (nuk gaboj)kanë reflektuar edhe tek lideri kryesor i së djathtës. Nuk gaboj, kur them se kjo qeveri në ikje, istaloi edhe një farë diktature të kamufluar, por tepër të rrezikshme. Kjo lloj diktature u pa edhe ndaj administratës, që pavarësisht nga bindja, detyrohej të dilte në fushatë përkrah PD-ës. Po qe se nuk do të bindej, flakej në rrugë dhe mbeste pa punë. Kjo diktaturë u shfaq edhe në arsim, ku majtistët në këtë sektor ishin të tutur dhe të tulatur. Ky qe absurditeti më i madh, gabimi më i rëndë i diktaturës qeveri-pushtet që donte të vinte në aplikim(dhe ku?) edhe tek intelektualët që inspirojnë demokraci . Në këtë drejtim, strukturat e PD-ës dualën të përlyera, jashtë kontrollit duke goditur , kështu, demokracinë e brishtë. E djathta duke pasur këto probleme, u hodh për të bërë tentativa nga më të ndryshmet që të votohej për të qeverisur edhe në një mandat të tretë. Shfaqja e blerjes së votave,  nga kjo forcë qe veprimi më neveritës që edhe diskutohet tek votues me bindje të ndryshme. Por në këto allishverishe pati “pehlivanë” që pranuan lekët, ndërsa votën e hodhën atje ku deshën. Nuk qëndrohet në qeveri me këto akrobacira të shfaqura nga PD-ja, prandaj edhe elektorati i vet i dha goditje. Pa u futur në detaje më thellë, këto argumente të dhëna në shkrim mbeten bindëse për të thënë pse humbi e djathta dhe pse shumica u gëzua për këtë humbje. Populli me verdiktin e tij nuk gabon dhe jep goditjen e merituar. Politika, tani e tutje,  duhet ta gjykojë popullin më mirë, sepse sovrani vendos për fatin e vendit. Dhe kjo është mençuri dhe pjekuri në prizmin politik. Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Kështu është dhe kështu do të jetë. Ndërsa për fitoren e së majtës, prap ka shumë arsye që e arritën. Lideri i saj drejtoi një fushatë të ekuilibruar dhe më bindëse me premtimet e bëra. Ai vazhdoi vizionin e tij me idenë edhe përtej së majtës. Në intimitet dhe me një bindje llogjike u artikulua një politikë e re, nevoja për Rilindje, si vazhdim i fushatës paraardhëse, e domosdoshme, dhe kjo  qe tepër kuptimplote, sepse u bë kundërvënie e realitetit  social të krijuar nga qeverisja e keqe e PD-ës. Ekonomia, mirëqënia sociale nuk arrihet…”rrugë, rrugë, vetëm rrugë”sa që ky sllogan mori karakterin e sarkazmës duke u përsëritur shpesh përballë elektoratit. Mendohet se, duke u marrur vetëm me to ,  është abuzuar në harxhim fondi vetëm për rrugët. Fondi i grumbulluar nga taksapaguesët kërkon nikoqirllëk, mençuri dhe duhet harxhuar , në radhë të parë, për atë që ka më tepër  nevojë atdheu. Rritja e mirëqënies sociale për vendin tonë arrihet nëpërmjet zhvillimit të bujqësisë, blektorisë, frutikulturës, sektorit të peshkimit dhe punësimit sa më masiv. Këto resurse janë lënë në harresë nga politika jonë. Të harxhosh buxhet për këto , që përmenda, të ardhurat për mirëqënie i merr brenda vitit. Pastaj, me radhë, shiko hidrocentralet,  rrugët e probleme të tjera, sepse jo çdo problem që ka vendi është i dorës së parë për të investuar. Asnjëherë nuk duhet harruar fjala ekonomi, dhe çdo alternativë, kur është në qeverisje, për këtë duhet të bëjë maksimumin. Vendi është në një gjendje të mjeruar e rrënuar, plus krizën, defiçitet e shumta e borxhet që ka mbi krye. Këtë përballje do ta bëj qeveria e re ,  do ta bëjnë socialistët. E majta duhet të tregohet e mençur, tepër punëtore dhe,  mbi të gjitha,  në bërjen dhe vendosjen e shtetit ligjor të munguar. E gjithë e majta,  për të arritur këto, duhet të tregohet më tepër solide, më tepër këmbëngulse për të përmbushur premtimet e dhëna përpara elektoratit të vet, por edhe përpara gjithë popullit. E majta duhet të tregojë veten se sa e do dhe sa punon për këtë vend.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora