E premte, 19.04.2024, 02:55 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ismet Azizi: Kroacia anëtare e 28 –të, e UE

E hene, 24.06.2013, 07:11 PM


Kroacia anëtare e  28 –të, e Unionit Evropian

Shkruan: Ismet Azizi

Kroacia me 1  korrik 2013,do  të bëhet  anëtari njëzet e tetë i Unionit Europian dhe pas Greqisë, e cila iu bashkua UE    vitin 1981 , është i vetmi vend që vetë ka hyrë në UE.

Rrugëtimi i Kroacisë  ka zgjatur më shumë se dymbëdhjetë vjet. Formalisht, ka filluar në vitin 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për të vazhduar me Aplikimin  për anëtarësim në vitit 2003.  Statusin  e kandidatit Kroacia e ka fituar në vitin  2004, një vit më vonë  -2005, kan filluar  negociatat të cilat kan përfunduar në  qershor të vitit 2011, dhe në të njejtin vit  në dhjetor u arrit nënshkrimi i Marrveshjes  për  anëtarësim në Unionin  Evropian.

Në janar  të vitit 2012 është mbajtë referendumi i dytë pas pavarësimit    shtetit kroat  në vitin 1991, në të cilin 66% e qytetarëve i than PO anëtarësimit kroat në  Unionin Evropian. Dhe, pas  ratifikimit të marrëveshjes    njëzet e shtatë shteteteve  anëtare në parlamentet e tyre më 1 korrik 2013, Kroacia do të bëhet anëtare e plotë, me të cilën Kroacia ka arritur qëllimet e veta strategjike dhe suksesin më të madh që nga pavarësimi të shtetit kroat.

Për  njëzet e dy vjet kroatët kanë  krijuar shtetin e pavarur të  njohur ndërkombëtarisht , kanë arritë ta mbrojnë territorin e tyre  dhe të bëhen  anëtar i NATO-s dhe Unionit  Evropian.

Populli kroat  arriti  atë që gjeneratat para tyre vetëm kan ëndërruar. Kroatët po hyjnë në UE të  përgatitur si asnjë komb tjetër  para tyre.

Unioni Evropian është një bashkësi mbinacionale, e cila është krijuarsi rezultat i bashkëpunimit dhe të procesit të integrimit i cili ka filluar në vitin 1951 ndërmejt  6 vendet evropiane,  të pasuara nga pesë valet e zgjerimit. Bashkimi Evropian ka 27 shtete anëtare, dhe Raundi i gjashtë i zgjerimit dhe anëtarësimi i Kroacisë   1 Korrik 2013, Unioni  do të ketë 28 shtetet anëtare.  Për dekada, Unioni Evropian ishte i njohur si Bashkim  Europian, por pas ndryshimeve që ndodhën me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës nga viti 2009,  përdoret termi Unioni  Evropian.

Shtetet anëtare të UE janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kroacia përveq që arriti të jetë anëtari i  28,  i UE është edhe shteti i cili radhitet në vendin e 28,  për nga qetësia  në botë[1]

Kroacia sipas indeksit global të paqes për vitin 2013 të  cilin për çdo vit e përpilon Instituti për Ekonomi dhe Paqen (IEP) me seli  në Australi dhe SHBA,   radhitet në vendin e  28 , si vend i  qetë në botë,

Kroacia ka  lëvizi për pesë vende në krahasim me renditjen e vitit të kaluar, i cili bazohet në 23 kritere, nga trazira civile, krimit dhe shpenzimeve  ushtarake, deri te  përfshirjet në konflikte ushtarake dhe marrëdhëniet me fqinjët. Të dhënat janë mbledhur për  162 vende të botës.

Kosova radhitet  e 72-ta  nga 162 shtete të botës

Ashtu si vitin e kaluar, vendi më i qetë në botë është Islanda. Danimarka u rendit e dyta, Zelanda e Re në të tretin, të katërtin Austri, ndërsa Zvicërra në vendin e  pestë.

Evropa është kontinenti më I qetë sepse 13  shtete nga 20 shtetet e radhitura  të botës janë të  Evropës.

Ndër vendet e rajonit, Sllovenia radhitet në vendin e 13, Serbia  e  62, B dhe H e 71, Mali i Zi në vendin e 73 Maqedonia në at të 79, Shqipëria 69, Greqia e 69, Bullgaria e 33-ta, Turqia e 134 –ta, ndërsa Kosova shteti më I ri  në rajon dhe botë megjithate në një tradhitje solide në at të   72-të.

Në fund të  listës  përsëri është  Afganistani, një vend përpara Somalisë, dhe për dy të Sirisë. Shtetet e Bashkuara radhitën në vendin e njëqindtë, një vend pas është  Kina  dhe Rusisënë vendin e  155.[2]




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora