E merkure, 24.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Veteranet e luftës të nëpërkëmbur

E hene, 24.06.2013, 07:44 PM


Veteranet e luftës çlirimtare të Kosovës të nëpërkëmbur dhe të nënçmuar.

Nga Ismet Uka

Kemi  shumë kujtime të ndryshme,të rëna e të lehta që nga pas lufta anti fashiste ku edhe ajo luftë i pat luftarët e vet ku në mesin e tyre pati dëshmor dhe veteran ,që shoqëria ishte komuniste ashtu ndoshta si neve shqiptarëve në Kosovë nuk na përshtatej por e tillë ishte forca e jon dhe nuk kishim ndikim të vendosim se çfarë rendi shoqëror do të vendosim në Kosovë .Prandaj në Kosovë e gjetiu në ish jugosllavi pushteti shtetëror u udhëheq nga partia komuniste e cila parti u përkujdes që të rregullohet vendi dhe risku i secilit qytetar të saj duke filluar nga fëmija,plaku dhe plaka,nxënësi dhe studenti,punëtori dhe punëtorja veterani i luftës anti fashiste si dhe familjarët e dëshmorëve të asaj lufte.

Pra veteranet e luftës anti fashiste në shoqërinë komuniste kishin kujdes respekt dhe trajtim shumë të veçante sepse veteranet  e asaj lufte ju kishin nënshtruar rreziqeve të mëdha derisa e kishin perzan edhe ushtarin e fundit të Gjermanisë fashiste nga trojet e ish Jugosllavisë por edhe të Kosovës së sotshme.

Respektin e merituar e kanë gëzuar edhe familjet e dëshmorëve të asaj lufte dhe kujdesi ndaj familjarëve të dëshmorëve ka qen kujdes shumë i veçante ku në shoqërinë socialiste për familjaret e dëshmorëve nuk ka pas institucion me dyer të mbyllura sepse ata konsideroheshin si familje të shenjta që kanë qen në gjendje ti flijon edhe më të dashurit e tyre për lirin e vendit .Në meset  ku hynin veteranet dhe familjaret e dëshmorëve priteshin me respekt të posaçëm edhe nga qytetaret e thjesht,kurse nga vet pushteti çështja e tyre sociale ka qen e rregulluar me ligj dhe,për ta skamja dhe ballafaqimi me varfrin ka qen i pa pranuar për atë shoqëri që sodë shumë kush po e kritikon atë sistem që dhamë shumë mund dhe viktima për ta rrënuar ne vet shqiptaret .Pra lufta anti fashiste kishte plot luftuar shqiptar nga Kosova që ishin edhe ata  të vetëdijshëm se çlirimi nacional me të përfunduar të luftës anti fashiste për shqiptar të Kosovës por edhe të viseve tjera në jugosllavi nuk dot ndodh,por aq ishte nja e mirë që pjesëmarrja në ketë luftë shqiptarëve ua la rrugën e trasur me plot të drejt që ta zhvillojnë një luftë politike për barazinë,sociale e  nacionale në Serbi dhe jugosllavi .Tani lufta e fundit e cila u zhvillua për çlirimin e Kosovës,nga Serbia edhe kjo luftë i ka dëshmoret veteranet dhe familjet e tyre por fatkeqësisht pushtetarët kosovar aq me pa kujdesi të madhe janë sill ndaj tyre që sodë shumë prej tyre kanë kaluar neper fazën e nënçmimit,sa që të shumë luftar të UQK-ës veteran lufte ky nënçmim ka shkaktuar mos durim dhe nënçmimin e ber shumë prej këtyre luftarëve emocionalisht nuk kanë mujt me duru dhe kanë ber vetëvrasje. Qa po ndodh me neve si popull e komb kur të flasim për mbrojtjen e vlerave të luftës respektimin e lirisë dhe sovranitetit njerëzor,kolektiv dhe individual kjo vlerë e luftës mbrohet duke i trajtuar veteranët e luftës familjaret e tyre fëmijët e dëshmorëve në mënyrë njerëzore dhe rregullimin e jetesës normale ne aspektin social e material,duke pasur kujdes se jetesa e tyre të jetë sa më e letë sepse edhe veteranet e luftës të sotshëm qen në një istikom me dëshmoret e ranë për lirin e Kosovës por edhe në luftë ekziston një fat edhe shyqyr që ekziston në një vend luftohet por disa bin në frontet e luftës e besa shumë edhe prej luftarëve shpëtojnë .Prandaj dihet që lufta sjell viktima në njerëz e mase tepërmi bin ushtaret që ballafaqohen me frontet e luftës,prandaj luftëtarët e gjallë duhet të respektohen dhe duhet të mendojnë që institucionet e Kosovës një pjesë nga ta për meritat në frontet e luftës ti shpallin hero lufte për së gjalli .Tu rregullohet secilit veteran lufte trajtimi material social dhe i banimit sepse është e pa kuptimtë dhe fyese për vlerat e shoqërisë kosovare kur dikush veteranet e luftës ton çlirimtare i shef me krye në kontenjera të mbeturinave për të kërkuare diçka me ngrënë,është e pa kuptimtë kur veterani i luftues ton nuk ka para për ta trajtuar fëmijën e vet në aspektin shëndetësor,arsimor e shumë fëmijë të veteranëve të luftës çlirimtare sodë kanë mbet pa shkollim adekuat e pa punë,sepse prindërit e tyre si veteran lufte i hodhëm si leckat e mbeturinave në rrugë ,posa e çliruan vendin pa u përkujdes kush për problemet e tyre Pjesë e madhe e veteranëve të luftës kanë qen të pa arsimuar,dhe nuk kanë pas mundësi të futen në rrjedhat politike e institucionale por koleget e tyre që arritën ta kanë pushtetin qe tetë vjet nuk u dashtë ndaj atyre që e pan vdekjen me sy për lirin e Kosovës në frontet e luftës kundër Serbisë ti lan në kit gjendje sepse secili veteran i luftës kosovare e meriton që ekzistenca e ti sociale e materiale ti sigurohet nga ana e shoqërisë kosovare sepse nëse dikund ekzistojnë njerëz të shenjt ata mund ti gjejmë te djemtë e Kosovës që vendosen të pa barabartë me asgjë të ballafaqohen me ushtrinë Serbe për lirin e popullit të Kosovës.

Ne fund nuk po gjej shprehje adekuate për ta përfunduar ketë shkrim por unë një gjë e di që një shoqëri që sillet ndaj veteranëve te vet të luftës çlirimtare  ne meny kaq nenqmuse si po sillen institucionet tona edhe ne si popull,jam i bindur se nuk e meritojmi lirin.

Nga Ismet Uka ish punëtor i Trepçës tani pensionist.

Me datën 22.06.2013, Vushtrri



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora