E premte, 29.03.2024, 06:52 AM (GMT)

Mendime

Klaiqi: Skënderbeu - hero i gjithë shqiptarëve

E diele, 23.06.2013, 06:59 PM


Askush s’ka të drejtë ta përdhosë heroin kombëtar - Skenderbeun

Nga Skenderbeg Klaiqi

Dua të reagoj ndaj Gëzim Kelmendi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili ditë më parë e njollosi personalitetin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Me mburrje e mbaj emrin Skenderbeg. Mbajtja e këtij emri ka qenë dhe është një sfidë për mua, sepse atë dua ta mbaj dhe ruaj me nder. Jam i lindur më 1968 - në 500 vjetorin e vdekjes së heroit. Për Gjergj Kastriotin - Skenderbeun në Kosovë është ditur fare pak. Është ditur vetëm nëpërmjet këngës, pasi që e gjithë historia jonë është bartur nëpërmjet folklorit. Dihet që pas shthurjes së Perandorisë Osmane, shumë vise të banuara me shqiptarë, por edhe Kosovën e gllabëron Serbia. Serbisë i shkonte për shtati që popullatën shqiptare të atyre trojeve t’i quante myslimanë, turq e çka jo tjetër. Duke u mundur t’ua ndërronte identitetin, bënte marrëveshje edhe me shtetin e tashëm turk, që ta shpërngulte popullatën. Një shqiptar e ndërronte me një kalë. Serbia e kishte bindur Turqinë se kjo popullatë ishte turke dhe thënë të drejtën, Serbia i kishte bindur në njëfar mënyre edhe vetë shqiptarët se janë turqi. I mashtronte në mënyra të ndryshme. Më kujtohet se si shqiptarët i kanë thënë vetes „jam turk“ ose „n’kofsh turk“, pavarësisht që ka pasur shumë të tillë që kanë luftuar kundër pushtuesve turq e serbë. Viti 1968 rezulton si vit i demonstratave për flamur, për hapjen e Universitetit dhe për të drejtat e shqiptarëve. Këto demonstrata të rinisë dhe të popullatës e arritën edhe efektin dhe filloi disi edhe të qetësohet situata. Tito, pas asaj që e bëri Rankoviqi në Kosovë dëshironte të tregohej paqësor. Filloi t’i lironte pak shqitarët. Ëshët viti kur kam lindur unë. Babi im, tashmë i ndjerë, Rifati, punonte arsimtar. Ai njihet si veteran i arsimit në trevat tona. Më vonë ishte edhe deputet i Kuvendit Krahinor, në Dhomën arsimore që ka rezultuar me miratmin e Kushtetutës së vitit 1974. Pak para se të lindja unë ishte organizuar një simpozium shkencor nga Instituti Albanologjik të Kosovës, që i ishte kushtuar Skenderbeut. Aty për herë të parë ishte folur hapur për Skenderbeun, se ai s’ishte vetëm hero i këngës por hero që e njeh edhe historia. Babai im, si pjesëmarrës tregonte se si edhe serbët kishin provuar ta përvetësonin atë. Babai im merr litraturë të gjerë dhe informohet edhe më mirë në mënyrë që t’u shpjegojë edhe nxënësve. Pasi kthehet në vendlindje e kupton që ishte shtuar shtëpia me një djalë, aty për aty vendos që të më pagëzojë me emrin Skenderbeg. Edhe atëherë ka pasur hezitime nga vetë shqiptarët rreth figurës së Skenderbeut se ka prerë turq, e muslimanë dhe ka pasur edhe të tillë që ia kanë zënë për të madhe pse më kishte emëruar kështu. Por babai im ishte më i arsimuar dhe kishte vazhduar t’ua shpjegonte nxënësve dhe popullatës historinë e këtij heroi kombëtar.

Dua ta tregoj edhe një tregim interesant që lidhet me emrin tim: Dihet se familja, rrethi dhe fshati ku jetonim ishin të orientur në frymën patriotike. Pasi jam lind unë dhe isha emëruar Skenderbeg e situata ishte ende e tensionuar në Kosovë, babai ishte shkuar për vizitë te Mehmet Mala, nip i familjes sonë dhe baba i heroit dhe patriotit Rexhep Mala. Pasi i dëshirojnë mirëseardhje dhe fillojnë të bisedojnë, babit tim i bie në sy fotografia e Skenderbeut, e varur në mur. Kishte dashur të mahitej pak.

Kishte pyetur se kush e ka var fotografinë dhe kush është ai? I ndjeri Rexhep Mala tregon se ai e ka varur dhe fillon të flasë për heroin. Babai e provokonr Rexhepin, i cili në atë kohë ishte në shkollën normale. I thotë se ky ka luftuar kundër muslimanëve, se ky ka qenë katolik etj. Rexhepi hidhërohet,derisa ndërhyn babai i tij, Mehmeti, duke i thënë atij daja Rifat djalit të vet ia ka lënë emrin Skenderbeg dhe se e di më mirë historinë e Skenderbeut. Rexhepi, pasi e kupton këtë emocionohet, ngritet në këmbë dhe e përqafon babain, duke i thënë se je shqiptari më i madh në botë.

Kjo fjalë po më tingëllon „kaq poshtë ke rënë“ , kaq poshtë kemi rënë, kaq poshtë kan rënë disa. Dalin zëra të tillë që e vënë në pikëpyetje figurën e Skenderbeut, aq më keq kur ka edhe nga ata që populli ua ka dhënë votën, sikur që është ky zotëriu me emrin Gëzim Kelmendi.

Unë e dëgjova me vëmendje në emisionin Interaktiv në KTV dhe më erdhi shumë keq që ky deputet kishte vendosur të merrej me këto analiza shumë të dëmshme dhe përqarëse për popullin tonë. Më erdhi keq që ky vet ishte në anën e djallit dhe mundohej të merrte poena nga vetë djajt e tjerë.

I tregoj këtij deptuteti se unë i takoj fesë muslimane, jamë musliman i denjë dhe po të fillojmë të debatojmë do të bindet se unë flasë për çdo gjë me fakte të shpjegueshme në mënyrë shkencore edhe për fe, quhem Skenderbeg dhe prapëseprapë GJ.K.Skenderbe është hero imi kombëtar dhe fetar. Mburrem që quhem kështu edhe pse ishte jashtëzakonisht e vështirë të jetoja dhe të mbijetoja nga okupatori, mu për këtë.

Ia përkujtoj Kelmendit se Gj.K. Skenderbeu arriti t’i bashkojë të gjitha fiset në luftë kundër Perandorisë Osmane e jo kundër fesë muslimane. Unë së paku nuk kam lexuar askund që ky hero i madh i ka shpall lufte Islamit.

Unë e di edhe këtë se Skenderbeun u munduan ta tradhëtojnë edhe këta të krishterë si Vatikani që pushtoi tokat rreth Shkodrës. E di që Skenderbeut edhe Mbreti i Serbisë i bëri tradhëti përmes Hamzait etj. gjë që do të thotë që Skenderbeu nuk e mbronte vetëm krishterizmin por në radhë të parë mbronte vendin nga pushtuesit, pa marrë parasysh kush janë.

Ky zotëri dëshiron ta mohoj Skenderbeun sikurse e kann zakon njerzit si ky, të mohojnë çdo gjë që i takon kombit dhe fesë. Kujt i shkon kjo përshtati? Për mendim timin vetëm armikut. Për kë është zgjedhë ky deputet? Me sa di unë popull musliman nuk askund ka, por ka fe muslimane ndërsa ky vazhdon të mledh vota me fraza të tilla. Kjo është për shqetësim. Cfar rrymash janë këto? A mos janë vallë rryma të tilla sikurse ato të pas luftës së dytë botërore në Kosovë, ku Serbia shkollonte hoxhallar në Rusi dhe i bindëte që Shqiptarët ta quajn vehten Turk e Musliman, me qëllim të shpërnguljes në Turqi dhe në vende tjera. Të njejtat këto që po ndëgjohen tani i ka bërë për vite të tëra Shkau.

Po ta kishin fatin popujt tjerë ta kishin një figurë të tillë do të mburreshin shumë më shumë se ne, ndërsa ne e kemi dhe ua u lëmë të tjerëve. Budallenjtë, të mirët jau lënë të tjerëve, ndërsa të menqurit i përvehtësojnë edhe ata që nuk janë të tij dhe i mbajnë për vete. Këtë gjë serbët mezi e presin se edhe ashtu janë të njohur në falsifikimin e historisë.

I them këtij zotriu sepse kësaj radhe politikisht nuk ia ka qëlluar fare dhe se ke treguar papjekuri politike.

I them se hoxha mund të flasë çka të dojë sepse nuk di më shumë, ndërsa ju jeni deputet i Kuvendit të Repulikës së Kosovës dhe nuk ju takon ta mbroni një hoxhë që nuk sheh me ngjyra.

Ia përkujtoj zotëriut se që zoti çdo gjë në këtë botë e ka krijuar për të mirë të njerëzimit, vetëm e vetëm që t’i kënaqë nevojat tona dhe të na plotësojë kushtet tona për jetesë. Pra, ka krijuar gjithësinë, terrin dritën, të djathtën, të majtën, teposhtëzën, përpjetëzën, të mirën, të keqën, na ka krijuar ndjenjat shqisore të ndryshme etj. Por, mos të harrojë se ka krijuar edhe njerëz të ndryshëm nga gjinia e raca, dhe gjuhë të ndryshme. Po të kishte dashur do të kishte krijuar vetëm një racë, një gjuhë, apo po të kishte dashur do t’i kishte krijuar njeriut edhe tjetër konstrukt. P.sh. të fluturojë, por këto të gjitha i ka zëvendësuar me mendjen që na ka krijuar në mënyrë që ne ta përdorim dhe të jetojmë më mirë. P.sh. që ta ndërtojmë aeroplanin dhe të fluturojmë, apo të konstruktojmë mjete dhe teknologji tjera në mënyrë që t’ia mundësojmë vetes të kemi rendimente më shumë për jetë komode. Na ka dhënë mendjen edhe për diçka tjetër p.sh. që ta shfrytëzojmë të jemi tolerant ndaj asaj që është e ndryshme nga ne, na ka mundësuar që edhe të mbajmë mend gjërat dhe që mos t’i përsërisim gabimet. Ia përkujoj atyre që mendojnë në mënyra të tilla që populli jonë ka pasur edhe hero të tjerë si mysliman, katolik por nuk janë shkruar dhe nuk janë mbajtur mend shumë nga ta, dikun nga faji i okupatorëve, por edhe nga faji jonë.

Nuk besoj se dikush në Kosovë sidomos të besimit islam e ka përcjell trungun familjar më shumë se në 4 gjenerata apo në 4 shokë. Nuk e di sa varreza të vjetra ekzistojne që janë të padëmtuara dhe me mbishkrime.Më shumë se ne nuk di që i humb dikush gjurmët nga e kaluara. Pse bëhen këto? Nga fanatizmi e nga pakujdesija. Po shkruaka diku në Kuran se njeriu i vdekur nuk paska vlerë, nuk duhet vizituar varrezat, se edhe foto dhe mbishkrime nuk bën të vendoset mbi varre. Ja, kaq vlerë paskan pas baballarët, nënat dhe të parët tanë, këta që i preferojnë gjërat e tilla po bijnë në kundërshtim me vetë Kuranin dhe se e interpretojnë gabim, ku vend kryesor i jepet prindit që ta duam, të përkujdesemi dhe përkujtojmë të gjallë apo të vdekur. Këtë e ka bërë dashkeqi i kombit dhe fesë sonë, me qëllim që të zhduken gjurmët e parardhësve tonë. Natyrisht që të thuhet më lehtë se ja ky ka qenë dhe është vendi i jonë, sepse nuk gjenden gjurmë të popullit shqiptarë, apo ilir. Kësaj i kemi paraprirë edhe ne vetë. Kësaj janë duke e paraprirë ata që mohojnë Skenderbeun, Nënë Terezën dhe figurat tona kombëtare dhe fetare.

Askush nuk mund të ma mbush mendjen që Greqia e vjetër është kjo që është e sotshmja. Në një studim të fundit të ADN të bërë për popujt e Ballkanit del se Grekët dhe Shqiptarët janë shumë të përafërt. Fakt tjetër është se në Greqi deri në vitin 1849 flitej gjuha Arvanitase por ne duke mos qenë këmbëngulës jemi asimiluar dhe kemi marrë gjuhën, zakonet e huaja ndërsa tonat i kemi zhdukur. Për këtë fajtore janë edhe fetë.

Po dalin fakte rrenqethëse në Maqedoni ku edhe për këtë nuk mund të më bindë askush që Maqedonia nuk ishte e populluar qind për qind nga Ilirët dhe se me gjene jemi të njëjtë me këtë popull. Thuhet se Aleksandri i Maqednisë ishte shqiptarë, por prap ne nuk jemi këmbëngulës dhe nuk dimi t’i ruajmë vlerat tona dhe ua lëmë të tjerëve. Edhe këtu maqedonët në mënyrë të pamëshirshme kishin vepruar duke i asimiluar popullatën shqiptare. Ata që ishin ortodoks detyroheshin ta ndërronin gjuhën, ata që ishin musliman dëtyroheshin të quheshin myslimanë dhe jo shqiptarë, ndërsa katolikët mundësisht të shpërnguleshin krejtësisht. Armiqtë këtë e bëjnë me lehtësi, sepse ne nuk jemi këmbëngulës sa duhet dhe se pikërisht nuk i ruajmë vlerat tona, por mundohemi t’i marrim të huajat.

Rasti tjetër me Malin e Zi, Sanxhakun. P.Sh. Në Sanxhakun e Pazarit të Ri ( Novi Pazarit) ata janë të gjithë shqiptarë që i takojnë fesë muslimane dhe flasin serbisht. Vazhdojnë ta bartin ende plisin e barshë. Çka mund të thuhet për këtë?

Ndërsa për Sanxhakun e Nishit prej nga vijnë të parët e mi është tjetër gjë. Pikërisht nga Klaiqi dhe afërsisht 700 fshatra deri te Molla e kuqe si që quhet edhe sot, janë shpëngulur në mënyrën më barbare në vitin 1878 në emër të asaj se kjo popullat është popullatë turke dhe se me marrveshje të fuqive të mëdha duhej që Perandoria Osmane t’i merrte me vete ose duheshin të largoheshin nga Serbia. Këta shqiptarë myslimanë dhe katolikë autokton disa u përzun nga këto treva për në territorin e Kosovës së tashme, sepse Perandoria nuk ishte tërhequr krjtësisht deri në vitin 1912, disa u shpërngulen në Anadoll, disa u masakruan dhe u vranë. Ndërsa shqiptarët ortodoks, thuhet se ka ende edhe sot atje që e dinë se janë shqiptarë por e kanë humbur gjuhën dhe nuk guxojnë të deklarohen. Ekzistojnë ende tapiat e shqiptarve dhe toponime shqip në këto treva.

Kjo po ndodh ende edhe tash në heshtje në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ndërsa deputeti i Kosovës merret me Gj.K. Skenderbeun, sepse nuk ka punë të tjera.

Mu desh t’i përmend këto të gjitha dhe t’ia përkujtoj deputetit dhe bashkëmendimtarëve të tij se Skenderbeu aq sa i takon katolikëve, aq i takon ortodoksve, por dy herë ma shumë i takon myslimanve. Fakti është se po të mos ishte ngritur Skenderbeu në kryengritje të armatosur kundër Perandorisë Osmane nuk do të kishte më shqiptarë të asnjë feje, por ndoshta do të ishte gllabërim i pushtuesve fqinj: serb, grek etj. Ia përkujtoj se Perandoria nuk ka pushtuar tokat që të shpërndajë fenë islame por ka ardh t’i mbledh tagrat „ taksat“. Ky fakt është me Serbinë, Bullgarinë, Greqinë etj. sepse fenë ortodokse nuk ua ka prekur, prandaj edhe Skenderbeu nuk ka luftuar ta ruajë fenë por ka mbrojtur vendin e vet, që është quajtur Shypni, që shqiptari të jetë zot i vetvetes. Prandaj nuk duhet mburrur vetëm pjesëtarët e fesë katolike, por shumë më shumë të fesë muslimane, sepse na ka inspiruar për t’u bërë me atdhe në mënyrë që të kemi edhe fe.

Ja përkujtoj zotëriut se i madhi Ismajl Qemali ishte pikërisht musliman, por mburremi të gjithë, apo ndoshta këta zotëri nuk mburren sepse e ka shpallë Pavarësinë e Shqipërisë dhe se e ka ngritë pikërisht flamurin e Skenderbeut.

I lus të gjithë ata që mendojnë si ky deputet, të binden njëherë e përgjithmonë se Skenderbeu është hero edhe i atyre dhe hero imi që sot i rrisim mjekrrat dhe veshim pantollana të shkurtëra apo vendosim kravata të lirë.I bëjë apel që mos të bëjnë përqarje dhe të kapen për vlerash e jo t'i mohojnë ato.

Prandaj le të rrojë përgjithmonë vepra e këtij heroi kombëtar dhe le të jetë insprim i mëtutjeshëm për mua dhe tërë shqiptarinë, si në luftë edhe në paqe.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora