E premte, 19.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Piktori rilindas Michelis Greci de Valona

E diele, 23.06.2013, 04:18 PM


PIKTORI RILINDAS MICHELIS GRECI DE VALONA

-  Mikele nga Valona i perket grupit te piktorve, qe perfaqesojne “rilindjen adriatike”. Kritika e konsideron mjeshter autentik i dy brigjeve, mjeshter i pikturave te kultit, ne kishat ndermjet Abrucos dhe Molise, ku ruhen piktura shenjetoresh, disa me shume vlera. Mikele nga Valona eshte dhe autor skulpturash.

Studiuesja Fernanda Pugliese, e apasionar per historine dhe kulturen arbereshe, shkruan: “Ikonat e Mikele nga Valona, kane ngjyrat dhe bukurine e drites dhe perbejne nje deshmi unikale, te pranise arbereshe ne Molise ne vitet 1500”-

Ekskluzive nga Prof. Lutfi Alia

Pas vdekjes te kryetrimit Gjergj Kastrioti dhe pasi rënë Kruja e Shkodra, dy bastionet e fundit të rezistences heroike të popullit tonë kunder hordhive turko-bogomile, ne vitin 1479, Dozha i Venedikut dhe Sulltani firmosen aktin e pushtimin turk, te gjitha trojeve te banuara nga albanezet. Kjo drame e historise sone, u pasua me nje dhimbje tjeter, largimin e shume albanezeve drejt brigjeve te Italisë. Disa eksode njeri pas tjetrit, me largimin me grupe te shumta banoresh per te shpetuar jeten dhe fene. Nje kalvar pa fund, ikje pa kthim dhe vendosja e perhereshme ne dhè te huaj. Albanezet emigruan ne mase. Vetem ne vitet 1468 – 1550, nga trojet tona u larguan mbi 250 000 banore. Te paret qe iken ishin familjet aristokrate, te ndjekur dhe nga nje pjese e konsiderueshme e popullit.

Ishte emigrim i imponuar, per t’i shpetuar reprazaljeve dhe hakmarrjes primitve te barbareve turq.

Perandoria Osmane gjate viteve te luftes dhe pasi na pushtoj, e masakroj popullin tone, e deboj me force, e ndau, e shpërnguli, vrau me qindramijera banore, rrafshoj shume qendra banimi, e shfarosi ne mase popullin e pambrojtur, e kete gjenocid te albanezeve, Perandoria Osmane e kreu per ta ndeshkuar per rezistencen 25 vjeçare, qe i beri populli yne, duke e penguar te avancoje drejt vendeve te tjera te Europes. Perandoria Osmane zbatoj nje politike te eger antialbaneze, madje Sulltani nxorri fermanin, qe ndalonte te flitej gjuha e jone e bukur e kesisoj tentoj t’i heqi popullit tone identitetin kombetare.

Ne Itali, shumica e albanezeve u vendosen ne troje te çpopulluara, ku filluan nje jete te re, te organizuar ne baze te traditave te vendit te origjines e ne respekt te rregullave te vendit bujtes. Kesisoj u themeluan shume fshatra te banuara nga arbereshet, madje banoret e ardhur nga Kruja, Lezha dhe Durresi themeluan dhe qytetin e Avelino. Dhe pse u larguan nga vendlindja e u shperndane me banim te perhershem ne disa rajone te Italise, populli yne nuk e humbi identitetin, perkundrazi e ka ruajtur me fanatizem gjuhen, qe vazhdon te flitet ne ditet e sotme, ruajti vlerat etno-kulturore, zakonet, traditat shoqerore dhe besimin fetar. Aktualisht ne Itali, arbereshet mbajne ende mbiemrat e tyre te vend-lindjes, ndersa qindra mijera te tjere, te larguar si individa, ose ne familje te vogla dhe te shperndare neper fshatra e qytetet italiane, jane te regjistruar me mbiemrin albanese, qe deshmon origjinen e tyre nga Albania.

Nder emigrantët qe arrijten ne brigjet e Italise ne vitet e fundit te shekullit XV, bente pjese dhe familja e djaloshit Mikele Greci nga qyteti i Vlores, nje nder piktoret e njohur te rilindjes Italiane, i shquar me veprat e kultit ne trevat e bregdetit juglindor te Italise. Ne historine e artit dhe te kultures italiane, ky piktor albanez,  njihet si Michele Greco da Valona - Mikele Greko nga Valona.

Ne kete shkrim, insistoj te deklaroj se mbiemrin e tij eshte i gabuar, sepse ka nje interpretim te pasakte gjuhesor, ose me qarte, historianet dhe kritiket e artit e kane perkthyer ne italisht, duke mos marre ne konsiderate origjinen albaneze te mbiemrit te piktorit.

Per fatin tone te mire, ky piktor, ne nje triptik, i konsideruar kryevepra e tij dhe i ekspozuar ne Kishen e Shen Merise se Madhe ne Guglionesi, ka firmen autentike, pra kemi nenshkrimin ne origjinal, ku Ai ka shkruar ne gjuhen latine e me germa te medha: MICHELIS GRECI DE VALONA.

Firma e Mikelit nga Valona ne nje nga triptiket, eshte e filmuar nga zonja Rossella De Rosa, e cila e ka publikuar ne internet: shihni Kamastra: luci e colori di Michele da Valona - Yuou tube: 21 gennaio 2012.

Ky filmim eshte dokument autentik e i pa kontestueshem, qe shpall publikisht se mbiemeri i vertete i Mikele nga Valona eshte GRECI.
Gjithashtu, ne ekspoziten e vitit 2011, te organizuar nga Dioqeza e Termoli-Larino dhe MiBAC e Molise, nga 4 punime te prezantuar, tre prej tyre jane te firmosura nga Mikele nga Valona e jane te vitit 1505 (Nga nje Komunikate Zyurtare e Ministrise te Kultures te Republikes Italiane).
Ne asnje nga veprat e Mikele nga Valona nuk ekziston mbiemri Greco (varjanti italisht), as Greko (shqip). Ne analizen morfologjke dhe fonetike te fjales GRECI, sipas rregullave te gjuhes italiane, germa C mes dy zanoreve shqiptohet Ç, pra greçi. Kuptohet se mbiemri i shkruar GRECI, nga italianet shqiptohet greçi, qe perkon me shumesin e emerit GRECO (Grek). Ketu ka lindur dhe ngaterresa, por dihet se fjala greci (greket) ne numerin shumes, kurre nuk eshte perdorur dhe as nuk perdoret si mbiemer as ne gjuhen greke, as ne gjuhen italiane e as ne gjuhen shqipe. Pra etimologjia e mbiemerit GRECI nuk lidhet me emerin GRECO (Greku), por eshte krejt e pavarur e me tjeter origjine. Ne se kontrollojme listen e emerave dhe mbiemerave me origjine nga gjuha greke, nuk rezulton forma Greci, qe gjejme ne firmen triptikeve te Mikele nga Valona.
Keto inkonvenienca gjuhesore ndodhin shpesh kur perdoren emera dhe mbiemera te gjuheve te te tjera dhe kur behen krahasime mes gjuheve te ndryshme.
Po bej nje shembull te thjeshte. Ne italisht eshte shume i perdorur mbiemri Rosa (shqiptohet Roza), qe do te thote trendafili, ndersa ne shqip shkruhet njelloj, por shqiptohet Rosa dhe ka kuptimin rosa – shpendi.
Keshtu ka ndodhur me Mikelin nga Valona, i cili nuk e ka mbiemrin Greco - Greko, por si e shkruan dhe vete, mbiemeri i tij eshte GRECI, i cili ne gjuhen italiane shqiptohet Greçi, ndersa ne gjuhen tone shqiptohet ashtu si shkruhet Greci, qe eshte mbiemer shume i vjeter i albanezeve, i ndeshur ne forma te ndryshme si Greci, Greca, Greça, Grrica etj dhe i ruajtur ende ne Shqiperi e ndermjet arberesheve te Italise.

Problemin e mbiemrit te Mikele nga Valona e kane trajtuar dhe shume studiues italiane, madje Don Nikolla Mattia, nje nga njohesit dhe interpretuesit me kompetente te veprave te Mikelit ka deklaruar:

«Il cognome Greco potrebbe non essere reale, ma è un semplice riferimento alle sue origini di confessione – mbiemri Greko, mund te mos jete real, por eshte nje referim i thjeshte i origjines te besimit te tij».

Pra ketu shfaqet ajo ngaterresa e hereshme, e njesimit te ritit ortodoks bizantin me ritin grek.

Studiuesit e artit nuk jane marre me problemet e historise, apo te origjines te mbiemrit te tij, sepse te gjithe jane te sigurte per origjinen albaneze, andaj nuk i kushtojne kohe ketij aspekti te njohur, por impenjohen kryesisht ne studimin dhe analizen e punimeve te tij, qe shenojne nje perzierje te artit bizantin me te rilindjes italiane, çka shihet qarte ne portetet e Shen Merise, te realizuar ne triptiket e fundit, qe jane shume me teper te artit rilindas se sa te artit bizantin.

Per mjeshtrin tone Mikele nga Valona, prej shume vitesh eshte perdorur mbiemri Greko e kuptohet se eshte e veshtire ta ndryshoj, ose me sakte ta perdor formen e drejte, mbiemrin origjinal GRECI, andaj per inerci te tradites “se gabuar”, jam i detyruar te perdor formen zyrtare, ashtu si njihet ne historine e artit dhe kultures te rilindjes Italiane, ashtu si prezantohet ne shtyp dhe ne te gjitha portalet kombetare e nderkombetare.

Familja e Mikele nga Valona fillimisht u vendos ne Abruco. Nuk ka te dhena per femijerine e moshen e adoleshenciale te kaluar ne Vlore, por sipas studiuesve Lucia Arbace dhe Daniele Ferrara, ai u transferua kur ishte ende i ri. Njohurite e para si piktor i ka marre ne vendlindje, ndersa ne Itali i thelloj e u formua si piktor dhe resturues i pikturave kishtare ne rajonet e Abrucos dhe Molises.

Emeri i qytetit te origjines Valona, u bë identifikues, duke e specifikuar ndermjet piktoreve te tjere italiane e kesisoj ne ditet tona njihet: maestro albanese Michele Greco da Valona, piktor i shquar i “rilindjes adriatike te shekullit XVI”.

Ne vitet e para te shekullit XVI, Mikele nga Valona, i njohur si artist i ardhur nga Albania, jetoj prane familjes ne Abruzzo e nga ketu, duke ndjekur shtegetimin sezonal te dheneve, levizi ne drejtimin Akuila (Aquila) – Foxhia (Foggia) dhe me pas u ngjit ne Molise.

Ne historine e artit kishtar italian, figura e artistit albanez Mikele nga Valona, prezantohet emblematike, si perzjerje e kulturave bizantine, me Rilindjen italiane. Mikele eshte vazhdues i vepres te mjeshtrave te shquar italiane te shekujve XIV-XV, sidomos te Iacobello Del Fiore perfaqesuesi i gotikut te vonshem dhe piktoreve rilindas Karlo Krivelli (Carlo Crivelli), Pietro Alamanno dhe te Vittorio Carpacci, perfaqesuesi me i shquar i “Shkolla e albanezeve” ne Venecia, te cilet gjate levizjeve nga veriu drejt jugut te bregut te Adriatikut, me pikturat e tyre kishtare, behen zedhenes te tradites se kultures venedikase.

Dihet se Venecia historikisht ka qene e hapur e ka krijuar raporte shkembimesh me kulturat e tjera te Adriatikut dhe te Jonit e ne kete bashkpunim dhe me kulturen bizantine. Rikujtojme se ne shekujt XV - XVI, ne Venecia lulezoj piktura e njohur si “scuola degli albanesi – shkolla e albanezeve”, me perfaqesuesin me te shquar Vittorio Carpacci (me origjine albaneze), autori i shume veprave, disa prej te cilave kane ne qender Shen Gjergjin, qe evokon qendresen heroike te albanezeve me ne krye Gjergj Kastriotin. Kur u themelua “Scuola degli Albanesi” ne vitin 1502, ne fasaden kryesore te nderteses, ndermjet dy dritareve, Vittorio Karpaci gdhendi bazorelievin, qe prezanton rrethimin e Shkodres, nje kujtim domethenes per dashurine dhe lavdine e atdheut. Ne kete shkolle pikture benin pjese shume albaneze, emrat e te cileve jane perzier me ato te piktoreve italiane, aq sa shpesh eshte e veshtire te veçohen.

Ne fundin e shekullit XV e fillimin e shekullit XVI, ne trevat italiane buze adriatikut, gjalluan lirshem dhe te nderthura te dy kulturat e piktures kishtare, si ajo katolike dhe ajo ortodokse bizantine, ku sipas shume studiuesve te artit, Mikele nga Valona u shqua si “piktor interesant albanez, i cili na zbulon nje liri te veçante shprehjeje, qe asht frut i eksperinces te pjekur nga ana tjeter dhe nga kjo ane e Adriatikut - un interessante pittore albanese il quale rivela una particolare libertà espressiva, frutto delle esperienze maturate al di là e al di qua dell'Adriatico”.

Mikele nga Valona i perket grupit te piktorve, qe perfaqesojne “rilindjen adriatike”. Kritika e konsideron mjeshter autentik i dy brigjeve, mjeshter i pikturave te kultit, ne kishat ndermjet Abrucos dhe Molise, ku ruhen piktura shenjetoresh, disa me shume vlera. Mikele nga Valona eshte dhe autor skulpturash.
Studiuesja Fernanda Pugliese, e apasionar per historine dhe kulturen arbereshe, shkruan: “Ikonat e Mikele nga Valona, kane ngjyrat dhe bukurine e drites dhe perbejne nje deshmi unikale, te pranise arbereshe ne Molise ne vitet 1500”.
Nder punimet me te mira te Mikele nga Vlona jane triptiku i Shen Merise me Jezusin foshnje, ndermjet Shen Pjetrit dhe Shen Palit, e konsideruar kryevepra e tij, e cila mban dhe firmen e autorit. Kete triptik mjeshtri yne e kishte pikturuar per Kishen e Shen Pietrit, ku arbereshet celebronin me ritin bizantin, por kur kisha u shemb dhe arbereshet u shperngulen per te banuar ne Montecilfone e moren me vehte dhe triptikun. Aktualisht, ky triptik i famshem ndodhet ne Kishen e Shen Merise ne Gulionezi (Guglionesi - Molise), ku banon nje komunitet i madh arberesh. Ne dialektin arbereshe, kjo komune quhet Ujunishe. Nder punimet me te mira renditen dhe nje pikture ne telajo dhe statuja e Shen Pardo.
Keto tre vepra, Kuria e Peshkopates te Termolit i ekspozoj publikut gjate muajit nentor te viti 2011. Shtypi i beri jehone ketij aktiviteti, duke e informuar publikun: “veprat e Mikele nga Valona u kthyen ne shtepi, por jo ne Albania, ku lindi piktori yne i viteve ‘500, por ne bregun perballe, ne Abruco e Molise”.
Ne vitet 2011 – 2013, ne Itali jane hapur disa ekspozita me punimet e piktorit tone, jane zhvilluar workshope e konferenca shkencore, ku kane refruar studiuesit me kompetenta italiane e te huaj, mes tyre dhe shqiptari Ilir Shahollari, historian, studiues dhe restaurues i artit kishtar.

Nje nder ekspozitat e vitit 2011 titullohet: Zonja Shen Meria dhe shenjetoret “tane” ne veprat e Mikele Greci nga Valona ne Molise.

Pas ekspozites prestigjioze “Rilindja dancuese. Mikele Greko nga Valona dhe artistet e Adriatikut ndermjet Abruco e Molise”, me 28 korriku deri 25 shtator 2011, ne keshtjellen Pikolomini ne Celano (Akuila), u hap nje tjeter ekspozite e shoqeruar me workshop-in “Hulumtime diagnostike rreth veprave te Mikele Greko nga Valona”, ku referuan studiues italiane, shqiptare, greke dhe kroate.

Shtypi molisian shkruan: “Arti i shenjte i Mikele nga Valona, piktori i viteve ‘500, i lindur ne Albania, por me aktivitet ne Molise dhe Abruco, u rikthye ne rajonin tone. Nje triptik i firmosur, si dhe nje kuader ne telajo jane ekspozuar ne Kishen Shen Maria ne Gulioneze, ndersa statuja e Shen Pardo, eshte ekspozuar ne Katedralen e Shen Pardo te Komunes se Larino”. Pas shume vitesh te ruajtur ne Muzeun Kombetar ne Akuila, triptiku i firmosur nga Mikele nga Valona, u vendos ne Kishen e Shen Merise ne Gulionezi, ndersa triptiku i katert ne Kishen e Shen Xhiusepe ne komunen e Vasto.

Piktori yne Mikele nga Valona ishte i integruar ne jeten e Molise e te Abruco, madje njihte mire historine e tyre, veçorite e Kishave dhe kulturen kristiane te banoreve, çka e provon me triptikun Shen Maria me Xhiovani Batista e Shen Adamin. Kete triptik Ai i a dedikon popullit te Gulioneze, i cili e adhuron Shen Adamin, pasi ai ashtu si Xhiovani Batista, kishte pergatitur takimin me Jezu Krishtin.

Ne aktivitet e organizuara per njohjen dhe promovimin e Mikele nga Valona, nje rol te dores se pare kane dhene Zyra e Vlerave Historike - Artistike dhe Etnoantropologjike e Rajonit te Molise, ne bashkepunim me dioqezen e Termoli-Larino dhe me Biblioteken Provinciale “P. Albino” te Kampobasso, te cilet me 22 Mars 2012 organizuan nje takim nderkombetar me titull: “Michele Greco da Valona e il Rinascimento Adriatico. Studi per i restauri e la valorizzazione – Mikele Greko nga Valona dhe Rilindja Adriatike: Studime mbi restaurimin dhe vlerat”. Kjo iniciative lindi per te njohur shkembimet kulturale dhe artistike, ndermjet dy brigjeve te Adriatikut dhe ndikimet reciproke ne artet figurative ne fillimet e shekullit XVI.
Ne kete konference shkencore, Rilindja Adriatike eshte veshtruar dhe diskutuar nepermjet analizes te figures te nje prej eksponenteve me te medhenj te kesaj periudhe, pikerisht te piktorit tone Mikele nga Valona.
Studiuesit e shumte, e prezantuan ne menyre te plote, aktivitetin e Mikele nga Valona ne vitet ‘500, te shtrire ne nje hapsire te gjere ndermjet Molise dhe Abruco, ku ai shquhet si piktor i jashtzakonshem eklektik, qe dijti te bashkoje ne nje te veteme e me stil origjinal, te gjitha kategorite e gjuheve artistike, qe gjallonin ne te dyja anet e Adriatikut.
Shtypi molisan dhe abrucez, ndalet ne veçanti per keto aktivitete, duke i bere jehone lidhjeve historike dhe kulturore ndermjet Shqiperise dhe Arberise molisane, kehtu i quajne trevat e banuara nga arbereshet.
Si epilog te ketij shkrimi per Mikele Greci nga Valona, figure e shquar e rilindjeve italiane, albaneze dhe europiane, po rendis nje thenie te Pavel Aleksandroviç Florenskij: “Ne se nuk kuptojme, se çdo akt i kultures eshte nje e vertete, nuk do te jemi ne gjendje te njohim dinjitetin e brendshem dhe humanizmin”.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora