E shtune, 14.12.2019, 07:49 AM (GMT)

Kulturë » Libra

Xhevahir Cirongu: Këndi i librit

E diele, 23.06.2013, 06:09 PM


Këndi i librit: Xhevahir Cirongu

Bota  shpirtërore e poetëve dhe  e  shkrimtarëve  është sa  vetë gjithësia  yjnore..!

@Poetin Hyqmet Hasko e kam njohur  nëpër  rrugëtimin e vargut  poetik. Duke lexuar poezitë e tija ,të cilat kanë ngjyra të ndezura shumëplanshe  të veshura me petale lulesh, thyerje midis vargut e që lëshojnë llavë dashurie, përcjellin  te lexuesi emocione e tingull muzike me nota të spërkatura  me ujë  kristali gjer në thellësinë e qënies sonë shpirtërore. Në gjithë poezitë e tija,Hyqmeti rrok  tematika të ndryshme;  shoqërore e sociale, shpirtërore të ndërthurura me gërshetin e gëzimeve, por edhe me tragjiken njerëzore, si një fenomen i pa shmangshëm  i jetës sonë. Ai zbërthen filozofikisht edhe etikën njerëzore kur merr penën e shkruan varg poetik.Kohët e fundit del para lexuesit me vëllimin e katërt me poezi të titulluar ‘’Eja m’u ul në zemër’’. Poeti Hyqmet Hasko , vargun e kërkon te peizazhi natyror, te mjedisi shoqëror, ku aty  merr udhën  poezia.

 

@Skënder Sadri Kapiti boton librin me titull ’’Triumfi i Kombit’’. Që në fillim autori në libër shkruan këtë citat: ‘’Realiteti, faktet,argumentet dhe pasojat duhen studiuar,gjykuar e vlerësuar ose të paktën të peshohen në mënyrë që të gabojmë sa më pak, të mos i përsërisim gabimet tona pot ë korrigjohemi e përmirësohemi për më të mirën si individualisht dhe kombëtarisht.’’

Librin lexuesi e gjen në libraritë e Shqipërisë, në Kosovë etj.

 

@ Botuesi Alfred Ziu ka hedhur në  qarkullim midis shumë librave të tjerë, edhe  librin me poezi ‘’Lirika e këngëve’’ të autorit  Ndoc Gjetaj. Midis të tjerave A. Ziu për poezinë e Ndoc Gjetaj  bën këtë vlerësim: ’’….liria e poezisë së Ndocit mund të konsiderohet si një revolucion poetik, sepse ai jetoi në poezi fushën njerëzore, si kujtim i njeriut të vërtet, jo si shumë poetë që arrin të flasin për njerëzit dhe aspak për njeriun.Në të njëjtën kohë, fusha njerëzore si kujtim i njeriut të vërtetë, nuk duron të zvogëlohet në përmasat e një lexuesi të vogël!...’’.

‘’…Poezia e Ndocit qëndron në shprehitë e një predikimi, jo thjesht për të predikuar,por duke vënë në pah prioritetet e mendimit.’’ Në këtë vëllim janë përfshirë gjithësej 62 poezi.

Një tjetër libër interesant  që ka për autor Alfred Ziun është libri me titull: ‘’Gjithë sa kemi lexuar’’. Thelbi  i këtij procesi na shpie te përceptimi i realitetit që lëviz në botën e të lexuarit…

 

@ Agim Bajrami na paraqitet me botimin e librit ‘’Kthimi i gjeneralit’’ ,( Ese dhe publiçistikë). Tematikat  e ngjarjet  janë  shoqëruar edhe me foto, të cilat ia shtojnë  kuriozitetin  librit për ta lexuar. Informacionet janë të shumta  e përfshihen nga gjithë trojet shqiptare.

 

@ Monografia ‘’Mançellarët’’ me autor E. Cakaj  e redaktor Xh. Cirongu, ka ngjallur interes te lexuesi, sepse aty  përshkruhet me hollësi  shumë ngjarje  historike  të trevës së Skraparit dhe të fshatit  Vlushë. Aty flitet për patriotët e dëshmorët , që ky fshat  heroik i fali 26 dëshmorë  Atdheut në luftën e Dytë Botërore. Por , edhe për patriotin Nuri Vlusha (Mançe), ka qënë anëtar i Shoqërisë ‘’Vatra’’, merr pjesë në luftën e Vlorës  në vitin 1920, me 200 djemë nga Skrapari. Në vitin 1905 emigron në Turqi e mban lidhje me shumë atdhetarë, saqë në vitin 1908-1910 krijon shoqërinë e ‘’Stambollit’’  që kryesohej nga Meleq Staravecka. Shtëpia e ‘’Mançellarëve’’ u bë baza kryesore e LANÇ,dhe spital  partizan. Merr pjesë në Revolucionin Demokratiko-borgjez, qërshor 1924. Këshilli i Qarkut Berat i jep titullin ‘’Qytetar Nderi’’(pas vdekjes) z. Nuri Vlusha (Mançe) me këtë motivacion: ‘’Për veprimtari patriotike brenda dhe jashtë vendit në mbrijtje të interesave kombëtare’’.(Vendimi Nr.41 datë 14.07. 2003.)

 

@ Edhe poeti nga Prishtina Adem Zaplluzha, para disa kohësh del para lexuesit tonë me  katër vëllime të reja poetike, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Në bibliotekën e qytetit bregdetar të Durrësit, nga ky autor  do gjesh të gjitha botimet e tija në fondin e kësaj  biblioteke. Autori ka një prodhimtari të bollshme dhe cilësore që shkon rreth 83 vëllime numerike të botuara. Eshtë anëtar i Klubit të Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazlliu’’ në Kastriot, dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në foto po paraqesim katër  kopertinat e  botimeve të fundit me poezi.Edhe kritika letrare ka bërë vlerësime konkrete rreth vlerave që mbartin poezitë e këtij autori prodhimtar e cilësor.

 

@ Të flasësh për shkrimtarin Bedri Tahiri të duhet siç thotë një shprehje popullore ’’Një natë dimri’’, sepse aktiviteti  i këtij njeriu sa të thjeshtë e patriot , është i mbushur me ngjarje e episode trimërie dhe krijuese letrare. Ai ka lindur në Galicë të Drenicës më 1956. Arsimimin e parë e merr në gjimnazin e Skënderajt.Studimet në degën Letërsi -gjuhë shqipe i mbaron në Universitetin e Prishtinës. Me artin letrar është marrë qysh herët.Shkrimet letrare e historike zënë vendin kryesor në krijmtarinë e këtij autori.Merr pjesë në   formacionin luftarak të  UÇK-së, dhe  gëzon statusin e veteranit.Për nga gjeografia publicistike ka një shtrirje në gjithë Trojet Etnike Shqiptare.Ky libër është i  22-ti numerik që boton autori Bedri Tahiri. Edhe titulli është mjaftë i goditur ‘’Flakadanët e lirisë’’ (4).

 

Ju urojmë autorëve suksese edhe me vepra të tjera  në të ardhmen sepse kështu i shërbejmë atdheut tonë  e kulturës Kombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT