E enjte, 28.03.2024, 07:04 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: “Jemi me fat që ju kemi në Linz!”

E diele, 23.06.2013, 07:02 PM


Shteti austriak krenarë me kosovarët e integruar

“Jemi me fat që ju kemi në Linz!”

Nga Ramiz Selimi

Gjithnjë e më shumë shqiptarët e mirë integruar në Evropë po investojnë në vendet ku jetojnë, pasi atyre po ju ofrohet një mundësi reale nga shtetet pritëse për të shpalosur idetë dhe dëshirat e tyre, me përkrahje serioze për të realizuar ato. Gjenerata e dytë nga familja Rexhepi është integruar shumë mirë dhe akceptuar plotësisht nga kompanitë tjera dhe organet vendore. Ata me jetën dhe veprën e tyre, i bën shqiptarët që jetojnë e punojnë në Linz të ndihen krenarë që janë shqiptarë.

Motrat Rilinda, Ina dhe vëllai i tyre Azam Rexhepi  janë ndër shqiptarët me të suksesshëm në Linz të Austrisë. Inovacionet dhe idetë e reja që ofron kompania e tyre  “REX” në fushën e dizajnit dhe printerimit, e ka zgjuar vëmendjen e gjithë opinionit biznesorë në Austri, duke e bërë këtë kompani interesante dhe me perspektivë të sigurt për të ardhmen. Kompania në fjalë është shpallur dhe dekoruar me medalje si kompania më e suksesshme në sjelljen e inovacioneve dhe ideve të reja në Austri.

Në promovimin e sukseseve të saj ketë të Hënë në zyrat e REX-it, ishin prezent edhe kompani të mëdha biznesi, kompani të klientëve, kryetarë nga oda ekonomike dhe politikanë, si Sebastian Kurz, Stefan Haboeck përfaqësues i Dr. Rübig, Markus Ram, Peter Reiter, etj. Gjatë bisedave me klientët e REX-it vërehej një kënaqësi në fytyrat e tyre, të gjithë lavdëruan punën me saktësi që kryen kjo kompani dhe perspektiven e sigurt.

Hapjen e këtij tubimi e bëri zonja Ina Rexhepi, ajo falënderoi të gjithë të pranishmit,  në veçanti pjesën prominente që ishin prezent aty. Fjalimi i saj u përqendrua të suksesi i kompanisë dhe meritat e atyre që ndihmuan, duke falënderuar kompanitë e mëdha qe i dhanë besimin me kontrata edhe në vitet e ardhshme. Ajo  me një fjalim dhe oratori të saktë menaxheri  me plot energji pozitive tregoi se femrat jo vetëm që kanë aftësi të mira menaxhimi,  por ato janë të domosdoshme në biznes.

Sekretari i shtetit për integrim Sebastian Kurz në fjalën e tij tha se: “Ne po bëjmë të pamundurën që të huajt të integrohen sa më mirë në jetën tonë dhe të kontribuojnë së bashku me ne, në ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë. Ne e dimë se edhe të huajt kanë ide dhe dituri të mira menaxhimi, prandaj kemi nevojë për secilin nga ata. Ju lutem informoni miqtë e juaj të përfundojnë profesionet e tyre të dëshiruara, që nesër t’i zbatojnë në biznes. Kompania “REX “ është një storie e suksesit, e cila është shembull për të gjithë tjerët që të provojnë në biznese sepse përkrahja nuk do të mungon. Unë dhe Rilnda po vizitojmë shumë shkolla të mesme dhe po ju tregojmë për suksesin e këtij integrimi të suksesshëm. Ne jemi shumë të lumtur që Rilinda , Ina dhe Azami jetojnë në Linz dhe idetë e tyre i shpalosin këtu, në vendin e duhur dhe me këtë përfiton i gjithë njerëzimi. Rilinda e ka vendin në politikë dhe ajo do te kyçet në partine tonë. Jemi me fat që ju kemi në Linz.”!  përfundoi fjalimin z. Kurz. Nuk e tha, por dukej sikur donte të thonjte është fat i ynë që këta persona jetojnë tek ne, e jo atje, sepse në Kosovë do të ishin të humbur dhe të pavlerë!

Ndërsa Azami shpalosi përmes programit “power point” shifrat e rezultateve të arritura gjatë tri viteve të fundit. Planet për të ardhmen kjo kompani i ka shumë ambicioze, me rritjen e numrit të punëtorëve dhe hapjen e ndonjë filiale në partneritet në Kosovë. Ne fund u shtrua një koktej për mysafirët e ftuar.

Me një qetësi dhe papërtueshmëri në punë,  Rilinda dhe Ina Rexhepi kanë  arritur suksese të lakmueshme në fushën e biznesit, duke krijuar emër dhe famë, që pasqyrohet jo vetëm në shtypin austriak, por edhe me gjerë. Ato dhanë një intervistë për gazetën. që do të botohet në ditët e ardhshme.

 

“REX”,Rilinda Rexhepi, Sekretari shtetëror Sebastian Kurz, Ina Rexhepi, Azam Rexhepi



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora