Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adil Fetahu: A po i doni euro apo dollarë?

| E diele, 23.06.2013, 08:00 PM |


A PO I DONI EURO, APO DOLLARË?

• Genjeshtra eshte “virtyt” i shtetarëve serb!

Serbia “ka prona te veta ne Kosove” ne vlere 220 miliarde dollare/euro!

Shkruan: Adil FETAHU

Se genjeshtra eshte veti e shtetareve serb te te gjitha kohërave, kete e dime te gjithe, ndersa e ka pranua edhe vet “babai i kombit”, akademiku Dobrica Qosiq. Ai qysh heret e ka shpallur genjeshtren per virtyt serb. Ne romanin e tij “Deobe I” (1961), shkruante: “Genjeshtra eshte forme e patriotizmit tone dhe vertetim i inteligjences sone te natyrshme e te bashkelindur. Genjejme ne menyre krijuese, me imagjinate dhe invencion…”. Se kane veti dhe “virtyt” genjeshtren, kjo eshte problem i tyre, por se po arrijne ta genjejne tere boten,  kjo nuk eshte problem vetem i tyre. Ata genjeshtren e perserisin sa here t’iu duhet e ta vleresojne se iu shkon ne favor, genjejne gojarisht e me shkrim, me fe e me shkence, me media e diplomaci, dhe kur genjeshtra merr dhene me te gjitha format dhe mjetet, atehere e shesin si te vertete! Genjejne per historine e kulturen, per krimet dhe viktimat,  per presionet dhe shpernguljet, per pronat dhe padrejtesite, duke e paraqitur veten si viktime e konspiracionit te bashkesise nderkombetare. Dhe pretendojne qe genjeshtren ta materializojne e te perfitojne dobi marramendese prej saj!

Genjeshtra e rende 220 miliarde dollare/euro !

Nuk eshte genjeshter e re, por koheve te fundit, sapo afrohet koha e bisedimeve per tema te natyres ekonomike ne dialogun qe po zhvillohet ne Bruksel midis Kosoves e Serbise, gjoja per normalizimin e marredhenieve, eshte shpeshtuar dhe me te madhe po trumbetohet neper media e gjetke, kinse Serbia eshte pronare e pasurive ne Kosove qe kapin vleren 220 miliarde dollare (nganjehere harrojne ne cilen valute e kane bere llogarine, prandaj here thone dollare, here – euro!)

Diten e pavaresise se Kosoves (17 shkurt 2008), gazeta “Politika-press” pat shkruar se, “sipas te dhenave zyrtare te institucioneve sheterore dhe eksperteve te vendit, vlera e pasurise se patundshme te Serbise ne “Kosove e Metohi” eshte 220 miliarde dollare”. Per ta bere genjeshtren sa ma bindese, ate shifer pastaj e shkoqiten ne forma e vlera te ndryshme te pasurive. Keshtu, thoshte se vlera e pasurive private te ma se 30.000 familjeve serbe “te perndjekura” pas ardhjes se trupave nderkombetare (1999), eshte me se paku kater miliarde dollare. Gazeta (propaganda serbe) lamentonte se me shpalljen e pavaresise se Kosoves, Serbise po i pamundesohet e drejta e posedimit te tokave bujqesore e ndertimore, pyjeve, ndertesave zyrtare, afariste e banesore dhe objekteve tjera te destinimit te vecante (ushtrise e policise), nga te cilat vetem aeroporti ushtarak ne Sllatin vleresohet ne 95 milione euro (shih tash: e “konverton” dollarin ne euro!). Duke vazhduar genjeshtren ne pafund, thoshte se ndermarrjet e Serbise ne Kosove kane 1.358 objekte, ndersa vetem pasuria e EPS (elektroekonomia e Serbise) ne Kosove vleresohet afro 3 miliarde euro, apo 4,2 miliarde dollare, ndersa vlera e rezervave minerale, sipas vleresimit te Bankes Boterore,  arrine mbi 19 miliarde dollare; rezervat e bilancuara te qymyrit (lenjitit) eshte 14 miliarde tone; plumbit  e zinkut 42,2 milion tone (apo 74,1% te rezervave te Serbise!), qe vlejne 13,5 miliarde euro dhe mund te sigurojne punesimin e 35.000 punetoreve; nikel e kobalt 13,3 milione tona; boksit 1,7 milion tone; magnezit 5,4 milion tone. Pervec ketyre, ne Kosove eksploatohen edhe minerale tjera te rralla, si: argjend, hekur, kobalt, indium, kadmium, germanium, talium, galium, ar, platine, baker. Genjeshtren e “garnon” me mbi 17 miliarde dollare kinse Serbia i ka investuar ne Kosove ne periudhen 1960-1990 (pse jo deri me 1999?!).

Ne media te ndryshme perpiqen te japin shifra sa me te harmonizuara. Gazeta “Veqernje novosti” e dates 11 qershor 2013, shkruante se Serbia eshte pronare e 580.000 hektareve toke ne Kosove, nje pjese e madhe e kesaj toke eshte prone e PKB-se (Kombinatit Bujqesor te Beogradit); e kishte marre “ne pronesi” token e te gjitha (17) ish-kombinateve  e kooperativave bujqesore te Kosoves gjate periudhes se masave te dhunshme dhe transformimit te prones ne Kosove. Gazeta me tutje shton se Serbia eshte pronare e 1,4 milion metra katrore te lokaleve zyrtare; 145.000 metra katrore te lokaleve afariste dhe 25.999 metra katrore te ndertesave te banimit.

Trumbetimi i ketyre genjeshtrave eshte intensifikuar keto dite, per shkak se po afron koha kur ne Bruksel do te bisedohet per piken 13 te Marreveshjes se lidhur midis Kosoves e Serbise, pike kjo qe ka te beje me energjetiken dhe telekomunikacionin, sektore keto ne te cilat Serbia pretendon te “nduke” sa ma shume, ose te pakten dicka prej tyre, dhe jo vetem prej ketyre por edhe ne te gjithe sektoret e  tjere te ekonomise. Sipas pretendimeve serbe, shteti i Serbise perms Fondit per Zhvillimin e Serbise eshte pronar I te gjitha subjekteve ekonomike ne Kosove, ndersa PKB eshte pronar i tokave te ish kombinateve e kooperativave bujqesore ne Kosove.

Pretendimet e Serbise per prona ne Kosovo jane te pabaza

Apetitet dhe pretendimet e Serbise per prona ne Kosove nuk kane asnje baze te vlefshme juridike. Ato pretendime i “bazon” ne ligjet e veta te miratuara gjate periudhes se okupimit te Kosoves (1990-1999), dhe procesin e transformimit organizativ e pronesor te subjekteve ekonomike dhe institucioneve tjera, nen regjimin e masave te dhunshme te zbatuara gjate asaj periudhe. Me akte ligjore e nenligjore Republika e Serbise gjate asaj periudhe praktikisht ka bere nacionalizimin,  eksploatimin, transformimin, privatizimin dhe plackitjen e pasurive dhe kapitalit te Kosoves. Pas okupimit te dhunshem te Kosoves nga RS, te gjitha organet, institucionet dhe ndermarrjet e Kosoves u vune nen masa te dhunshme (per kete shih librin e te njejtit autor: “Masat e perkohshme – akte te shkaterrimit te ndermarrjeve ekonomike dhe institucioneve shoqerore te Kosoves”, Prishtine 1992). Nen regjimin e masave te dhunshme, u shkarkuan nga pozitat udheheqese dhe u perjashtuan prej pune kuadrot dhe punetoret shqiptare, e ne vend te tyre u emeruan dhe punesuan serbe te Kosoves, te Serbise dhe asi refugjate te Kroacise. Organet e dhunshme, te dirigjuara dhe udhezuara nga Beogradi, bene ndryshime statusore, organizative e pronesore dhe integrimin e dhunshem, duke e bartur pasurite e subjekteve ekonomike e shoqerore te Kosoves, ne pronesi te ndermarrjeve dhe subjekteve tjera te Serbise (per kete shih nga i njejti autor: “Procesi i transformimit dhe privatizimit – forme e re e kolonizimit te Kosoves”, Bujku, 6.06.1996, dhe “Transformimi, integrimi i dhunshem dhe privatizimi i kapitalit shoqeror”, Permbledhje e punimeve nga Keshillimi shkencor i Lidhjes se Ekonomisteve te Kosoves, 12-13 korrik 1996. Ne librin tim me komente te botuara ne mediat serbe (“Shtegtimi neper lajme”, fq.230, ne nje koment te botuar ne B=92, me 5 tetor 2010, e kam komprometuar pretendimin e Serbise per pronat e saj ne Kosove, qe i vlereson ne 220 miliarde dollare).

Ne  procesin e integrimit te dhunshem, ndermarrjet me te medha e me te rendesishme te Kosoves, u nacionalizuan dhe shnderruan ne ndermarrje te shtetit te Serbise (EEK, PTT, Hekurudha, Ekonomia e Pyejeve, etj), ndersa kapitali i ndermarrjeve tjera u bart ne pronesi te ndermarrjeve dhe te Fondit per Zhvillimin e Serbise. Tere procesi u zhvillua nen regjimin e masave te dhunshme, dhe ishte krejtesisht i kunderligjshem ne raport me ligjet sistemore (federative) dhe me ligjet e Kosoves, por bazohej kryekput ne dhunen shteterore. Per zbatimin e dhunes, Serbia krijoi kornizen ligjore me ligje te rendomta e speciale per t’i zbatuar ne Kosove, e qe kishin karakter dhe permbajtje diskriminuese, si bie fjala: a) Ligji mbi kushtet dhe proceduren e shnderrimit te prones shoqerore ne forma tjera te prones (GZ e RS, nr.48/91, 75/91,51/94; b) Ligji mbi pasurite e RFJ (GZ e RFJ, nr.41/93); c) Ligji per mjetet ne pronesi te Republikes se Serbise (GZ e RS, nr.53/95); d) Ligji mbi transformimin e prones (GZ e RS, nr.32/97), e te mos flasim per ligjet special: ate mbi veprimin e organeve republikane ne rrethana te vecanta, dhe ate mbi marredheniet e punes ne rrethana te vecanta.

Prandaj, te gjitha ligjet, vendimet dhe veprimet e organeve te Serbise pas 23 marsit 1989, sipas te cilave jane bere ndryshime pronesore ose transakcione te ndryshme me pronen shoqerore te Kosoves, ishin ligje diskriminuese te regjimit te dhunshem te okupatorit, dhe cfaredo kerkese a pretendimi qe bazohet ne ato ligje, vendime e veprime, eshte e pabaze dhe juridikisht  e pavlefshme, ndersa politikisht e pamoralshme.

Serbia ne Kosove nuk ka investuar asgje per zhvillimin e Kosoves, vetemse i ka shfrytezuar dhe eksploatuar pasurite e Kosoves per interesa te veta, derisa me ne funt plackiti, shkaterroi dhe dogji gjithcka qe arriti. Dhe ne vend se Kosova te kerkoje demshperblimin per te gjitha llojet e demeve te shkaktuara,  per tere kohen e okupimit, Serbia paraqitet me pretendime marramendese!

Qeveria legjitime e Kosoves, qe asokohe ishte ne egzil, me nje vendim te vetin (“Bujku”, 19.03.1993), i ka shpallur te paligjshme dhe te pavlefshme te gjjitha vendimet mbi transformimin pronesor dhe te gjitha marreveshjet e kontratat mbi transakcionet, ristrukturimin ose tjetersimin e pasurive natyrore ose kapitalit shoqeror te Kosoves, te cilat i kane bere organet e Serbise me partnere te ndryshem, te brendshem e te jashtem.

Ekipet e “eksperteve” te Kosoves te cilat po marrin pjese ne dialogun qe po zhvillohet ne Bruksel midis Kosoves e Serbise per sektore e tema te ndryshme, duhet te “armatosen” mire me argumente te pamohueshme qe i kane, per t’iu kundervene kerkesave dhe pretendimeve te Serbise per pasurite e Kosoves. Krahas argumenteve per komprometimin e pretendimeve te Serbise, nuk eshte e tepert nje pyetje ironike: a i doni euro, apo dollare ato 220 miliarde?!

-Per ZSh-ne, 20 Qershor 2013-