E marte, 23.04.2024, 08:45 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ethet fetaro-politike në Kosovë

E shtune, 22.06.2013, 08:02 PM


ETHËT  FATARO-POLITIKE    KOSOVË KËRKOJNË SHËRIM UNIKAT

Nga Dedë Preqi

T’a  kultivosh një politikë të tillë në Kosovë, që feja të përcaktojë interesat shtetërore, duke hequr dorë nga traditat e ndritshme kombëtare dhe figurat e heronjve kombëtarë, deri te heqja dorë e traditës prej historisë, traditës dhe kulturës nacionale, do të thotë sikur ta kultivosh tradhëtinë  kombëtare  ndaj të vërtetës dhe realitetit, dhe ndaj qenjes kombëtare. Kjo njëherazi do të thotë, nënshtrim para atyre që nuk ia donë të mirën kombëtare  këtij vendi dhe këtij populli.

Kur i kundërvihëmi vetëvetës, duhet kuptuar dhe pranuar, se rrëfimët në të kaluarën nga okupatorët e ndryshëm, kanë gjetë përkrahjen e këtyre njerëzve, mu në kohët më të vështira të popullit shqiptarë, të cilët si „kundërvlerë“  ata shërbyen si shpiuna politik, përmes rrymave të ndryshme fetare dhe deri te gjendja më skandaloze, atribute  të shpifura  dhe të fabrikuara  së bashku me mjetët e informimit të Beogradit, se ky popull i takon krijimit të sindromit  „fundamental-islam“, që për t’a  realizuar skenarin në tërësi, sot dalin këta njerëz sikur peshqit mbi valë, duke thënë troq, atë që deshtën ta realizojnë më herët.

Ndaj të gjitha këtyre veprimëve skandaloze, shqiptarët e Kosovës po sa filluan të frymojnë  lirë, po atakohen me të tilla probleme fetare, të cilat po i nxisin disa njerëz të një grupi të veqantë, për dallim nga shumica e shqiptarëve musliman, të cilët kanë rënë në hall, sepse as kreu i BIK-ut, nuk ndërmerr hapa të guximshëm, që veprimtaria e këtyre njerëzve të mos e njollos fenë muslimane, si fe e traditës, kulturës  dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë, duke u shartue me traditat dhe llojin e një feje, të cilën kurrë populli shqiptarë nuk e kishte përqafue  më parë, si fe të vetën.

Nuk mund të thëmi se kemi arritur para humnerës, për krijimin e një situate të pa lakmueshme të tolerancës ndërfetare, sepse situatat e tilla ishin të vazdueshme gjatë okupimit serb, duke aranzhmuar skeqe të ndryshme , që populli shqiptarë e ka pjesën më të ndieshme, që të shkatërrohet  vetëm përmes politikës së ndarjes  ndërfetare, sidomos në mes katolikëve dhe muslimanëve, për të ardhë deri te më e keqja në mes shqiptarëve, por qëllimet e tyre deshtuan si gjithëherë, atëherë kush janë këta njerëz të dyshimtë, që sot po i ngjallin këto shpresa të errëta politike-fetare, që ti realizojnë planet e armikut tonë shekullor?!.

Politika zyrtare dhe Qeveria e Kosovës, duhet ta ngrisin zërin e tyre, ashtu edhe Akademia e Shkencave së bashku me rininë dhe intelegjencën kosovare , që në Kosovë të kërkohen dhe zbatohen programet pozitive,  dhe të realizohen programet shoqërore dhe ato të religjionit  pa e cënuar njëra-tjetrën, dhe mos të cënohet  përmes politikave fetare identiteti kombëtar, i cili e ruan  bërthamën e gjënezës nacionale, që të kthehet njëherë e përgjithmonë besimi i qytetarëve, sepse qytetarët  e Kosovës mjaftë janë të lënduar dhe të rënduar me hipotekat  shofeniste nga okupatori i më hershëm dhe  tani sikur të jetë harruar fakti historik  dhe t’ia përgadisim vetës vargonjtë e të zezave…

Prandaj, në Kosovë nuk kërkohet, as që mund të ketë përspektivë të mirë shteti laik, i përcaktuar në bazë të Kushtetutës, nëse politikat nuk zbatohen në emër të interesave të përgjithshme, apo të zbatohen politika në emër të njërës parti, e cila e ka okupuar shtetin me pushtetin e saj të korruptuar, dhe tani nuk është në gjendje të atakohet me skandalet që e rrëthojnë, duke  iu frikësuar zgjedhjeve të ardhshme, për t’a mos  humbë poezitën e saj.

Kurrënjëherë në Kosovë nuk është bërë një polimikë dhe politikë aq e pa cipë dhe e pa konsideratë, që po buron nga qarqet e rrymave fetare, veqenarisht nga disa njerëz, të cilët nuk  ndiehën  të rehatshëm në Kosovën e lirë dhe dardane, të cilët vëhën në dyshim se Serbia, mjerisht po mundohet përmes tyre me ia arritë qëllimit, planin që u mundua  të arritë më parë, jo për këtë Kosovë që kemi sot, me të gjitha të drejtat e barabarta për gjitha nacionalitetët, por për një Kosovë tjetër, sikur ata që e dëshiruan, „Republikë islame, ose Republikë serbe“, POR, për fat as njëra dhe as tjetra nuk u realizua, dhe Kosova e realizoj vetëm planin e saj që e kërkoj me shekuj, të fituar me gjakun e bijve dhe bijave të veta, të cilët e vëndosen thëmelin e shtetit të tëpavarur të Kosovës.

Shteti ligjor e ka për obligim, që të reagojë kur në bazë të Kushtetutës së saj, mund ti cënohet e drejta e një qytetari të Republikës së Kosovës, ose të cënohet e drejta kolektive dhe ajo gjinore, sikur që ndodhi më herët, kur një hoxhë nga Prizereni, i fyen femrat shqiptare , duke i konsideruar të pa moralshme dhe në emër të fesë, ato meritojnë dënime të rënda, apo me një fjalë, ato janë rob, që duhet të nënshtrohen nga mashkulli gjithmonë. Po, athua se, pak na duket se çfarë ndodhi vetëm në kohën e luftës së fundit, që u dhunuan e u keqtrajtuan me mijëra femra shqiptare, të cilat ishin motrat, vajzat dhe nënat tona, të cilat pa dëshirën e tyre u bënë robë e përtej robi, dhe tani ato të cilat mbijetuan ato tragjedi të tmershme prej okupatorit serb, t’ua përsërisim sot, apo  ti keqtrajtojmë edhe njëherë, sipas hoxhës, apo kjo është një „marifetllëk“  i hoxhës , i cili nuk ka bërë llogari të mirë me kokën e vet, se femrat duhet të trajtohen në një mënyrë të barabartë, ndoshta edhe më shumë se  gjinia e kundërt.

Shteti ligjor ka për obligim të reagojë edhe në raste tjera, kur cënohen dhe etiketohen heronjtë kombëtarë, apo ata vlerësohen në baza fetare, dhe partiake, sikur që ishte rasti i deputetit të Partisë së Drejtësisë, që thotë se Gjergj Kastrioti –Skënderbe, është vetëm një hero katolik, dhe shumë raste të tjera, kur heronjtë e popullit ndahen në baza partiake, sikur që bëjnë  partitë  në pushtet dhe jashta saj, duke ditur se në asnjë vend të botës demokratike dhe civilizuese nuk e bëjnë një gjest të tillë.

Mekanizmi shtetëror në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, e cila i përcakton rregullat dhe veprimet njerëzore , Qeveria dhe Kuvendi duhet ti marrin përgjegjësitë e veta dhe njerëzit e tillë që i shkelin këto rregulla dhe janë kryrës të veprave  degjeneruese, duhet të ndëshkohen dhe  dënohen, që populli i Kosovës, mos të gjykohet  fati i tij sot në mënyra  primitive, apo në bazë të dekleratave politike-fetare, sepse programet e tilla shikohen dhe llogaritën të njëjta me programet tragjike që i ndodhën Kosovës më herët nga armiqtë e mëhershëm shekullorë.

Formimin e shtetit të Kosovës e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm dhe të arsyeshëm për popullin e saj, si edhe demokratizimin e jetës politike, po ashtu, përveq tjerash edhe shprehjen dhe lirinë fetare, duke u bazuar në Kushtetutën e saj, e cila Kosovën e përcakton si shtet laik, por jo, edhe lirinë e pakufishme  të njerëzve dhe shprehjeve arrogante e imorale, të cilat lëshojnë rrënjë dhe pjellë arbitrare, që nxitë urrejtje në zemren e popullit , duke i hedhë shqiptarët në margjina historike, për t’ua  imponuar  diçka të re, jashtë traditës së saj kombëtare dhe fetare, e cila kurrë nuk ka mbizotëruar në këto troje.

Shikuar në aspektin historik , sot populli shqiptarë i ka të drejtat e veta, me përjashtim të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe  Mal të Zi, të tjerët duhet të përpiqën, që këto të drejta ti shfrytëzojnë  ashtu si duhet, edhe pse brengat ekzistojnë në dy shtetët shqiptare, sepse zemrën e tyre të shëndoshë, tentojnë disa krimba ta rrëmojnë, po ashtu, ti rrëmojnë edhe thëmelet e shtetit të tyre, në njërën anë elementet greke, ndërsa në anën tjetër elementet e islamit radikal, duke nxitur popullin  dhe vëlla me vëlla në urrejtje  e konflikte të pa nevojshme.

Qetësimi i kësaj situate nuk mund të bëhët me realizimin e dhunës, apo përmes politikës së saj, e cila vetëm sjellë konflikte të vazhdueshme ndër vëllezërore, sepse për të mësuar ka modele të shumta dëshpëruese në Lindjen e afërme, Siri, Irak, dhe shumë vende tjera, të cilat nuk duhet ti lakmojë populli shqiptarë, por ta kultivojmë kulturën tonë kombëtare dhe t’i edukojmë fëmijët tanë në frymën e shëndoshë dhe  t’ua mundësojmë buzëqeshjen e tyre të lirë, që mos ti ngarkojmë me idelogji të infektuara, të cilat nuk janë në shërbim të kombit dhe as të religjionit.

Ethët fetaro-politike në Kosovë duhet të shërohen, jo në mënyrën përgëdhelëse sikur që po tregohet qeveria dhe Institucionet përkatëse, por në mënyrën  ligjore, ashtu sikur e përcakton Kushtetuta e vendit, sepse mënyra e sjelljes së njërit religjion, e nxitë tjetrin në konflikt, dhe sëcili duhet të dënohet në bazë të ligjit, pa marrë parasysh se cilit religjion i takon, dhe ata që po i nxisin këto veprime antikombëtare , antigjinore dhe antifetare, mund të jenë ata, të cilëve kurrënjëherë nuk iu dëgjue zëri, që ngritën për vëllezërit e tyre në Kosovën Veriore, e as në atë Lindore , nuk iu dëgjue zëri i tyre për vëllezërit e tyre që u flijuan për tokën e Kosovës, dhe të mbijetuarit luftëtarë, të cilët nuk kanë sot as kulmë mbi kokë, nuk e ngritën zërin për motrat dhe nënat e tyre që i dhunoj e malltretoj armiku serb, dhe nuk e ngritën zërin për asgjë, por e ngitën sot zërin kundër femrës shqiptare dhe figurave kombëtare, dhe ngitën flamurin që nuk i takon kombit as fesë islame në Kosovë, andaj njerëzit e tillë llogaritën vetëm bashkëpunëtorë të armikut  tonë shekullorë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora