E marte, 19.03.2024, 10:23 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Gara e diturisë në Austri

E shtune, 22.06.2013, 06:41 PM


Radstadti i vogël në festën e madhe

Gara e diturisë në Austri, një festë e bukur

Përshëndetën z.Blerim Canaj, z.Ymer Avdiu, z.Nuhi Gshi, Z.Tagwercher Josef, kryetari i Bahkisë së Radstadt-it “..Këtë vit në Kosovë do organizohen programe javore për 20 nxënës dhe katër mësues nga Austria dhe finalen e Kuizit në televizionin publik më 27 korrik”. “....Pasuria e gjithë kësaj dite është prezenca e fëmijëve...”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në lokalitetin turistik të Radstadit, rrethina e Salzburgut, fundjavën e shkuar ishte festë e vërtetë. Aty koloritit alpin iu shtuan ngjyrat e buzëqeshjet e fëmijëve shqiptarë nga e gjithë Austria. Ishte dita kur do të tregohen njohuritë e mësuara mbi atdheun, gjuhën, historinë e trojeve shqiptare. Tani tradicional “Kuizi” i diturisë i organizuar nga mësuesit e gjuhës amtare, kurse mësuesja Armida Biçaku ishte organizatore nikoqire bashkë me prindërit e veprimtarët e shumtë. Austria ishte mike ndaj kombit tonë dje dhe sot. Ajo e financon mësimin e gjuhëve brenda Shkollës Publike duke siguruar të gjitha çka i duhet nxënësit, krahas mësimit në gjuhën e shkollës. Mag.Efie Fleck, përgjegjëse për mësimin e gjuhëve amtare, kësaj radhe mungonte fizikisht por ishte gjithkund e pranishme me përkrahjen e saj të vazhdueshme.

Për këtë festë erdhën mysafir të nderuar nga të dy ministritë, ajo e Arsimit , z. Nuhi Gashi, përgjegjës për koordinim e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe nga Ministria e Disaporës  z.Ymer Avdiu, udhëheqës i divizionit të Arsimit në MD. Ishte hera e parë që harxhimet e kuizit të mbulohen  nga Ministria e Diasporës. Ishte ky një sihariq i mirë për mërgimtarët.    Programin e drejtoj mësuesi nga Vjena Osman Ademi, kurse programin e hapi nikoqirja, Armida Biçaku. Z.Blerim Canaj, këshilltari i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, përshëndeti të pranishmit në emër të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari.”Për shkaqe pune Ambasadori i Republikës së Kosovës nuk mundi të jetë sot me ne por ai ju dërgon përshëndetje organizatorëve, mësuesve, nxënësve dhe gjithë të pranishmeve. Suksese në garën e diturisë dhe u përgëzoj për përpjekjet për kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare”. Tubimin e përshëndetën: z Ymer Avdiu,  “Të dashur nxënës, mësues e prindër, ju përshëndes në emër të Ministrisë së Diasporës dhe personalisht të Ministrit Ibrahim Makolli. Duke  u dëshiroj sukses në garën e diturisë. Ngjarjet sikur kjo e sotmja,  janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit këtu në diasporë. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ambasadën e Kosovës këtu ne do jemi vazhdimisht në mbështetjen tuaj. Këtë vit në Kosovë do organizohen programe javore për 20 nxënës me katër mësues nga Austria dhe finalen e Kuizit në televizionin publik më 27 korrik. Ju dëshiroj sukses dhe faleminderit për ftesën dhe pritjen” z.Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit i përshëndeti të pranishmit duke iu dëshiruar suksese në emër të Ministrisë së Arsimit. “Projekti lidhur me tekstet mësimore me sukses po realizohet në ndihmë mësimit në diasporë. Pasuria e gjithë kësaj dite është prezenca e fëmijëve, krahas lojës, sigurisht do jetë një lojë e bukur më shumë gëzim, shumë dashamirësi. Do të jetë një lojë e bukur ku të gjithë fëmijët të dalin fitues, të ndjejnë gëzimin e punës së tyre të palodhshme që kanë bërë me mësuesit e tyre gjatë një viti” shtoi z.Gashi.

Nga vendorët përshëndetën: Z.Tagwercher Josef, kryetari i Radstadt-it, “Faleminderit për ftesën dhe për ardhjen tuaj këtu në një manifestim kaq madhështor. Nxënësve u uroj suksese në kuiz dhe suksese  në mësimin e gjuhës amtare”.  Mysafire ishte zj. Sigi Lanschützer, drejtoreshë  shkolle. Ajo në fjalën e saj mes tjerash tha: “ Në Radstadt ka një numër të konsideruar fëmijësh me mësimin në gjuhën shqipe. E falënderoj zj.Armida për punën e mirë me nxënës që nga viti 2007. Ju faleminderit dhe suksese”. Përshëndetën edhe  Mag.Ingrid Bogensberger, zv.drejtoreshë; Stefan Mitterwallner, drejtor shkolle dikur;Prof.Franz Weissensteiner, regjisor teatri.

Mësuesit dhe nxënësit që morën pjesë në garat e diturisë ishte i gjatë, ata kishin udhëtuar me qindra kilometra nga të gjitha Landet e Austrisë  Nga Radstadt  ekipi “Iliria”, me nxënësit Alba Aliti, Jetmira Murati, Besart Shabiu. Nga  Zeltweg-u ekipi “Dardania”  me nxënësit Arlinda Gallapen,Vjosa  Bytyqi dhe  Albjona Kicaj.  Nga Graci  ekipi  “Dituria” , mësuese Bukurije Limani, me nxënësit Dionit Shala, Qëndresa Maloku, Egzona Shurdhaj.  Nga Linci ekipi “Shqiponja” i mësuesit  Izri Rexha me nxënësit  Delvina Prushi, Medina Maliqi, Bujar Pajaziti. Nga Linci ekipi “Flamuri” i mësuesit Ismet Sinani, nxënësit Eltina Murati, Xhenoll Rexhepi, Xheneta Murtezani. Nga Wels-i ekipi “17 Shkurti” me mësuesen Rafete Kosumi dhe nxënësit Fatjon Zuljbeari, Ermira Ahmeti, Elmina Garipi. Nga Tulln-i ekipi “Dukagjini” i mësueses Miradije Berisha me nxënësit Fiona Kabashi, Hylja Nazifi, Leonit Ademi. Nga  Gänsendorf-i ekipi “Afrim Zhitia” i mësuesit Ibrahim Hasanaj me nxënësit Argjira Elshani,Ilir Hasanaj, Blerim Gjyrveci. Nga Wels/Styer ekipi “Doruntina” i mësueses Besa Morina me nxënësit Shadije Sherifi, Arta Alili, Arbenita Alili. Juria e vlerësoj  sipas pikëve të grumbulluara, se vendin e parë e meriton  ekipi  “Rozafa” nga Rottenmanin-i i mësueses Roza Nrecaj  me nxënësit Laura Krasniqi, Maltrim Rexhaj, Drenusha Paqarizi. Vendi i dytë ekipi “17 Shkurti” dhe  vendi i tretë ekipi “Dukagjini” .  Shpërblimet i ndau mësuesi Shefqet  Gashi, nga Vjena. Z.Nuhi Gashi (MASHT-K) për fituesit dhe nxënësit pjesëmarrës dhuroi libra. Gara e diturisë u shoqërua me program të bukur artistik ku veçan lanë përshtypje nxënësit nga Grazi me vallet e tyre mjeshtërore nën përkujdesjen e mësueses Bukurje Limani. Nxënësit Fortesa  e Fitore Rashiti, Kaltrina Neziri dhe Mione Sakiri nga Klagenfurti u paraqitën me skeçin “Kush e ka prishur librin” nën drejtimin e mësueses Feride Aradini. Nikoqirët shtruan drekë me gatime nga kuzhina tradicionale shqiptare e cila u pëlqye nga të pranishmit.

 

"Rozafa" fituese, Roza Ndrecaj, nx. Laura Krasniqi, Maltrim Rexhaj, Drenusha Paqarizi

Mësuesit dhe mysafirët nga Ambasada,MD, MASHTK, pas garës, kujtim nga Radstadt-i

Pjesa artistike me valle e programit

Ymer Avdiu- "MD- do jetë gjithmonë pranë mërgimtarëve"

Nuhi Gashi(MASHTK) ndanë libra për garuesit

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora