E shtune, 20.04.2024, 03:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Nikolli, mjeshtri që gdhendi instrumentin e rrallë muzikor

E premte, 16.05.2008, 08:32 PM


Preng Nikolli
Historia e pjesëmarrësit në folkun e Gjirokastrës

Kryen gjashtë funksione njëherazi

Nga Andi Duro

Një vegël e rrallë muzikore me gjashtë funksione është fryt i punës dyvjeçare të një mjeshtri të gdhendjes së drurit nga Mjeda e Shkodrës. Ndërkohë që pronari, 58- vjeçari Preng Nikolli i gëzohet instrumentit duke argëtuar me të shumë të apasionuar pas folkut, specialistët pohojnë se ky instrument artizanal është i vetmi në llojin e tij. Dashuria dhe pasioni për punimet me dru, siç rrëfen ai, ka nisur që në moshën 28-vjeçare, kur ka gdhendur në dru një vajzë mirditore me një çifteli në dorë. Dhjetëra punime të tjera kanë pasuar, por punimi i parë ruhet nga mjeshtri si një nga gjërat më të shtrenjta të jetës së tij. Ndërsa puna e fundit, më tepër se sa shpjegimet e 58-vjeçarit, “flet” vetë me shumë funksionet që realizon.

TRADITA

Tradita e gdhendjes në dru dhe talenti si instrumentist, për Nikollin ka një traditë të trashëguar së paku në katër breza. Në vitin 1984, në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ai prodhoi një çifteli me një konstrukt të vogël, ndërsa bishtin e saj e gdhendi, duke e kthyer në bilbil. Nikolli, si artist ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet edhe festivalet që janë zhvilluar në Gjirokastër dhe në Lezhë

HISTORIA

E ka nisur që në moshë të re gdhendjen dhe punën me dru, duke prodhuar vegla muzikore, si çifteli, sharki apo vegla të tjera popullore. Shumë instrumente të tij janë bërë pronë e grupeve apo asambleve të ndryshme folklorike, deri në Kosovë, trevat shqiptare në Maqedoni e më gjerë. Po janë dashur dy vite punë, për të prodhuar një vegël muzikore të rrallë dhe të vetme të këtij lloji. Prenga, siç thotë për Gazetën, akoma nuk ja ka gjetur emrin instrumentit që ka punuar, por shton se ja ka arritur të nxjerrë nga duart atë që ëndërronte. “Ishte dëshira për të gdhendur një vegël muzikore të veçantë, që e kisha paramenduar, por duhej që përmasat e saj të ishin të mirëllogaritura në mënyrë perfekte, që tingulli dhe notat muzikore të ishin në nivelin e duhur. Më është dashur shumë kohë të mendoj dhe më pas projektin tim ta hedhë më parë në letër e ta realizoj”, - shton ai. Ndërsa njerëzit që e shikonin nuk e besonin se ai do ja dilte mbanë. Por këmbëngulja, pse jo dhe veshi muzikor e mjeshtëria në gdhendjen e drurit, bënë që ai të realizonte atë që dëshironte.

INSTRUMENTI

Instrumenti i mjeshtrit Nikolli, në dukje nuk të lë përshtypjen e një diçkaje të rrallë, unikale, ndonëse “flet” për një art në përsosmëri në gdhendjen e drurit. Por e veçanta qëndron tek funksionet që realizon. Ai është sharki, ka dy çifteli që “prodhojnë” timbre të ndryshëm, bilbilin, fyellin, pipëzën dhe lahutën. Kjo e fundit ka të gdhendur dhe hartën e Shqipërisë me të gjithë qytete trevat e fiksuara në të. Koka e veglës muzikore që ka gdhendur Nikolli është me dru mani, ndërsa pjesa e bishtit dhe lahutës është dru ahu. Në pjesën e pasme të kokës së veglës muzikore, shihet qartë një kokë ujku, të cilën mjeshtri e ka pikturuar duke ndjekur me kujdes vijat ndarëse të drurit të manit. Thotë se ka shumë kërkesa për shitjen e këtij instrumenti, por thotë se ka dëshirë ta mbaj si pronë të tijën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora