Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës

| E premte, 16.05.2008, 08:09 PM |


KUDO PRITJE E DENJËSISHME DHE PËRKRAHJE

Delegacioni me Presidentin Fatmir Sejdiu

Këto ditë, në Republikën e Kosovës ka filluar veprimtaritë e para Instituti për bashkëpunim në mes Brazilit dhe Kosovës – BRAKOS. Një delegacion i kombinuar i selisë qendrore nga Belo Horizonte dhe i asaj të Kosovës po zhvillojnë takimet e para me drejtues të institucioneve shtetërore dhe profesionale – nëpër disa komuna dhe në kryeqytet.

Delegacioni i Institutit Brakos, me përbërje: Engjëll Koliqi, Dr Luiz Augusto Fernmandes da Silva, Musa Misini, Sarë Gjergji dhe Skënder Korça ka zhvilluar këto takime profesionale, në institucionet tona shëndetësore dhe arsimore-edukative. Ata janë takuar me drejtorin e drejtorisë së shëndetësisë së Vitisë – Dr Teki Alidema, me drejtues të Spitalit Rajonal të Gjilanit – drejtorin e përgjithshëm Dr Xhavit Hajdari, drejtorin klinik Dr Zijadin Hasani, shefin e rtepartit të hemodializës Dr Afrim Bekteshi, Dr Fatmir Selimi etj. Ata kanë vizituar shumë repartee të këtij spitali dhe kanë pasë një drekë të përbashkët në restorantin "Bujana". Një vizitë pune shumë të frytshmne dhe një darkë me drejtues dhe profesorë të Universitetit të Gjilanit. Kanë vizituar Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ultë "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll dhe kanë marrë pjesë në manifestimin e përbashkët kulturo-artistik me nxënësit e Shkollës "Skënderbeu" nga Reçaku i Shtimjes (fëmijët e dëshmorëve), të përgatitur dhe organizuar nga Znj. Miradije Syla – ish anëtare e SHKA "Zëri i Karadakut". Një vizitë profesionale në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, në repartet e nefrologjisë, hemodializës dhe hematologjisë. Delegacioni i Brakosit kazhvilluar edhe një vizitë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ku janë pritur nga rektori Prof Dr Enver Hasani.

Delegacioni i Institutit Brakos është pritur edhe nga drejtues të institucioneve shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës, më sa vijon: nga Kryetari i Komunës së Vitisë – Nexhmedin Arifi, nga Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës – Lutfi Haziri, nga Kryetari iPartisë Demokristiane të Kosovës për Integrim – Zef Morina, nga Ministri i Shëndetësisë – Dr Alush Gashi, nga Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Ramë Manaj dhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu.

Delegacioni i Brakosit ka vizituar edhe komuna të tjera dhe ka mbajtur një mbledhje me popull – të rinj dhe intelektualë, në Stubëll, ku edhe ka vizituar Famullinë e Shën Jozefit, ku janë pritur nga Famullitari Dom Aleksandër Kola dhe ambulancën "Nënë Tereza", shoqëruar nga Motra Marie e nga Motra Martë. Ata kanë vizituar edhe terrenet në Stubëll, ku parashihet implementimi i disa projekteve shëndetësore dhe zhvillimore. Do të vazhdojnë edhe vizita të tjera e takime.

Ishte shumë prekëse vizita e delegacionit të Institutit Brakos në Memorialin "Adem Jashari" në Prekaz.
Engjëll KOLIQI

Në Spitalin e Prishtinës

Gjatë mbledhjes në Stubëll

me Presidentin e Republikës së Kosovës

me Presidentin e Republikës së Kosovës

me rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof Dr Enver Hasani

me zëvendëskryeministrin Ramë Manaj

me ministrin e shëndetësisë Dr Alush Gashi

në spitalin rajonal në Gjilan

me Zef Morinën

me Lutfi Hazirin

me Lutfi Hazirin

me Kryetarin Nexhmedin Arifi

në manifestim në Shkollën e Stubllës
me Drejtorin Fran Gjergji