E premte, 29.03.2024, 11:05 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës

E premte, 16.05.2008, 07:09 PM


KUDO PRITJE E DENJËSISHME DHE PËRKRAHJE

Delegacioni me Presidentin Fatmir Sejdiu

Këto ditë, në Republikën e Kosovës ka filluar veprimtaritë e para Instituti për bashkëpunim në mes Brazilit dhe Kosovës – BRAKOS. Një delegacion i kombinuar i selisë qendrore nga Belo Horizonte dhe i asaj të Kosovës po zhvillojnë takimet e para me drejtues të institucioneve shtetërore dhe profesionale – nëpër disa komuna dhe në kryeqytet.

Delegacioni i Institutit Brakos, me përbërje: Engjëll Koliqi, Dr Luiz Augusto Fernmandes da Silva, Musa Misini, Sarë Gjergji dhe Skënder Korça ka zhvilluar këto takime profesionale, në institucionet tona shëndetësore dhe arsimore-edukative. Ata janë takuar me drejtorin e drejtorisë së shëndetësisë së Vitisë – Dr Teki Alidema, me drejtues të Spitalit Rajonal të Gjilanit – drejtorin e përgjithshëm Dr Xhavit Hajdari, drejtorin klinik Dr Zijadin Hasani, shefin e rtepartit të hemodializës Dr Afrim Bekteshi, Dr Fatmir Selimi etj. Ata kanë vizituar shumë repartee të këtij spitali dhe kanë pasë një drekë të përbashkët në restorantin "Bujana". Një vizitë pune shumë të frytshmne dhe një darkë me drejtues dhe profesorë të Universitetit të Gjilanit. Kanë vizituar Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ultë "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll dhe kanë marrë pjesë në manifestimin e përbashkët kulturo-artistik me nxënësit e Shkollës "Skënderbeu" nga Reçaku i Shtimjes (fëmijët e dëshmorëve), të përgatitur dhe organizuar nga Znj. Miradije Syla – ish anëtare e SHKA "Zëri i Karadakut". Një vizitë profesionale në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, në repartet e nefrologjisë, hemodializës dhe hematologjisë. Delegacioni i Brakosit kazhvilluar edhe një vizitë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ku janë pritur nga rektori Prof Dr Enver Hasani.

Delegacioni i Institutit Brakos është pritur edhe nga drejtues të institucioneve shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës, më sa vijon: nga Kryetari i Komunës së Vitisë – Nexhmedin Arifi, nga Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës – Lutfi Haziri, nga Kryetari iPartisë Demokristiane të Kosovës për Integrim – Zef Morina, nga Ministri i Shëndetësisë – Dr Alush Gashi, nga Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Ramë Manaj dhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu.

Delegacioni i Brakosit ka vizituar edhe komuna të tjera dhe ka mbajtur një mbledhje me popull – të rinj dhe intelektualë, në Stubëll, ku edhe ka vizituar Famullinë e Shën Jozefit, ku janë pritur nga Famullitari Dom Aleksandër Kola dhe ambulancën "Nënë Tereza", shoqëruar nga Motra Marie e nga Motra Martë. Ata kanë vizituar edhe terrenet në Stubëll, ku parashihet implementimi i disa projekteve shëndetësore dhe zhvillimore. Do të vazhdojnë edhe vizita të tjera e takime.

Ishte shumë prekëse vizita e delegacionit të Institutit Brakos në Memorialin "Adem Jashari" në Prekaz.
Engjëll KOLIQI

Në Spitalin e Prishtinës

Gjatë mbledhjes në Stubëll

me Presidentin e Republikës së Kosovës

me Presidentin e Republikës së Kosovës

me rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof Dr Enver Hasani

me zëvendëskryeministrin Ramë Manaj

me ministrin e shëndetësisë Dr Alush Gashi

në spitalin rajonal në Gjilan

me Zef Morinën

me Lutfi Hazirin

me Lutfi Hazirin

me Kryetarin Nexhmedin Arifi

në manifestim në Shkollën e Stubllës
me Drejtorin Fran Gjergji



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora