E enjte, 25.04.2024, 08:03 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Rrëfimi për amerikanin dhe fenë islame

E premte, 21.06.2013, 09:23 PM


RRËFIMI PËR AMERIKANIN DHE FENË ISLAME

Nga Dibran Demaku

Këtë që do t`ua rrëfej në këtë shkrim,  nuk është as rrëfim artistik as pjellë e fantazisë. Është thjeshtë rrëfim i një mikut tim…

Një qytetari amerikan i kishte rënë në dorë libri i shenjtë i myslimanëve-Kurani. E kishte lexuar atë dhe që në leximin e parë i kishte pëlqyer. Në leximin e dytë i kishte pëlqyer edhe më shumë. Në mendje i kishte ndritur një ide:Po sikur të shkonte në një vend me popullsi shumicë të besimit islam dhe ato që i kishte mësuar nga Kurani t`i zbatonte në praktikë. Nga shumë vende të botës me shumicë të besimit islam ai ishte përcaktuar në dy:Në Avganistan dhe në Kosovë!Dhe atë për arsyen e thjeshtë:Në të dy këto vende kishte ushtarë amerikan të stacionuar dhe nga ky fakt ai e ndiente vetën më të sigurtë. Dhe në fund kishte zgjedhur Kosovën. Kishte zgjedhur Kosovën,  jo se e njihte historinë apo të kaluarën e këtij vendi,  por thjeshtë se në media të ndryshme kishte dëgjuar se uasharët amerikan të stacionuar atje ishin si të kishin shkuar në pushime!

Pasi e kishte zgjedhur Kosovën si stacion të vizitës së vet,  ai kishte prerë biletën e avionit. Itinerarin e fluturimit të amerikanit për në Kosovë nuk e dinte as miku im. E dinte vetëm atë që amerikani kishte ardhur në Kosovë dhe ishte vendosur në Prizren!

Që në hapat e parë të arritjes në Prizren ai e kishte bindur vetën se ishte në vendin e duhur. Aty kishte aq shumë xhami dhe objekte të tjera të besimit islam me numrin e të cilave ishte befasuar edhe vetë amerikani!Ishte befasuar dhe kishte pyetur se a kishte zbritur vërtetë në Kosovë, që siç e dinte nga librat e lexuar Kosova ishte në Europë, apo kishte zbritur në ndonjë vend afrikan apo aziatik,  nga e kishte burimin edhe vetë feja islame?!Ata që e kishin pritur e kishin qetësuar duke i thënë se ai ndodhej në Kosovë,  që do të thotë se ai ndodhej në Europë!

Pasi që në Kosovë nuk kishte asnjë të njohur,  ai,  pra amerikani ishte vendosur në njërin nga hotelet e Prizrenit. Ishte vendosur në hotel dhe i lodhur nga rruga e gjatë menjëherë e kishte zënë gjumi edhepse ishte pasdite e herëshme. Por nuk kishte bërë as dy orë gjumë,  kur disa britma të llahtarshme e kishin zgjuar nga gjumi. Nga xhamitë e shumta të Prizrenit ishte koha kur hoxhallarët dhe imamët e thërrisnin ezanin!Nga majet e minareve të xhamive në veshët e amerikanit kishin shkuar zëra të fuqishëm dhe të paartikuluar që atë e kishin frikësuar tmerrësisht! Ata zëra aq të lartë i kishin shkuar në veshët e tij,  saqë për një moment ai kishte menduar se e ksihin shurdhëruar. Kishte mbyllor vrimat e veshëve me të dy duart dher vetëm atëherë e kishte kuptuar se ende dëgjonte! Në mendje i kishte shkuar se cili ishte ai idiot nga organet shtetërore që ksihte lejuar një gjë të tillë, që nga ato zhurma aq të larta të shurdhëroheshin qytetarët e pafajshëm?!Kujtonte amerikani i shkretë se në Kosovë ekzistojnë dhe veprojnë ligjet e shtetit?!

Pasi ishin ndalur zhurmat që i shkonin në vesh nga majat e shumta të minareve të xhamive të Prizrenit, ai kishte hapur Kuranin të shihte se a ishte e shënuar një shëmti e tillë në librin e shenjtë?! Sa i kujtohej nga dy leximet e përparëshme dhe të atyre pak çasteve sa ishte në hotel ai nuk kishte hasur në asnjë faqe të Kuranit ku thuhej se tjerët kishin të drejtë të bërtisnin me të madhe saqë të pafajshmëve t`u shurdhëronin veshët!

I ludhur dhe i raskapitur nga rruga e gjatë,  por edhe i prishjes së gjumit nga ana e autoparlantëve të vendosur në meje xhamishë,  kishte dalur nga hoteli. Kishte vendosur të shkonte në një nga xhamitë e qytetit. Donte që të zbatonte në praktikë atë që e kishte mësuar nga Kurani.

Ishte veshur sipas mënyrës që e mësonte Kurani. Kishte hyrë në njërën nga gjamitë e Prizrenit,  në atë që ishte më afë me hotelin ku ishte vendosur. Sipas zakonit islam këpucët i kishte lënë para derës së xhamisë. Kishte hyrë brenda në xhami që së bashku me besimtarët e vendit të kryente ritin e faljes së akshamit-mbrëmjes. Pasi kishte përfunduar riti i faljes së akshamit-mbrëmjes,  ai,  pra amerikani ishte nisur të dilte nga xhamia. Para xhamisë ishte krijuar një tollovi e paparë. Të gjithë ata sa kishin qenë në xhami nxitonin duke shtyrë njëri-tjetrin që të dilnin nga aty sikur t`i ndiqte vetë djalli!-„O zot ç`është gjithë kjo zallahi?!-kishte pyetur vetën amerikani i frikësuar nga më e keqja. As për këtë fenomen që shikonte me sytë e tij nuk i kujtohej të kishte lexuar apo mësuar nga Kurani!

Ai kishte pritur derisa ishin larguar shumica dhe tek pastaj kishte filluar t`i kërkonte këpucët e veta. Ato nuk po i gjente askund!Kurrë nuk i kishte shkuar në mendje amerikanit të gjorë se besimtarët myslimanë,  që aq shumë e përmendin zotin dhe fenë, dhe betohen në të,  të lënë pa këpucë?!

Por,  ja që ai kishte ngelur pa këpucë!Dikush i kishte marrur këpucët e tij?! Dhe në ato momente për te komike nuk kishte patur zgjidhje tjetër vetëm që deri tek hoteli të shkonte vetëm në çorapa! Vetëm të nesërmen në njërin nga dyqanet e Prizrenit ai kishte blerë këpucë të tjera,  i bindur në vetën e tij se sado që të qëndronte në Prizren nuk do të shkilte më këmba e tij në asnjërën nga xhamitë e qytetit!

Derisa po blinte këpucët,  sërish nga autoparlantët e vendosur në maja xhamishë,  në vesh i kishte ardhur sërish zëri i hoxhallarëve dhe imamëve që thërrisnin me sa fuqi kishin ezanin,  por jo në gjuhën e vendit,  por në gjuhët arabe!-„O zot!- kishte thirrur sërish amerikani. Më kanë gënjyre të gjithë! Unë sigurisht ndodhem në ndonjë vend afrikan apo aziatik e kurrësesi në në vend Europian që emrin e ka Kosovë! Sepse sikur të ndodhesha në Kosovë këto thirrje që të shpojnë veshët do t`i dëgjoja në gjuhën e vendit e kurrësesi në gjuhët arabe apo turke!Nuk e dinte amerikani i gjorë që hoxhallarët dhe imamët në Kosovë nuk dinë dhe as nuk duan që predikimin e fesë islame ta bëjnë në gjuhën shqipe!. . .

I indinjuar tej mase me ngjarjen me këpucët(atij kurrë nuk i kishte shkuar në mendje se dikush mund t`i marri këpucët e tjetrit)dhe nga zhurmat e mëdha që ia shponin veshët zhurmat që i vinin nga majat e xhamive,  kishte vendosur që atë ditë të largohej nga Prizreni,  nga Kosova,  edhpse hotelin e kishte të prenotuar për dy javë!

Në ikje kishte thënë:Këtu në Kosovë pashë dhe vërejta shumë objekte dhe gjëra që në pamje të jashtme simbolizojnë besimin islam, por ato që i mësova në Kuran nuk i pashë dhe nuk i takova askund!

Këtu po e ndërpres për pak çaste rrëfimin e mikut tim për amerikanin,  i cili do të vazhdojë tutje!Po e ndërpres sepse rrëfimi për këpucët e vjedhura të amerikanit më zgjoi kujtimin për një ngjarje tragji-komike që më kishte ndodhur në fëmijërinë time…

…atëherë në fëmijërinë time,  në festën e Bajramit,  shumica e fshatarëve të mij e vizitonin xhaminë që ndodhej në fshatin fqinjë.

Vëllai im më i madh më kishte marrur me vete në atë festë. Ishte e dyta herë që hyja në xhami,  për kryerjen e ritit të faljes së Bajramit. Sipas zakonit opingat( atëherë që të gjithë kishim opinga, dikush të llastikut-të blera e dikush të lëkurës-të punuara nga nënat tona)i kishim lënë para derës së shamisë. Pas mbarimit të ritit fetar të faljes së Bajramit( ne fëmijët vetëm uleshim e ngriteshim ashtu siç bënin të rriturit të cilët seç murmuronin pa e ditur edhe ata vetë se çfarë thonin) para derës së xhamisë ishte krijuar një tollovi!Aty ishin zënë dy burra,  në fillim me fjalë e pastaj pasi ishin nxehur gjakrat kishin nxjerrë edhe koburet!Sikur të mos hynte në mes të tyre njëri nga pleqtë e katundit në të cilin ndodhej xhamija dhe t`i ndante,  ata do të vrisnin njëri-tjetrin!Dher festa e Bajramit do të shndërrohej në tragjedi! Mbase ju dëshironi të dini se përsë kishte ndodhur zënka në mes të atyre dy burrave?! Duhet ta them edhe këtë?!. . . Pasi po insistoni po e them:Njëri nga burrat ia kishte vjedhur opingat prej llastiku tjetrit!. . . Nga ajo ngjarje e trishtueshme dhe tragji-komike unë nuk kam shkuar më kurrë në xhami!. . .

Por mos të zgjatemi!Duhet që të vazhdojmë rrëfimin për amerikanin që kishte lexuar Kuranin dhe kishte zbritur në Kosovë,  në mënyrë që ato që kishte mësuar nga Kurani t`i përjetonte dhe t`i prekte me mendje e me duar!Por,  siç e cekëm më lartë ai në Kosovë kishte parë dhe përjetuar diçka krejt tjetër dhe kishte ikur!. . .

Pas ikjes nga Kosova,  kishte ndaluar për ca ditë në Zvicër!Gjithnjë me qëllimin që të mësojë diçka më shumë për besimin islam. Por,  në Zvicër nuk po e shihte asnjë objekt apo gjurmë të besimit islam!Në rrugë e sipër kishte ndaluar një kalimtar zviceran dhe e kishte pyetur:-A ka në qytetin tuaj objekte ku njeriu mund t`i kryej ebligimet sipas ritit islam?!

-Natyrisht që ka!- ia kishte kthyer kalimtari. -A mund të më drejtosh në njërën nga ato!-e kishte lutur amerikani.

Dhe kalimtari Zviceran e kishte dërguar amerikanin në një nga xhamitë e atij qyteti. Nga pamja e jashtme objekti i xhamisë nuk dallohej nga ndërtesat tjera, kështu që një i huaj zor se do të bindej se aty predikohej feja islame.

Amerikani e kishte falenderuar kalimtarin zviceran për shërbimin dhe pasi ishte përshëndetur me të,  kishte hyrë në xhami. Kishte qëlluar koha e ritit të faljes së drekës dhe brenda në xhami kishte edhe shumë besimtar të tjerë të besimit islam.

Amerikani edhepse me frikë nga ngjarja me këpucët në Kosovë,  kishte lënë këpucët para dere dhe kishte hyrë brenda në xhami. Pas përfundimit të ritit të faljes ishte drejtuar nga dera dalëse e xhamisë. Njëri nga ata që ishin brenda,  duke e parë amerikanin në moshë të shtyer dhe të lodhur e kishte zënë nga krahu dhe e kishte ndihmuar deri tek dera dalëse e xhamisë. Një tjetër ia kishte afruar këpucët,  të cilat se kush i kishte pastruar nga pluhuri i rrugës derisa ai,  amerikani ndodhej brenda në xhami!

Mirësjellja e atyre njerëzve në xhaminë e Zvicrës e kishte mahnitur tej mase ,  por në anën tjetër edhe e kishte gëzuar amerikanin i cili kishte brohoritur:-Këtu në Zvicër nuk pashë objekte të besimit islam, por besimin islam apo mysliman e gjeta në zemrat e njerëzve!Dhe bsimi islam,  i krishterë apo cili do tjetër kur manifesohet me zemër është ai i sinqerti dhe i vërteti!. . .

Këtu përfundoi rrëfimi i mikut tim. I trilluar apo i vërtetë unë e shkrova ashtu siç e dëgjova nga goja e tij!Atyre që nuk e besojnë mund të ua japë numrin e telefonit të mikut tim dhe le të bisedojnë me të!. . . Kaq…

P. S.

Ky shkrim u shkrua si propozim i bërë në mënyrë publike nga ana e mikut tim të letrave z.  Baki Ymerit nga Bukureshti. Në të kundërtën nuk do të shkruhej asnjëherë…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora