E premte, 19.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Integrim në BE apo drejt Turqisë

E premte, 21.06.2013, 08:18 PM


Integrim në BE apo drejt Turqisë Autoritariste?

Nga Pirro Prifti

Nuk mund të mos shohësh me përcmim kur një gazetë e një partie politike të vogël të bëjë thirrje të hapura pro-turke për një bashkim ekonomiko-shpirtëëror duke na kujtuar të kaluarën e hidhur. Postera të vendosur kudo  në Tiranë së bashku me gazetën pro-turke -77, sfidonin  ligjet e shtetit shqiptar aq më tepër në këtë fushatë elektorale në të cilën vetëm era e ligjit mungon.

Parrulla të tilla si: `Jemi me Ty Erdogan`, në gjuhën shqipe, turqisht, dhe anglisht, si dhe parrulla anti kombëtare:`Shqiptarët, Besa- Besë me Liderin Erdogan`, do të dërgonin këdo para ligjit, nëse Shqipëria do të drejtohej nga ligjet, dhe shqiptarët do të zbatonin ligjet e shtetit duke repsektuar barazinë ndaj ligjit.

Mesa duket klientelizmi i hapur antiligjor, sfida ndaj ligjit, dhe  mungesa e qëllimshme ndore atdhetarizmit, servilizmi ndaj ish Perandorisë turke, nostalgjia ndaj  së kaluarës, kanë hedhur rrënjë në disa shtresa të politikës dhe pse jo- edhe në disa shtresa të popullatës brënda Shqipërisë si dhe në diasporë- duke na kujtuar Sindromin e Stokholmit (kur skllavi, edhe pasi ka fituar lirinë – ka dashuri dhe kërkon përsëri padronin e dikurshëm).

Kjo ngjarje skandaloze për sa i përket ndodhisë, për fat të mirë ka infektuar një ose dy parti të vogla, dhe njerëzit megjithëse e kanë parë, me indiferentizmin që karakterizon shqiptarët kur vjen puna për atdhetarizmin, e kanë injoruar lajmin (dhe ky është një lajm i mirë), por precedenti mbetet , dhe nëse sot këto parti të vogla me resurse cuditërisht të mëdha,  flet hapur `Dum Babën` dhe për pak sa nuk thërrasin -“Padishahëm Cok Jasha” (Rroftë Sulltani), atëhere problemi mbetet  rëndë përsa i përket cënueshmërisë për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Shumë aspekte  politikës  shqiptare mbeten për tu vlerësuar duke e parë në prizmin e rritjes së tendencës për një afrim me Turqinë ashtu si e kërkon Gjeopolitika turke e Erdoganit:

-           Turqi e fortë dhe autoritariste

-           Turqi me ish- kolonitë e saj ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë

-           Turqi me një histori të njëjtë e `të sheshuar` përsa i përket të kaluarës

-           Turqi islamike e moderuar me investime  me destinacion vëndet e mësipërme për bashkpunim të ngushtë tregtar, ekonomik, fetar, dhe social dhe arsimor (fetar dhe laik).

Ekspansioni i heshtur turk ka prekur Shqipërinë, dhe nëse do të kishte një marëdhënie jo përtej rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë marëdhëniet, këto të fundit do të quheshin marëdhënie mëse normale.

Sidoqoftë, investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë (http://rtv21.tv/home/?p=86232), dhe kjo tregon qartë gjeopolitikën turke që mund të quhet `pushtimi i dytë i Shqipërisë`  nën drejtimin e Erdoganit. Cdo kush mund të thotë: po mirë ctë keqe ka këtu? Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse investimet turke zenë sot 10.5% të GDPsë Shqipërisë, duke e bërë Turqinë partnerin e tretë pas italisë dhe Greqisë?

E keqja qëndron në tre aspekte të kësaj gjeopolitike  turke:

-           Investimet shoqërohen  me kërkesat për të  rishikuar historinë e Shqipërisë për të mos e quajtur  pushtim turk por me termin `administrim` meqënëse shumë drejtues dhe administratorë  të ish-Perandorisë turke ishin me origjinë shqiptare port ë konvertuar në islam. Një argument  komplet i padiskutueshëm sepse pushtimi i trojeve shqiptare për 450 vite është  një fakt historic i deklaluar edhe nga Perandori Osman Mehmeti iI, i cili pasi e pushtoi më 1478, deklaroi se `nuk do të le gur mbi gur në Arnautistan`, për shkak të qëndresës së epir egër anti-turke të shqiptarëve të atëhershëm që quheshin arbër (Shqipëria e mesme dhe veriore), dhe epirotë (Toskëria). Më vonë me zgjatjen e viteve të pushtimit ndodhën dy fenomene: ardhjen e kolonëve të huaj  në trojet shqiptare që u bënë shqipfolës, dhe marrjen, edukimin ushtarak dhe civil të pinjollëve të rracës trime shqiptare në Turqi aq sa sot, disa demografë thonë se 1 në cdo 3-5 turq ka origjinë nga trojet shqiptare.

-           Investimet shoqërohen me ndihma financiare në drejtim të shtimit të numrit të xhamive e të klerikëve islamë në të gjith  trojet shqiptarë, duke zëvëndësuar ekspansionin religjioz arab të viteve të para të demokracisë (~`92-2004); kjo kulmoi me investimin e shtetit turk për të ngritur xhaminë e re në Tiranë, e cila për mendimin tim, ka shkelur haptas parimet e laicitetit dhe të neutralitetit religjioz përsa i përket mos ndërhyrjes në punët e brëndëshme.Mendoni të nderuar lexues se c`do të ndodhte sikur qeveria greke ose italiane të investonte para për të ndërtuar kisha?!Të patktën këto para të jepeshin nga fondacione private ashtu i ekërkon ligji. Kjo ka shkaktuar në Shqipëri dhe Kosovë  ringjalljen e nostalgjive të vjetra dhe sigurisht të sindromit të përmëndur mësipërm  të Stokholmit gjë që sigurisht do të c`balancojë ekuilibrin fetar dhe social, nëse nuk zbatohen ligjet laike.

-           Injorimi dhe  cvlerësimi i heroit kombëtar GJergj Kastriotit- Skenderbeut në disa nga takimet e liderit turk Rexhep Taip Erdogan, me dy Kryeministrat shqiptarë, duke fyer kështu dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë  100 viteve të pavarësisë! Aq sa ish-kryeministri ateist dhe  anarkist, Nano, për të mbështetur kritikën e Erdoganit- hoqi pikturën e Skënderbeut nga Kryeministria.

Këto fakte të qarta të plotësuara me egzagjerimet elektorale të një partie të vogël por me domethënie të madhe, të shtyjnë të dyshosh që po luhet një politikë aspak e pastër në drejtim të marëdhënieve të shëndosha bilaterale dhe multilaterale me vëndet fqinjë dhe historikisht të lidhura. Kam mendimin se deri tani integrimi për në BE po eklipsohet nga lufta miope politike për një karrike, po dis-integrohet nga mos plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të BE dhe SHBA për të përshpejtuar integrimin, nga c`balancimi i heshtur i ekuilibrit religjioz duke dëshpëruar dhe bërë pesimiste europianët dhe SHBA, ndaj Shqpërisë dhe të cilët së bashku me politikën hipokrite shqiptare që ndërsa u tundin simbolet e krishtera kombëtare të huajve- vazhdojnë të ekspandojnë  afrimin tndencioz me turqit duke pare tek ata (ashtu sikundër komunistët tek Rusia dhe Kina) shpresën për të jetuar si dikur në të kaluarën me një shtet autokratik dhe islamik të moderuar me qëllim që këto të ruajnë pushtetet përjetësisht duke u justifikuar me termin enverian `populli vëlla turk`.

Kjo tentativë për të zgjatur tranzicionin apo status quo-në,   po e vonon integrimin sepse parti politike të vogla si Aleanca Kuq-Zi, dhe PLSHR të mbështëtura heshturazi nga lobe të fuqishme financiaro-politike shqiparo-kosovare heshturazi (ndoshta pa dashje?!), influencojnë me luftën e tyre të  brëndëshme politike për pushtet, duke harruar se kjo luftë përcan shqiptarët dhe favorizon lobet fqinjë ekstemiste për ta mbajtur Shqipërinë të dobët, larg integrimit, duke vazhduar gabimet e klasës drejtuese të së kaluarës, e cila sot shitet gjithashtu fare lehtë, qoftë për tu pasuruar, qoftë për të bërë një Shqipëri të stabilizuar dhe të fortë Euroipiane, dhe jo një Shqipëri Autoritariste të modelit Erdogan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora