E premte, 29.03.2024, 03:52 PM (GMT)

Kulturë

Thani Naqo: Njëherë e një kohë

E marte, 18.06.2013, 05:05 PM


Thani Naqo

 

NJËHERË E NJË KOHË...

 

Njëherë e një kohë...Ç' mu kujtuan,

cironkat kur thaheshin lëndinave me bar,

opingat, peliçja, pantollonat, mballuar,

njëherë e një kohë...Isha fshatar.

 

Trazoja ëndrrat pranë vatrës me prush,

zjenin bërsitë e athta të rrushit,

mullanë e bakërt ngjitja me brumë,

xhigerit të perlës i thithja mushtin.

 

Fytyrën e rrumbullt ia përkëdhela hënës

e hëna m'i lyeu gishtat me flori,

edhe telat e kitarës edhe notat e këngës,

edhe çezmulkën e rakisë, prush dhe hi.

 

Për pak fosfor më çorrën ferrat,

grisa këmishët, grisa pantallonat,

ah, t'ia prekja faqkat e krelat,

dashurinë e parë e puthin xixëllonjat...

 

Njëherë e një kohë...Ç' mu kujtuan?

vajzat lozonjare, lëndinat me bar,

qeshnim, grindeshim e, aty dashuruam,

pyyy...njëherë e një kohë kur isha fshatar!

 

( sipas origjinalit - 1970 - ripunuar 2009 - ripunuar sërish 2013)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora