E merkure, 24.04.2024, 03:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: A e dëgjuat Visar Zhitin

E marte, 18.06.2013, 06:40 PM


Xhavit Gasa

 

A E DËGJUAT VISAR ZHITIN

 

A patë

A e dëgjuat

Visar Zhitin

Atje lart

Në tribunë

Sytë

I shëndrisnin

Buzëqeshje

Kishte në buzë

 

Ishte

Ai pra

Visar Zhiti

Që me gjak

Në rininë e tij

I shkruante vargjet

Muzën poetike

Nëpër muret e qelisë

Kërkonte rreze drite...

 

I nderuar

Visar Zhiti

Faleminderit

Me zërin

Tënd të šiltër

Folën gjithë poetët

Korifejtë e fjalës së lirë

Të vetmit që heshtën

Ishin korbat e zi........

 

 

SHKRUAJ

 

Shkruaj

Vetëm shkruaj

Pa pushim

Mbi letrën e bardhë

Emicionin dua të bind

Se jam akoma gjallë...

Se vitet që kan ik

Ndjenjën s'ma vranë

 

Shkruaj

Vetëm shkruaj

Pa pushim

Mbi letrën e bardhë

Gurët e drurët dua ti bind

Se jam akoma gjallë

Dhe se u ndëruan stinët

Unë ai që isha jam....

 

 

A KAM TË DREJTË?

 

Ne poetët

Ngjamë

Me zdrutharët

Ata drurin gdhendin

Ne gdhendim fjalët

 

Ata bëjnë

Drurin gati

Për šati shtëpie

Ne fjalët

Strofa poezie

 

Ata bëjnë

Dritaren derën

Ne me fjalë

Thurim balada

E bëjmë këngë

 

Më thoni

Kolegë

Poetë

A kam

Të drejtë?



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora