E merkure, 24.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare

E enjte, 24.05.2007, 07:21 PM


Interviste e ambasadorit shqiptar ne Itali Z. Llesh Kola

Emigrantet shqiptare ne Itali sot numerohen rreth 400 mije, nje shifer e konsiderueshme ne numrin e madh rreth 1.1 milione shqiptare te larguar gjate ketyre viteve nga Shqiperia post-komuniste.

Pas viteve 90’ me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote ‘ndryshe’qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret. Eksodi i marsit 91-it, drejt brigjeve italiane te Puglies e Otrantos ishte nje nga perballimet e tilla dhe eksperiencat e nje emigrazioni masiv, nje emigrim politik,ekonomik, kultural, social dhe shume motivacione te tjera te cilat bene nje eksod pa limit ne historine e shqiptareve.Pas me shume se 15 vjetesh komuniteti shqiptar ne Itali ka gjetur nje emerues mbeshtetes shume pozitive per te qene pjese integrimit ne shoqerise italiane dhe asaj te standarteve europiane, i cili nuk identifikohet me me ate pjese te shoqerise shqiptare mbartese e droges, krimit e prostitucionit.Emigrantet shqiptare jane pjese e jetes kolektive bazuar mbi personalitetit, identitetin, solidaritetin dhe te drejtat e nje shoqerie moderne e demokratike. Ne gjithe keto vite ata kane ecur e zhvilluar duke qene sot, drejtues ne sektore te ndryshem, artiste, mjek, jurist, shkrimtare dhe punetore te ndershem, pasuria e tyre me e madhe eshte sepse jane nje burim vlerash kombetare ne sherbim jo vetem te Shqiperise por edhe te vendit ku jetojne, Italise."Emigracioni shqiptare, origjina dh evoluzioni i tij ne Itali" eshte quajtur dokumentari per tv shqiptare nga A.Mezini e A.Berdaku me intervistat e zotit Gorgio Castriota 'Scanderbeg' dhe Shkelqesise se tij zotit Ambasadore ne Itali, Llesh Kola, i cili ne intervisten e tij shprehet:

Zoti Ambasador, qe ne momentet e para te mandatit tuaj prane ambasades ne Rome keni patur nje aktivitet te dendur diplomatik, nder to edhe ceshtja dhe trajtimi i emigranteve.Si paraqitet aktualisht sot gjendja e emigrazionit shqiptare ne Itali?

Ne radhe te pare dua t’ju falenderoj per intervisten tuaj per te njohur me nga afer me punen dhe objektivat e mia profesionale dhe politike si nje perfaqesues i Shqiperise dhe i shqiptareve prane shtetit italian. Padyshim qe rendesia e detyres sime qendron nder te tjera edhe ne ndjekjen e aktivitetit, punes dhe jetes se komunitetit te ri shqipetar ketu, nje komunitet qe sot numeron nje shifer rreth 400 mije sipas INSTAT (migrantes/caritas), rreth 13% rezident te rregullt, nje numer i konsiderueshem me pashaporte italiane, nje pjese teper efikase ne fushem e biznesit dhe nderrmarjesh te ndryshme etj.Them, komuniteti i ri, pasi sic e dini, ne Itali gjendet edhe nje komunitet akoma me i vjeter shqiptaresh qe eshte ai i arberesheve, emigruar shekuj me pare dhe i vendosur kryesisht ne Kalabri dhe Sicili. Gjate gjithe kohes se punes dhe aktivitetit tone ketu si ambasade, kam konstatuar dhe vazhdoj te konstatoj me kenaqesi se ky komunitet i ri shqiptaresh, me aftesite dhe punen e tij, po tregon vlerat e verteta te tyre, po tregon se cdo dite e me shume po integrohet ne shoqerine italiane, po bashkepunon dhe po jeton miqesisht me shtetasit dhe me shtetin Italian. Ajo qe eshte vecanerisht e rendesishme dhe me interes si per Shqiperine ashtu edhe per Italine, qendron ne faktin se kontributi i vazhdueshem i ketij komuniteti ndihmon ne perforcimin e nje ure lidhese ndermjet dy shteteve dhe dy popujve tane.

“L’albanesi tutti uguali” tashme eshte nje fraze qe i perket teresisht te shkuares.Mendoni se sot shqiptaret kane krijuar nje imazh te ri dhe integruar sic duhet ne shoqerine italiane?

Do kisha deshire te ndalesha pak tek ky ndryshim i imazhit te shqiptareve ne Itali nga 90-ta e deri me sot. Mendoj se te gjithe shohin me interes kete ndryshim pozitiv ne periudhen kohore te ketyre viteve.Nese deri dje ata ishin njerez qe kishin nevoje per ndihme ekonomike dhe linin vendin e tyre me anije e mjete te ndryshme, sot jane nje komunitet me vlerat e veta, nje komunitet qe punon, qe integrohet cdo dite e me shume ne shoqerine italiane, jane njerez qe po ndihmojne jo vetem familjet e tyre por edhe vendin meme. Kjo tregon se ky komunitet shqiptaresh i ardhur me probleme, sot, nepermjet punes ka arritur te krijoje vlera materiale, morale dhe kombetare. Ne takime te ndryshme qe une kam pasur, ne qender te diskutimeve nuk jane me imazhi apo kriminaliteti i shqiptareve, te cilat per nga rendesia kane kaluar ne plan te dyte, do te thosha ne rate te vecanta, por menyra me e mire e integrimit ne baze te vlerave dhe standarteve europiane dhe atyre perendimore.Nje aspekt tjeter, qe ia vlen per t’u theksuar, eshte ndikimi qe ka punesimi ne largimin apo shkeputjen e njerezve nga veset e shoqerise dhe nga krimi. Nese fillimisht shqiptaret paten probleme dhe u bene pjese e elementeve jo ligjore, kjo tregon se ne nje pjese te tyre ishin rrjedhoje edhe e papunesise dhe e mos sistemimit. Sot, ata njerez qe kane nje vend pune, kane shtepi dhe jane stabilizuar familiarisht, po e ndertojne te ardhmen e tyre nepermjet punes, dhe nepermjet saj po krijojne imazhin e ri te shqiptareve dhe te vlerave kombetare te Shqiperise.

A ka ndihmuar politika e bashkepunimit midis dy vendeve dhe prania e shume organizatave, shoqatave etj, per te paraqitur vlerat reale dhe pozitive te tyre?

Sigurisht qe une mendoj se duhet te jete keshtu dhe nuk kam si te mendoj ndryshe.Niveli i intergrimit te shqiptareve dhe komunitetit te tij ketu eshte pjese edhe e inisiativave dhe politikave te ndermarra nga Shqiperia ne bashkepunim edhe me shtetin italian.Megjithate, ajo qe dua te theksoj eshte se, aktiviteti jone si ambasade dhe i imi si ambasador, do te perqendrohet ne gjetjen e faktorit shqiptare kudo qe te ndodhet,
neper rajone dhe qytete te ndryshme te Italise, dhe se bashku me stafin tim dhe me te gjithe shqiptaret, do te punojme gjithmone duke synuar te tregojme vlerat e verteva te komunitetit tone, vlera te cilat per fatin tone te mire jo vetem qe nuk na mungojne por jane edhe te shumta.Une do te doja te permendja nje fakt te tille, pranine time kohe me pare ne Festivalin e Sanremos, nje aktivitet madheshtore dhe shume i rendesishem per kulturen italiane dhe per Italine. Ne kete aktivitet moren pjese dy artiste shqiptare qe shpalosen talentin e tyre jo vetem ne kenge e balet, por njekohesisht zbukuruan imazhin e vendit tone dhe te shiptareve, rriten me teper krenarine tone dhe mua ne vecanti si perfaqesues i tyre dhe i Shqiperise.E pra, dua te them se ne do te mbeshtesim gjithmone atje ku ka dhe qendrojne vlerat e verteva te shqiptareve.

Eshte fakt qe sot nje pjese e mire e gjenerates shqiptare lindin dhe jetojne ne Itali. A mundeson ambasada ne kete drejtim projekte apo inisiativa ku te mbeshteten dhe per te ruajtur zakonet, traditen dhe gjuhen shqipe?

Ambasada natyrisht qe ka objektiva angazhime te tilla dhe po punon ne kete drejtim, sigurisht brenda mundesive te saj, propagandimit, organizimit dhe shtirjes se cdo aktiviteti shoqeror e kulturor te komunitetit tone.Por une mendoj se nje rol te rendesishem dhe nje detyre per te gjithe ne eshte, qe familjet shqiptare te edukojne per te mbajtur gjalle gjuhen traditat kulturen dhe dashurine per kombin e tyre. Dua te permend ketu se sa domethenes eshte fakti qe shqiptaret arberesh per me shume se pese shekuj ne trojet italiane kane ruajtur dhe kultivuar gjuhen, traditat, kulturen madje dhe veshjen e vendit te tyre.Pas nje vizite ne Sicili dhe pikerisht ne ‘Piano dei Albanesi’ une jam befasuar dhe emocionuar per kete komunitet shqiptaresh te hershem arberesh. Fatmiresisht si per Shqiperine ashtu edhe per shqiptaret ne Itali, shteti yne dhe ai Italian jane dy shtete fqinje, gjithashtu, kam vene re se bashkeatdhetaret tane ketu, ndjekin vazhdimisht televizionet shqiptare, keta elemente si dhe te folurit shqip ne familje do te bejne te mundur ruajtjen e gjuhes traditave dhe kultures sone edhe pse jetojne ne Itali.

Studentet shqiptare qe studiojne dhe kontribojne ne universitet italiane jane nje shifer e konsiderueshme, si nje emigrim i ‘inteligjences’ shqiptare mendoni se do punohet qe nje dite ata te japin kontribut ne vendin e tyre?

Une kam deshire te ndalem pak tek kjo pyetje. Ne kemi nje komunitet mjaft te madh studentesh. Jane mbi dhjetemije studente shqiptare qe studjojne ne universitetet italiane dhe kjo eshte nje merite e madhe jo vetem e familjeve shqiptare te cilat po bejne c’eshte e mundur per te shkolluar femijet e tyre por per ne eshte edhe nje vlere e madhe kombetare. Ky kontigjent i madh studentesh qe jane pergatitur ne fakultetet dhe universitetet italiane jane nje kontigjent i gatshem njerezish te arsimuar qe neser do te kthehen ne vendin e tyre dhe do ta cojne Shqiperine ne parametrat e kombeve te civilizuara e te zhvilluara. Une ne disa raste e kam diskutuar kete teme me miq te ndryshem italian, neper institucione shteterore dhe private, dhe ky numer i madh ky kontigjent i madh studentesh ne radhe te pare jane nje pasuri kombetare e Shqiperise, por edhe nje pasuri per shtetin italian pasi ata jane njerez formuar ketu dhe do te jene neser miq te Italise ne Shqiperi. Kultura eshte nje pasaporte qe ecen me shpejte se cdo pasaporte tjeter si politika dhe ekonomia, dhe une shpresoj se e ardhmja jone per t’u integruar ne shoqerine italiane por edhe ardhmja e marrdhenieve ndermjet Shqiperise dhe Iitalise nepermjet ketij kontigjenti njerezish te pergatitur eshte shume pozitive dhe ne duar te sigurta. Dua t’ju tregoj nje episod i cili me dha shume kenaqesi. Gjate nje bisede me te, nje profesor i universitetit te Gjenoves u shpreh se me sa kish vene re ai studentet shqiptare kane rezultate me te larta se studentet italiane dhe per kete arsye Shqiperia ka nje te ardhme me premtuese se vete Italia. Dua t’ju konfirmoje edhe njehere se une si ambasador dhe i gjithe stafi im i ambasades ne Rome por edhe konsullatat ne Milano dhe Bari do te jemi gjithnje te gatshem per te promovuar dhe per te ndjekur te gjitha vlerat e komunitetit shqiptar ne Itali. Do te punojme bashkerisht si shqiptare dhe si perfaqesues zyrtar te Shqiperise, nepermjet aktivitetit tone pozitiv dhe krijues per te ngritur me larte emrin e atdheut dhe bashkeatdhetareve tane dhe per ta bere si punen tone ashtu edhe aktivitetin e emigranteve shqiptare ne Itali nje ure lidhese per marrdheniet shume positive qe egzistojne aktualisht midis dy shteteve tane. Fakti qe rreth gjysem milioni shqiptaresh duke perfshire ketu edhe komunitetin e vjeter arberesh jane ne Itali do deshiroja te theksoj mikpritjen qe ka treguar populli italian, vullnetin politik qe ka treguar qeveria italiane per ta pare kete komunitet si nje komunitet te huaj por mik, per ta pare kete komunitet si nje vlere dhe si nevoje per ta, por per te ta pare edhe nje raport te qendrueshem ne uren e miqesise qe lidh dy vendet tona.

Fakti qe Shqiperia nuk ben pjese ne BE perballon sa here shqiptaret me sistemimin e tyre me dokumenta ne Itali. Si do punohet qe ky problem te zgjidhet perfundimisht?

Mendoj se ky eshte nje proces qe vjen nga shteti italian me ligjet dhe rregullat, por qe nderthuret edhe me ligje dhe rregullat e shteti shqiptar. Ne si Shqiperi po bejme punen tone ligjore politike dhe diplomatike qe dhe shteti shqiptar te plotesoje standartet per t’u integruar ne BE dhe ne NATO dhe plotesimi i ketyre standarteve rrit ne meyre automatike imazhin e shqiptareve dhe njekohesisht ate te Shqiperise. Persa i perket integrimit te komunitetit shqiptar ne Itali me procedura te rregullta, une mendoj se fakti qe katerqindmije shqiptare jane te pajisur me dokumenta te rregullta, deshmon per nje vullnet politik te forte te shtetit italian per te pranuar kete komunitet te madh shqiptaresh. Realiteti tregon qe me gjithe veshtiresite e ndryshme qe mund te hasin, shqiptaret kane arritur te jene pjese ligjore e shoqerise italiane dhe procesin e integrimit te tyre edhe me mjete te pershpejtuara teknike mendoj se duhet t’ia leme kohes, si ne permiresimin e miratimin ligjore te qeverise italiane ashtu edhe ne rritjen e imazhit te Shqiperise dhe shqiptareve si brenda edhe jashte atdheut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora