E merkure, 24.04.2024, 10:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Armela Hysi: Brikena Qama - ''Pëshpërimat ...

E marte, 18.06.2013, 07:50 PM


Brikena Qama - ''Pëshpërimat brenda meje''

Parathënia e librit

Nga: Armela Hysi

Poezia, shprehet nobelisti grek Odisea Eliti, është fytyra tjetër e krenarisë; ndërsa miku im fisnik, poeti madh shqiptar Ndoc Gjetja, përmend, duke e paralelizuar me poetët se zogjtë këndojnë nga që iu këndohet, jo pra për t’i dëgjuar njerëzit, paçka se na pëlqejnë aq shumë zërat e këngët e tyre. Dy shprehjet e mësipërme më erdhën në mend këto ditë që mora në duar materialet e librit të parë të poetes së re Brikena Qama, ndaj dhe vendosa të hap me to këtë prezantim modest, për vëllimin “Pëshpërimat brenda meje”, që vetë, nga ana e  tij është mjaftë më tepër se një botim modest. Poezi të ndryshme të autores, shumë nga të cilat të përfshira tashmë në këtë botim, i kemi hasur në faqet e shtypit letrar të emigracionit dhe jo vetëm. I kemi dëgjuar të vlerësohen me çmime nderi në konkurse të ndryshme letrare, të organizuar nga klubi i shkrimtarëve shqiptarë “Drita”, Gazeta e Athinës; gazeta TRIBUNA; klubi i shkrimtarëve e artistëve shqiptarë në Selanik e të tjerë për të rinj, për deri sa Brikena shkruan që nga adoleshenca. Luan me talentin, me vargun, me dëshirën e çdo të pasionuari pas fjalës së bukur, për të patur mik të veçantë bllokun e xhepit të mbarsur me të gjitha ato puhiza frymëzimesh, që derdh nga shpirti, por që deri tani nuk u ngut, as i dha ndonjë rëndësi të tepruar botimit të librave. Si për të na treguar kështu të gjithëve, se edhe ajo, një poete-zog, këndon se i këndohet; dhe vetëm tani që është e bindur, koshiente se poezia e saj është “rritur” të fluturoi e vetme dhe origjinale, na bënë qefin të gjithëve ne lexuesve të poezisë, me vëllimin e saj të parë, të freskët dhe me plotë nga shija e temperamentit të saj energjik. Në poezitë e Brikena Qamas vihet re më tepër se çdo gjë, ndjenja, që ajo di ta përcjelli bukur tek lexuesi, si do që të jetë, madje akoma edhe kur edhe për të vetë, ëshë ende e pa përcaktuar në kategori, tabela a kutiza. Sinqeriteti; revolta e momentit, apo e akumuluar; përballja me fatin dhe pesha e ëndrrave, zbërthejnë shpirtin e saj nga zinxhirët e monotones, e shablloneve të vendosur nga frika e veçimit, nga psikoza e moralit të pakuptimtë që nuk përfshin njerëzoren, por të përgjithëshmet fikse, të sajuar përherë nga të tjerët, për të tjerët. Të gjitha këto me nuanca feminile, që i njeh, i pëlqen, por dhe nuk druhet t’i dëshmoi.

Vargu dhe metafora e Brikenës duket që ngrihet dhe forcohet nga poezitë e saj të para, në vazhdim, duke na bërë të kuptojmë se nga kjo poete do të presim edhe më shumë, në të ardhmen. Si fillim le të rradhisim librin e saj në biblotekat tona dhe emrin e saj tek krijuesit e rinjë simpatikë e të veçantë, të  ndjejmë me kënaqësi atë që ka për të na thënë në këtë vëllim, “pëshpërimat brenda saj”, dëshmuar kaq natyrshëm dhe me mënyrën më të mirë që mund të bëhet një dëshmi, poezinë.



(Vota: 92 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora