E merkure, 24.04.2024, 09:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Intervistë me gazetaren Zenepe Luka

E hene, 17.06.2013, 07:11 PM


Kjo është jeta ime!

Intervistë me gazetaren, Zenepe Luka

Nga Flora Durmishi

Javën që lamë pas, në qytetin e Vlorës, u mbajt Konferenca mbarkombëtare “Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme.” Ishte ky aktivitet i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në bashkëpunim me Institutin e Medias dhe Unionin e gazetarëve të Shqipërisë. Konferenca u bë me rastin e 40 vjetorit të celjes  së Degës së Gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në Konferencë moren pjesë gazetare të shquara nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia, Italia, Brukseli, Gjermania Amerika dhe Kina.

Ditën e pare, të gjitha gazetaret mbollen ulli në vendin ku është ushtruar dhunë për herë të parë ndaj gazetares së gazetës “Koha Jonë”. Ndërkaq në Teatrin e qytetit u bë promovimi i librit”Kjo është jeta Ime” e autores Zenepe Luka, si dhe u shfac dokumentari ”Jeta e trazuar e gazetares”. Mbrëmjes ia shtuan bukurinë recitimet e artisteve emblematike Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti si dhe zëri I mrekullueshëm I mjeshtres së madhe Irini Qirjako.

 

Ditën e dytë në sallën e hotelit “Vlora International” në Skelë, u mbajt  Konferenca e parë mbarëkombëtare me temë:” Roli dhe Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme” Me diskutimet e tyre u paraqitën:Uang Lei Redaksia e Radio-Pekinit, seksioni shqip, Adile Xhabia nga Radio-Shkodra te zëri I parë I gazetares shqiptare në Radio Moska, Elsa Xhai, Kozeta Mamaqi, Vllasova Musta, Frosina Papa, Desdemona Stefa dhe  Kozeta Zavalani nga Shqiperia, Flora Durmishi nga Kosova, Raimonda Moisiu nga SHBA, Vitore Stefa Leka nga Italia, Laura Parpaniku nga Maqedonia, Hatixhe Nelaj nga Mali i Zi dhe Drita Nikoliqi Binaj nga Novi Sadi. Këtë Konferencën e përshëndeti Valentina Leskaj, deputete dhe njëherësh kryetare e Komisionit të  Medias.

Shfrytëzuam këtë rast për të bërë një intervistë të shkurtër me zonjën  Zenepe Luka- gazetaren “rebele” e cila shenoi 40 vjetorin e punës.

 

Zenepe Luka kjo gazetare e vecantë do të thoshte Dritëro Agolli. Një ndër 5 gazetaret e para femra që celën degën e gazetarisë në Fakultetin e shkencave juridike  në Universitetin e Tiranës. E para femër që celi dyert e konviktit në shkollën tetëvjecare të qytetit të Librazhdit, e para që u diplomua mësuese në Shkollën Normale të Elbasanit, e para femër gazetare në gazetën lokale “Kukesi I Ri”. E para gazetare e RTSH-së që nis punën në terren. E cilësuar si grua guximtare dhe gazetare rrebele, Zenepja ka mbi 10 mijë shkrime të botuara. Ajo pati guximin të përballet me trafikantët e bandat e ndryshme. E kërcënuar dhe e sulmuar edhe fizikisht u përball me gjyqe, pushtetarë, politikanë, prokurorë e gjyqtarë. Më, 10 maj të 1998-ës iu vendos tritol në banesën e saj ku edhe u plagosën anëtarët e familjes. Është themeluese dhe kryetare e shoqatës “Al Bano Karrisi” dhe Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaski. Është autore e 10 librave publicistikë “Vlora, Vlora”, “Unë gazetarja rebele”, “Rrëfej Nermin Vlorën”, “Violeta Manushi, kryezonja e skenës”, “Al Bano dhe Albania” etj.

Ka punuar në disa mediume si “Kukësi I Ri”, “Bashkimi”, “Zëri I Rinisë”, “Shqiptarja e re”, “Koha jonë”, “Ballkan”, “Telegraf”etj.

Zenepe Luka është vlerësuar shumë here, për punën e saj. Sot po vecojmë: “Mirënjohjen që I ndau qyteti I Prizrenit, ai I Librazhdit, qyteti I Vlorës. Mirënjohje mori edhe nga shumë shoqata në diasporë. Në nëtor të 2011-ës në Forumin Botëror të Gruas që mbahet në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua cmimi “Grua e Shquar” nga Presidentja e grave kineze ndërkaq, në nëtor të 2012-ës iu dha medalja “Mirënjohje” nga Komuna Celino San Marko me rastin e promovimit të librit “Dashuri Shqiptare për Al Bano”.

Zonja Luka, juve ju identifikojnë si “gazetarja rebele”. Cfarë keni bërë dhe për cfarë jeni rebeluar?

Në të vërtetë është titulli I një librit tim, libri I tetë, Unë gazetarja rebele. Ky titull ka një domethënie, ka një  fakt, ka një argument. Unë jam ndër gazetaret ndoshta e vetmja, të paktën në Shqipëri, jam shumë e rreptë ndaj padrejtësisë, ndaj fenomeneve  negative dhe jam rebele ndaj të pavërtetës.  Jam binjake me të vërtetën. Bile, disa më thonë “ua e kemi frikë, erdhi Luka!” pse më kanë frikë? Më kanë frikë të gjithë ata që e dinë që unë do t’I godas nëse ka problem, ka shpërdorim detyre, ka krim. Unë jam në krah të qytetarit e dashur Florë! Të jesh në krah të qytetarit është të jesh rrebele ndaj atyre që abuzojnë.

40 vjet punë në gazetari, kur e kthen kokën mbrapa si e shikoni këtë rrugë që keni bërë?

C’mund të ju them? 40 vjet në karrierë si gazetare është një rrugë e vështirë me të përpjetat dhe tatëpjetat e saj. Vetë gazetaria është një profesion I vështirë. Ndërkohë unë jam një nga ato që gazetarinë nuk e quaj thjesht profesion se jam gazetare me diplomë bile, jam një ndër pesë vajzat e para që kemi celur Degën e Gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, por njëkohësisht  unë e konsideroj edhe mission edhe atë mission të vështirë.  Të bësh detyrën e gazetarit do të thotë të rriskosh!  Do të thotë të mos abuzosh me profesionin por edhe t’u kundërvihesh të gjitha fenomeneve negative dhe të përcjellësh gjithnjë të vërtetën me një qëllim të vetëm: Të ndihmosh qytetarin, shoqërinë në mënyrë që të arrijmë një progress më të shpejtë.

Keni qenë gazetare në një kohë kur nuk ka qenë e lehtë të bëhej gazetari! Dua një krahasim me gazetarinë që bëhej dikur dhe gazetarinë që bëhet sot!

E thotë professor, Dritëro Agolli, në parathënien e librit që unë nxorra me titull “Kjo është jeta ime” ku aty zbrazen 50 vjet të jetës sime dhe 40 vjet karrierë në gazetari që atëherë kishte shumë mangësi  gazetaria por kishte një të vecantë që kurrsesi, jo që mungonte infrastruktura e duhur, nuk kishte diktafon, nuk kishte cellular, nuk kishte internet por duhej të veje në këmbë, duhe të udhëtoje me mjete të ndryshme. Kam udhëtuar me mushkë, me kalë, me këmbë për të vajtur te jeta e gjallë e njerëzve. Kjo ishte e vecanta që mungon sot. Sot gazetaria është jasht realitetit, larg qytetarit, larg komunitetit. Sot ka një drejtim të tillë që rëndon më shumë pas politikës sikur është interesi në mes. Duket mission I deformuar  për mua. Gazetaret e sotme që I admiroj shumë, unë them është një batalon I madh I njerëzve të medias, kështu unë I konsideroj se nuk janë njerëz të diplomuar  dhe nuk njohin teorinë e gazetarisë, nuk njohin zhanret e gazetarisë dhe kanë punuar dhe janë future këtu ndoshta edhe thjesht për të marrë një rrogë dhe nuk e kanë të qartë ose e kanë por nuk duan ta bëjnë. Nuk mund të lëvizet nga pozicioni I gazetarit dhe është bërë biznes, e pranoj hapur. Shikoj shumë kolegë të mi, nuk do të ju thosha kolegë se nuk kanë gazetarë profesionistë, po e përdorin autoritetin e gazetarit, detyrën e gazetarit, e njeriut të medias qoftë vizive, qoftë të shkruar për t’u pasuruar. Jo, unë them jo! Nuk merret lajmi, nuk merret kronika nëpërmjet sms-ve me cellular. Duhet të vesh atje ku është njeriu, ku janë problemet madhore sociale. Ta përcjellësh atë të vërtetë I pëlqeu njerit si pëlqen tjetrit  pikërisht është ky shkaku është kjo një arësye më shumë që unë kam qenë një gazetare shumë e riskuar. Sic e patë në dokumentar unë jam dhunuar disa herë, jam rrahur disa herë, ka një vendim gjykate, deri në një akt fundamentalist që më hodhën tritolin në shtëpi dhe u plagosën burri dhe fëmijët. E gjithë kjo se dhash kronikën e vitit 1997 në Vlorë. Unë isha në turmë, unë isha mes njerëzve. Unë isha në qytëtin e Vlorës dhe s’lëviza fare dhe e përcolla këtë të vërtetë por personave të caktuar, partive të caktuara, njerëzve të caktuar nuk iu pëlqente kjo. Isha e vetme, të gjithë ikën, e braktisën Vlorën! Për këtë jam ndëshkuar. Kjo është e dhimbshme.

Jeni penduar ndonjë herë për zgjedhjen që keni bërë?

Absolutisht! Edhe pot ë isha sot 20 vjec unë do të filloja nga e para. Sepse kjo është bindja ime, ky është karakteri im.gazetaria është profesion por edhe mission. Këtë do t’ua këshilloja edhe kolegeve edhe brezave të ardhshëm të gazetarisë. Ai që duhet të kryej detyrën e gazetarit duhet të jetë I përgjegjshëm përpara shoqërisë, komunitetit, njeriut , qytetarit.

Zonja Luka më kanë thënë se jeni një grua e fortë por mbrëmjen që po shënohej 40 vjetori I punës tuaj si gazetare, në momentin që u përmend familja juaj, unë pash lot në sytë tuaj!

Është e vërtetë që pe lot.te unë lotët dalin rrallë por dua të ju them  që ,sikur që do ta shihni në faqet e librit, edhe fëmijët  edhe bashkëshorti im  kanë pasur një jetë të vështirë për shkak të profesionit tim. Ju jeni vetë familjare dhe e kuptoni. Mjafton të kuptojë bashkëshorti  që gruaja e tij u qëllua, u rrëzua, u rrah! Këto janë shumë të rënda. Në vitin 1997 unë I kam pasur fëmijët e vegjël dhe nuk e konceptonin dot . Tani që janë rritur, djali është bërë jurist, mbaroi në Bukuresht, vajza qanë kur I them më ndodhi kjo gjë. Tani ndryshojnë gjërat.

A keni qenë gjithmonë e mirëkuptuar nga familja?

E ka marrë parasysh edhe im shoq. Ia kam bërë të qartë që në fillim që është profesion I vështirë dhe më ka thënë: Do të jem me ty! Poashtu edhe fëmijët. Nuk jam pishman për asnjë gjë por unë I kam përballuar vetë të gjitha.

Tingëlloni e lumtur derisa flisni!

Ju lutem, nëse do të vini ju me mua një ditë nga Skela në Sheshin e Flamurit do të shihni se sa qytetar më ndalojnë më puthin dorën, më thërrasin o Zenoooo, më puthin, më japin kafe. Për mua kjo është kënaqësia më e madhe që do të thotë se unë e kam bërë detyrën mirë të gazetarit. Pavarësisht se jam në konflikt me organet e pushtetit vendor, qëndror, me politikën kjo nuk më bënë përshtypje fare bile, këtu ndihem që unë jam gazetarja e duhur.

Zonja Luka, të qenit femër a ju ka hapur më shumë dyer për të marrë më shumë informacione në moment të caktuara?

Përkundrazi! Ndoshta sot hapen dyert sepse sot femrat vishen me minifunde, janë të bukura kurse unë jo! Është ajo që jut hash në fillim ngaqë jam gazetare e “vijës së ashpër”thone: ja erdhi kjo kushedi se cfarë do të na bëjë! Por unë nuk kam nevojë fare se mua faktin ma jep qytetari . mua më bëhen shumë telefonata nga qytetarët të cilët më thonë: Luka shko vrap në prokurori se filan person po jep kaq lek për filan cështjen! Mua ma jep informacionin qytetari. Unë vetëm e verifikoj, e argumentoj se nuk mund të jam tek ashtu.

Cfarë do t’u thoshit vajzave të reja të cilat sapo kanë filluar këtë rrugë të vështirë?

Unë do të këshilloja vajzat e reja që janë gazetare, student apo që mbarojnë gazetarinë, të bëjnë llogarinë mirë. Gazetaria ka rrisk, gazetaria ka përgjegjësi dhe nuk është biznes. Cili gazetar pozicionohet në një krah politik, cili gazetar e përdor për t’u pasuruar qoftë I mallkuar nga shoqëria dhe nga njerëzit .

Përvec me gazetari ju merreni edhe me publicistikë. Keni botuar  9, 10 libra!

Po dhjetë libra. Kam gjetur kohën t’I bëjë edhe këto libra porn ë këtë të fundit “ Kjo është jeta imë” është e zbrazur e gjithe jeta ime.

Cfarë mund të gjemë aty?

Aty nuk ka një rrëfenjë, nuk ka një trill. Aty është jeta ime me argument, me fotografi më dëshmitarë me emra  njerëzish konkretë që dashur padashur kanë ndikuar në jetën e trazuar timen. Unë u kërkoj ndjesë por jam detyruar t’I vë realisht kush janë që të bindet lexuesi sot edhe kur unë të mos jem që kjo grua paska pasur të drejtë. Hë për hë shumë kush thotë jo! Kur ta mësojnë këtë gjysëm shekulli të jetës sime në faqet e 600 faqeve të këtij libri do të thonë; Lika ka të drejtë. Ndoshta këtë gëzim do ta marrin fëmijët e mi jo unë.

Gjatë punës si gazetare ju keni intervistuar shumë personalitete, keni trajtuar shumë tema të ndryshme. A ju ka ngelur ndonjë peng, ndonjë gjë që keni dashur ta realizoni por nuk keni arritur?

Unë kam provuar gjithcka që përmban profesioni. Lere që kam shëtitur gjithë vendet e botës, kam intervistuar prostitutat, kam intervistuar djemt shqiptarë në burgjet e nëndheshme të Pulias, personalitete, presidentë e cfarë s’kam parë. Unë kam miq lypsa. Të kesh mik lypës është gjë e madhe, është një botë e cuditshme. Mua s’më mbetet pishman asnjë gjë por për mua ka rëndësi njeriu I thjeshtë. S’ka gjë më të madhe se kur më thotë një qytetar kam këtë brengë dhe më ndihmo! Është gjë e madhe kjo. Këtë vlerësoj më shumë se cdo gjë. Nuk kam asnjë peng. Shumë gjëra kanë ardhur edhe pa I dashur unë përshembull dhimbja e 97 nuk e desha por erdhi.

Jeni edhe president e Fondacionit Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi. Më thoni dicka më shumë për këtë Fondacion dhe aktivitetet e tij!

Fondacioni “Nermin Vlora” është një fondacion shumë serioz që është ngritur 12 vjet përpara dhe është mbarkombëtar . Kemi degët tona në shumë shtete. Bëjmë veprimtari nga më madhoret . kemi bërë 10 kuvende. I pari në Vlorë I fundit në Bruksel në ditën e 90 vjetorit të Nermin Vlorës dhe kemi arritur të bashkojmë gruan e shquar shqiptare për të përcjell mesazhin se duhet të bëjmë gjithcka edhe për veten tonë për barazinë gjinore edhe për gjithcka.

Këto ditë në Vlorë ju organizuat edhe një Konferencë të gazetareve me temë “Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme”

E bëjmë për herë të parë. Bashkojmë zërin e gruas gazetare nga të gjitha shtetet. Nuk e ka bërë askush megjithëse ka institucione të gazetarisë, ka institutë, ka unione, e bëmë ne Fondacioni. Ne bëjmë gjëra që nuk I bënë kush. Dhe I bëjmë me sakrificë të madhe sepse askush nuk na ka mbështetur financiarisht por ne sfidojmë, ne I realizojmë gjithcka.

Këto diskutime të gazetareve thatë se do t’I botoni në një libër!

Patjetër, do t’I keni në një botim së shpejti. Të gjithë Konferencën, diskutimet do të jenë në një botim të vecantë. Ne do të sfidojmë dhe do ia cojmë dhuratë institutit të medias.

Uroj edhe po kaq vjet në gazetari!

Faleminderit shumë! Unë do të vazhdoj të shkruaj, do të vazhdoj të jem rrebele do të vazhdoj të punoj me Fondacionin “Nermin Vlora” do vazhdoj të mos pushojë se ky është amaneti I Nermin Vlorës: sat ë jesh gjallë të punosh për kombin tënd.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora