Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Gomari ka mbetë në baltë

| E hene, 17.06.2013, 06:51 PM |


KY  GOMAR,  KA  MBETË    BALTË…

Nga Fritz RADOVANI

Shpesh ndodhë në jetë që gomari të bahet kenja ma e afert me të cilin kalon shumë kohë.

Një fshatar porsa del drita në mengjes ma parë se gomarin nuk besoj se takon njeri...

Kështu ka ngja në një nga fshatrat e Mirditës, aty nga vitet 1946 – 47...

E mori i zoti gomarin dhe u nis në pyll me pre dru per shtëpi. Preu sa preu dhe filloi me ia ngarkue gomarit barren e druve. Njëfarë kohe u lodh fshatari aq sa mendoj mos me vazhdue ma ngarkesen pa ndezë një cigare. U ul mbi një cung aty afer gomarit dhe i merzitun nga mundi e lodhja iu drejtue Zotit në qiell: “Deri kur o Zot, po i len komunistat me na marrë Shpertin, aman bre, qiti faret këta t’ patenzonë !?”... Fiku cigaren me kujdes mos me marrë zjarr pylli, shterngoi barren e druve, mori gomarin perdore dhe u nisë tek shtëpia. Shkarkoi drutë dhe u ul tek votra. Nuk vonuen as dy orë e ia mërriten tek shtëpia e fshatarit forcat e ndjekjes me operativin e zonës.

E thirren me emen dhe hyne në shtëpi. Mbasi e pyeten ku ishe, pse shkove në pyll, dhe me cilin ke bisedue kunder pushtetit popullor, fshatari i topitun nuk dinte me mendue “kush e paditi até!” U mundue i shkreti me mohue fjalët e veta, po ata ngulnin kambë se ke folë kunder nesh, madje dhe “i kerkue Zotit me na qitë faret”!! Fshatari i shkretë vazhdonte me mohue edhe pse po bindej se me të vertetë ata po i dinin të sakta fjalët e tija. Kur operativi po ngulte kambë dhe i sigurtë iu drejtonte fshatarit se “çfarë i ké kerkuar Zotit per neve?!”.. Fshatari i zanun ngusht u tha: “Per qiell e tokë ju me Zotin, nuk keni punë, po pse edhe gomari em kenka ba spijuni juej s’ e kishe mendue! Të gjitha po i pranoj, po gomarin si e keni ba me folë kunder meje, që unë i shikoj atij sytë e ballit?!”...E morën me vete rrezikun fshatar dhe mbasi e ngordhën në hu...e dënuen.

Mbas disa ditësh mirditësi po i tregonte një shokut të vet kur e çuen në një kamp pune ...tue vazhdue me dyshue se gomari ka kenë i vetem aty e askush tjeter nuk ka pasë mundsi me ndigjue çka ky iu drejtue Zotit... Miku i tij nga Mirdita filloi me qeshë dhe i tregoi se, “me siguri, nuk të ka shkue mendja me shikue naltë nder lisa, mbasi ka disa muej që forcat e ndjekjes po gjurmonin disa diversanta dhe rrinin nalt tue veshtrue lëvizjet e njerzëve poshtë me mujtë me i kapë diversantat ose ata, që shkonin nder pyje, me u çue bukë atyne...e ashtu, si ty, më ka ngja edhe mue me forcat e ndjekjes në një pyll tjeter, ata të kanë ndigjue kur ti i ke nêmë!”

Kishte kohë që fshatarit  i rrinte mendja tek gomari...

Pergjithsisht shqiptarët shumë ngjarje i lidhin me jeten e gomarit.

Aq per qejfë i kanë gomarët sa në perngjasim me ta, edhe votojnë tash 22 vjet...

A mund të marrin me mend kush se sa faqe të një librit të vet i ka kushtue edhe poeti i madh At Gjergj Fishta, një gomarit me emnin “Gomari i Babatasit”?!

Dhe ja, si e fillon librin e vet kushtue atij “gomari”:

Pra, nji herë e pikë ma s’parit

Po i diftoj rodit t’ Shqiptarit

Se un ktu s’ kndoj burrnin’e t’ Parit,

As trimnit e ndo’i luftarit,

Veç nji gaç, nji zog gomarit,

Qi, qyqari, për send tjetër

– N’ dashtë i ri t’ jet, n’ dashtë i vjetër –

S’ duhet gja, veç se me bártë

E me ngrânë, t’ thuesh, si Shqiptarët...

***

Një Burrë shumë i kulturuem më shkruen këto ditë, sigurisht, me keqardhje per gjendjen e krijueme në Shqipni... “Mbas 100 vjetësh, akoma nuk e kanë mësuar të vërtetën se është i zoti që e nxjerr gomarin nga balta.”...Ishte para ngjarjeve të partive të pista LSI, PISI, PQN, PSSh... e kush po i merr vesh shkronjat e tyne,  pra, prap si në 1941 me PKSh, kur shovenistët jugosllavë gjetën disa tradhëtarë, mbeturina osmanllijshë në Pazarin e Vjeter të Tiranës qamiliste, dhe formuen me terroristë atë “parti”, që s’ ka mbetë gomar që nuk po e drejton...

Po, nuk duhet harrue se: “Gomari asht ngulë në llomin e Shqipnisë e nuk po zhgulet!”

Mos asht i “zoti” i këtyne gomarëve që “drejtojnë” Shqipninë, B. Tadiç, R. Krivokapiç, Muhamet Budimliç, e disa të tjerë që nuk ndryshojnë nder surreten nga ata të 1941 ?

Grumbullimi i këtij llomi në Shkoder e ka domethanjen e vet!

Autorët e “2 Prillit 1991” kerkojnë persëritje “datash” të këtij muej!

Ata që kanë mbulue krimet e komunizmit në Shkoder tue mos dënue asnjë terrorist nder këta 22 vjet, ata kerkojnë vazhdimsinë e mbajtjes së pushtetit, krimit, vrasjeve dhe hajnisë!

Shkodranët, nuk duhet me u ba prè e terroristëve dhe tradhëtarëve që tash 22 vjet, vetem po i mashtrojnë e genjejnë...per me mbushë xhepat e vet.

Në Qershor, Asnjë Shkodranë, nuk duhet me hy në baltë per me nxjerrë “gomarin”...

“Gomarin” t’a nxjerrin “ata”, që tash 72 vjetë e kanë zhytë në llom dhe në gjak...

“Gomari” nuk asht as prej Barbullushit, as prej Shkodret !

Ai e ka “hanin e hajnave” në Tiranë... që në 1920...

Melbourne, 2013.