E premte, 29.03.2024, 03:45 PM (GMT)

Kulturë

Rita Saliu: Zbathur e mbathur

E hene, 17.06.2013, 11:37 AM


Rita Saliu

 

ZBATHUR APO MBATHUR

 

zbathur e mbathur

... eci për ta kapërcyer veten

majat e dëshpërimit për t’i mundur

megjithatë s’i shmangem dot trazimit

që më shkaktojnë erërat e forta të shpifjeve

derisa mbështetem te rrapi i moçëm i shpresës

atyre që zgërdhihen rreth nesh

nuk u ndërron pamja e fytyrës

as nuk i frikohen hapërimit drejt humnerës

gjerësa bijtë e shqipes përplasen

logjeve të përgatitura pas shpine

mua më dridhet buza e shpirtit

fushën e të cilit e qëllojnë rrufetë

e injorancës që rritet mes nesh

si bari i keq si hija e perndimit

është punë e lodhshme kjo

të njëjtit të vrasin të njëjtit të vajtojnë

duke të ngritur përmendore lotësh

dhembjen që të mbytë e kthejnë në lapidar

para të cilit rrin kokëlartë mashtrimi

ndësa koha ecën si mbrenda edhe jashtë

me opinga në këmbë me këpuca në kokë

rrugët e atdheut mëton t’i bashkojë

në një shesh të parë ëndrrave....

plagët nuk ftohen

edhe rëra detare është palosur

është qepur me fijen e të pandershmes

në këtë stuhi apsurdi

nuk e kam borxh

t’ua fali mëkatet e qëllimshme

vazhdoj tëreflektoj dashuri

me bardhësinë e plisit

siç e kam shpirtin

dhe ëndrrat për të ardhmen



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora