Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/

Gorica & Hasko: Një meshë paqeje me fjalë poetike

| E hene, 17.06.2013, 11:36 AM |

NJË MESHË PAQEJE ME FJALË POETIKE

Mbresa nga Manifestimi: “Trekëndëshi Poetik i Paqes", Edicioni III, Dunav – Gjilan

EKSKLUZIVE NGA PËLLUMB GORICA, HYQMET HASKO

Rrugëtimi drejt Kosovës, tashmë të rilindur si Feniski nga hiri i kujtimeve të trishta, dhimbjeve, brengave, zhgënjimeve e traumave kolektive, është gjithmonë një rrugëtim mbresëlënës dhe zbulon çdo herë diçka të re e magjike. Sidomos me poetë, të cilët e kanë të pastër shpirtin e zbulimit dhe mrekullimit, teksa mblidhen së bashku, e i shkrijnë emocionalisht kufijtë artificialë me pasionin e fjalës së bukur shqipe.

7 qershor 2013. Rrugëtuan së bashku me ne edhe poetët nga Durrësi: Nikolla Spathari, Agim Bajrami,në mesditë, me një diell të nxehtë nëpër Rrugën e Kombit, e këto rreze na dërgonin mesazhe frymëzuese, saqë makina sikur ngjante në një dhomë poetike lëvizëse, teksa recitonim poezitë tona. E në këtë metaforë poetike ndejnjash në  manifestimin“Trekëndëshi Poetik i Paqes", në Dunav, Gjilan, në këtë krahinë të Shqiptarisë me një ftesë për të bashkuar shpirtërat në altarin e shenjtë të poezisë. Nuk ka festë më të bukur se të "mbledhesh” poetët në manifestime të tilla, që janë vërtet të veçanta, mbreselenëse dhe për t’u admiruar, e që aq bukur ata nuk "ngopen". Por të ndash emocionet e veçanta me miqtë e të përshkruash atmosferën frymëzuese, është një tjetër vlerë. Natyrisht që ka hapësira pa fund për të përçuar këto vlera.

Në mbrëmje arritëm në Gjilan dhe shijuam peizazhin mahnitës, teksa tifozët që kishin mbushur sheshin kryesor të Gjilanit, me rastin e ndeshjes së Kombëtares sonë me Norvegjinë, brohorisnin për fitore, të mbuluar me flamurin kuq e zi. Ishte një tablo mbresëlënëse që tregonte vitalitetin e botës shqiptare, jo vetëm për një akt të tillë sportiv, por ende më shumë për një akt të mirëfilltë shqiptarie. Kafen e mëngjsit e pimë së bashku në një nga lokalet në qendër të Gjilanit, ku Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit "Beqir Musliu” të Gjilanit dhe Lindita Ramushi, sekretare, na pritën me përzemrsi. Ishin këtu emra të njohur poetësh: Nexhat Rexha, Rozeta Krëste, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Sinan Sadiku, Musa I Ahmetaj e Greta Qyrku. Të tjerë, të ardhur nga Tirana, Saranda, Berati, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujanoci e qytete të tjera të Kosovës kishin nisur karvanin poetik drejt Grykës së Karadakut. Të kap një emocion i beftë, kur para syve të shfaqet Gryka e Karadakut, ku u organizua “Trekëndëshi Poetik i Paqes", një veprimtari e bukur si përkushtim për Ditën e Lirisë, për Paqen e fituar dhe për Poezinë e shkruar. Gjelbërimi i Grykës së Karadakut të ngop sytë, të rrëmben vështrimin e të shlodh me ndërtimet, tokat e mbjella, drurët, duke të dhënë mundësinë t’i sodisësh kalimthi nën rrezet e diellit. Gryka e Karadakut, legjendë ku kanë humbur pa nam e nishan mijëra sllavë, armiqtë historikë të kombit shqiptar, gryka simbol e Idris Seferit, e Agim Ramadanit, e mijëra shqipeve me fletë që vunë shpirtin e tyre të paepur në themel të Republikës së re të Kosovës, të një kombi, me një gjuhë të shenjtë. Këtu, në këtë vend të bekuar, fle përjetësisht historia e flamurin e tundin dallgët e kohërave të rrepta e ku çdo palë e tij në shtëpitë flet me bujarinë e mikpritjes shqiptare.

    Në restorantin "DUNAVI", Dunav, gostia e vargjeve, gjëmoi nga ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u bukurua nga veshjet popullore të traditës së Karadakut. Aty e shijoje bukurinë e natyrës dhe të artit. Në hapsirën e gjelbëruar të restorantit, midis tavolinave si sofra shtruar, vareshin në trungjet e drurëve piktura, një mini ekspozitë surrealiste e piktorit të njohur gjilanas, Jetulla Haliti. Pastaj nisi hapja zyrtare nga mr. Tahir Arifi, i cili theksoi se manifestimi që organizohet për të tretin vit, vlen për të njohur karakteristikat jetike dhe historike të kësaj ane të Karadakut. Një presion artistik për të komunikuar më shumë me Maqedoninë për hapjen e pikës kufitare në Stançiq. “Trekëndëshi Poetik i Paqes", në Dunav organizohet me mbështjetjen e MKRS të Kosovës, Komunës së Gjilanit. Me anë të fjalës së tij, Veton Nevzadi, drejtor i kulturës të Komunës së Gjilanit në emër të institucioneve të saj e përshëndeti manifestimin. Ai u ndal në angazhimin e komunës së Gjilanit e posaçërisht e kryetarit Qemal Mustafa, i cili duke qënë gjithmonë pranë këtyre veprimtarive të kësaj natyre me angazhimin e mbarëvajtjen e tyre në dimensione vlerash.Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit "Beqir Musliu”, pasi falenderoi të pranishmit, e sidomos të ardhurit nga Tirana, Durrësi,Saranda, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujavnoci, Medvegja e nga emigracioni e cilësoi këtë manifestim momentin e kënaqësisë për lirinë që gëzojmë sot, për 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, për ditën e çlirimit të Gjilanit. Ky manfestim i përkushtohet kësaj date dhe ne jemi këtu me moton për lirinë, për paqe me poezi. Kjo është ajo që e kemi dëshiruar dhe ajo që e kemi dhe e përjetojmë”.Dom Lush Gjergji bëri një kungatë paqëtimi, për të mbledhurit në këtë tubim të bukur për të dhënë bekimin e fjalës poetike. Ai e quajti poezinë një mesazhiere të paqes e të dashurisë hyjnore, një zë që na thërret së brendshmi për të ndryshuar dhe për t’u bërë më të mire. “Krijuesit, njerëzit e penës, mendjes, në takime të tilla shpirtërore na japin mundësi të njihemi më mirë me njëri – tjetrin, që të gjejnë frymëzimin tonë, jo vetëm për bukuritë natyrore, të cilat zoti i madh i ka krijuar dhe dhuruar dhe lirinë për t’u flijuar. Ashtu siç thoshte e lumturumja jonë, Nënë Tereza: “Dashuria dhe flijimi janë vlera dhe virtyte”. Dhe ne këto dëshira i përjetojmë  me bukurinë e lirisë, e kulturës, e cila nuk njeh e nuk pranon kufij. Recitimet përshëndetëse të tre poetëve, tre përfaqësues, të tre kufijve artificial, të rrethuar me shqiptarë, kishin një mesazh, mesazhin e paqes, mesazhin e dashurisë njerëzore. Një nga Kosova, Albina Idrizi nga Gjilani, nga Kumanova e Maqedonisë, Sunaj Rahimi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bilall Maliqi. Poezitë e një niveli kualitativ me aromën e fjalës shqipe, fjalës së përmallimit, fjalës që si xixëllonjë vere vërtitej në qiellin e kohërave barbare, e digjej si shandan në buzët e etura për dashuri kombëtare të poetëve.

    Pastaj nis rugëtimi drejt kishës së Shën Anës. Atje, ku Ora e Madhe Letrare, Koha e Poezisë, u mbajt në ambientet e brendshme të saj, një simbol humanizmi i botës shqiptare. Një rrugëtim vërtet i lodhshëm, por mbresëlënës. Një lloj pelegriazhi poetik në këtë cep të Shqiptarisë, ku në çdo majë kodre, dru e gur ka një histori për të treguar, një këngë për të kënduar, një mesazh trimëror për t’ua përcjellë kohëve dhe breznive… Rruga gjarpëronte kodrës nën freskinë e gjelbërimit. Buzë saj jeshilonte bari e aty- këtu tufëza lule e diku më tutje pemët e larta në një virgjëri shekullore me shkëlqimin e peisazhit ishin si një prehje e këndshme dhe dehëse, që të çlodhnin e të magjepsnin, duke e zbutur efektin e lodhjes së këmbëve, teksa ngjiteshin. Janë mbi dy kilometra rrugë më këmbë. Ajri i bymyer nga lagështira, retë e dielli që shfaqeshin në të çarat e tyre dhe ecja në brendësi të këtij peizazhi, të futej në mushkëri me fuqinë e ripërtëritjes. Poeti dhe shkrimtari i mirërnjohur Agim Gjakova, megjithëse mban mbi supe rreth tetë dekada jetë dhe gjashtëdhjetë vite krijimtari, ecën si djalë i ri dhe nuk pushon së rrëfyeri për mrekullitë e botës shqiptare. Nuk mungon në asnjë veprimtari poetike e kulturologjike, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, kudo ku e thërrasin për të ndezur një qiri dashurie, në meshën e bukur të fjalës hyjnore shqipe… Kisha e fshehur mes pyllit dhe në një nga kodrat e larta të Karadakut, të magjeps me arkitekturën. Heshtja apostolike e saj u përzie me ritin e fjalës shqipe, me hovet e shpirtërave poetikë që blatonin diçka nga vetja në meshën e Shqiptarisë. Këtu, në këtë ambient romantiko-mistik vallëzoi e u lazdrua fjala poetike e bukur e plot finesë. Ishte një akt bekimi, që përcillte paqe në çdo shpirt e zemër dhe poetët më shumë se kushdo tjetër e ndejnë nevojën e këtij reflektimi së brendshmi… Begatuan frymëzimet dhe krijimet e tyre të afro 50 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Medvegja e Bujanoci, e midis tyre edhe Nasi Jani, Jeton Kelmendi, Fehmi Korça, që kishin ardhur nga emigracioni, si mjaft poetë të tjerë të njohur që iu bëjnë nder letrave shqipe: Agim Gjakova, Ramadan Mehmeti, Agim Mato,Nikolla Spathari, Agim Bajrami, Prend Buzhala, Ibrahim Kadriu, Sabit Rustemi, Pandeli Koçi, Mimoza Erbara, Nehas Sopaj, Buranedin Xhemaili, Nebih Bunjaku, Xheladin Mjeku, Isak Ahmeti, Avni Rudaku, Rexhep Abazi, Namik Selmani, Albina Idrizi, Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Sarë Gjergji, Drita Bekteshi, Izet Avdyli, Musa  I Ahmetaj, Engjëll Koliqi, Demush Mehmeti, Arsim Halili edhe më të rinjtë Rudi Berisha, Sevdail Demiri, Lindita Ramushi,Ormira R Dibrani, Aida Kamerolli.

   Ky edicion ndër më të bukurit. Folëm e shkëmbyem përvojë… U çmallëm me vëllezërit tanë poetë të një gjuhe e të një gjaku. Një manifestim i mrekulleshëm poetik dhe të gjithë së bashku shpresojmë ta mbajmë ndezur qiririn e dashurisë sonë vëllazërore, në Tiranë, Shkup, Prshtinë, Gjilan, Sarandë, Kumanovë e kudo ku paqja e dashuria kanë vetëm një emër… Të mos mungojnë kurrë manifestime të tilla me shumë vlerë në dobi të kombit, në rrezatimin e ndritjen aq të dashur e domosdoshme për ne, me fjalë shpirti, fjalë ndjenjash e përjetimesh të magjishme, me aromë të veçantë Shqiptarie…!

Gryka e Karadakut

Guri simbol i trekëndëshit poetik tëpaqes

Kisha Shën Ana
Kisha Shën Ana

Nikolla Spathari , Lindita Ramushi e Pëllumb Gorica

Ora e madhe Letrare  u mbajt në  ambientet  e  Kishës së Shën Anës, Dunav

Pjesmarres ne Trekëndëshin poetik të paqes.

Poetesha Rozeta Krëste nga Pogradeci
Poetesha Rozeta Krëste nga Pogradeci

Poetët Jeton Këlmendi dhe Pëllumb Gorica

Poetët në pritje të Orës së Madhe Letrare

Poetët Nikolla Spathari, Albina Idrizi, Pëllumb Giroca Musa I Ahmetaj, Sinan Sadiku e Fatushe Ahmetaj

Poetët para kishës Shën Ana
Poetët para kishës Shën Ana

Poetët Xheladin Mjeku, Nase Jani dhe Nebih Bunjaku

Poeti Hyqmet Hasko
Poeti Hyqmet Hasko

Poeti Nexhat Rexha Të uroj mirseardhjen mik!

Ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u bukurua nga veshjet popullore të traditës.

Rugëtimi  i poetëve drejt kishës së  Shën Anës.

Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit Beqir Musliu” në përshëndetje të hapjes së Manifestimit Trekëndëshi poetik i paqes