| E diele, 16.06.2013, 11:02 AM |
Përpjekje naive, pa mbështetje logjike, shkencore dhe kombëtare
Nga Hilmi Saraçi
Të nderoj kombin e Atdheun / Të shkruaj bukur për Skënderbeun / Shëmbëlltyrën madheshtore / Shpirt e gjak fuqi arbërore / Me përmasa botërore… (Dr. Zenun Gjocaj”)
Me këto
vargje desha të filloj konstatimin se Skënderbeu ishte dhe është një
hero i madh i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, për të shprehur mendimin
kundër disa individëve (klerikëve), të cilet në kohën e fundit pa fije turpi
mundohen të mohojnë Skenderbeun si hero i të gjithë shqiptarëve. Kjo “krrokamë”
e tyre (e disa individëve, sidomos të
besimit islam) është një përpjekje naive, pa ndonjë mbështetje logjike,
shkencore dhe kombëtare. Të tillët nuk kanë njohuri të dallojnë ç’është besimi
fetar me atë kombëtar, ata e identifikojnë vetën në bazë të identitetit fetar,
prandaj mohojnë Skënderbeun si hero të
tyre, pasi Skenderbeu ishte i fesë
krishtere (katolike), prandaj duke u bazuar në këto të dhëna deklarojnë se ” Skenderbeu është hero vetëm i
katolikëve”. Këta individë
(klerikë) të fesë islame dhe të
komfesionëve të tjera fetare që mendojnë kështu, nuk janë njohës të mirë të
fesë, as të kombit, ata sikur nuk e
ndjejnë veten si shqiptar të vertetë. Ata në të vërtetë, nuk kanë njohuri të
duhur për Skënderbeun dhe për origjinën e kombit shqiptar, me të cilin
Skënderbeu ishte krenar dhe i lidhur ngusht deri në vdekje.
Ata sikur
nuk kanë njohuri dhe dashuri si shumë
klerik të tjerë të besimit islam, ortodoks, katolik (të kombit shqiptar) e të
tjerë, të cilët gjatë veprimtarisë së tyre fetare (kombëtare) kurrë nuk kanë mohuar se Skënderbeu nuk është hero
i tyre, por përkundrazi kanë ngritur lartë figurën e tij si luftëtar dhe
atdhetar i madh i mbarë shqiptarisë, duke ligjeruar dhe shkruar me krenari
vepra të llojeve të ndryshme për personalitetin e tij.
Historia
e heroit tonë kombëtar është mjaft e
gjerë dhe e veçantë. Dallon nga heronjët tjerë në Botë për identitetin dhe lirinë kombëtare. Gjatë
periudhës kohore të jetës së tij (Skenderbeut) janë të njohura shumë ngjarje
dhe luftëra të lidhura ngushtë me jetën,
veprën për liri dhe pavarësi kombëtare
kundër osmanëve, por edhe të tjerëve. Skendërbeu si i ri edhe në kohën kur
qëndronte i rrembyer nga turqit tregoi aftësi, trimëri dhe mjeshtri për artin
luftarak si dhe dashuri për Atdheun, prandaj herët tregoi se ai ishte një personalitet dhe luftëtar i madh
kombëtar. Prandaj ai kurrë nuk e harroi atdheun dhe identitetin e tij kombëtar
edhe pse ishte larg atdheut. Naim Frashëri
bukur e shpreh në poezinë e tij personalitetin e kryetrimit tonë
kombëtar:
Krujë o qytet i bekuar / Prite,
prite skenderbenë /
Kudo ngritet lart personaliteti i
Skënderbeut si luftëtar dhe hero kombëtar i shqiptarëve
Për këtë
hero të madh të kombit shqiptar kanë shkruar shumë publicistë, historianë,
shkrimtarë, poetë e të tjerë. Marin Barletii shkroi veprën kapitale për jetën, veprën
dhe luftën e Skënderbeut, duke njohtuar kështu opinionin botëror se ky hero
shqiptar ka merita të mëdha jo vetëm për shqiptarët por edhe për kombet e
tjera që luftuan të rreshtuar përkrah
Skënderbeut kundër armikut të përbashkët osman e të tjerë... Kudo në këto
shkrime ngritet lart personaliteti i Skënderbeut si luftëtar dhe
hero i të gjithë shqiptarëve, por edhe hero botëror. Prandaj nuk ka qenë e
rastit kur shumë popuj janë përpjekur që ta përvehtësojnë si hero të kombit të
tyre. Shqiptarët si pasardhës të ilirëve janë më të vjetrit në ballkan, por
edhe më gjerë .. Në këtë rast nuk po përmendi shumë të tjerë nga historia jonë
kombëtare dhe nga radhet e kombëve të tjera që me njohuri shkencore, krenari
dhe dashuri njerëzore kanë shkruar shumë vepra që ndriçojnë të kaluarën tonë të
dhimbshme, por krenare , sidomos
periudhen kohore të Skenderbeut, por edhe më vonë luftën për liri dhe
pavarësi kombëtare, jo vetëm të
kryetrimit tonë Skënderbeun.
Një grusht trima të Arbërisë /