Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Përpjekje naive, pa mbështetje logjike, shkencore dhe kombëtare

| E diele, 16.06.2013, 10:02 AM |


Përpjekje naive, pa mbështetje logjike, shkencore dhe kombëtare

Nga Hilmi Saraçi 

Të nderoj kombin e Atdheun / Të shkruaj bukur për Skënderbeun / Shëmbëlltyrën madheshtore / Shpirt e gjak fuqi arbërore / Me përmasa botërore… (Dr. Zenun Gjocaj”)

Me këto vargje  desha të filloj  konstatimin se Skënderbeu ishte dhe është një hero i madh i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, për të shprehur mendimin kundër disa individëve (klerikëve), të cilet në kohën e fundit pa fije turpi mundohen të mohojnë Skenderbeun si hero i të gjithë shqiptarëve. Kjo “krrokamë” e tyre (e disa individëve, sidomos të  besimit islam) është një përpjekje naive, pa ndonjë mbështetje logjike, shkencore dhe kombëtare. Të tillët nuk kanë njohuri të dallojnë ç’është besimi fetar me atë kombëtar, ata e identifikojnë vetën në bazë të identitetit fetar, prandaj mohojnë  Skënderbeun si hero të tyre, pasi Skenderbeu ishte  i fesë krishtere (katolike), prandaj duke u bazuar në këto të dhëna  deklarojnë se ” Skenderbeu është hero vetëm i katolikëve”.  Këta individë (klerikë)  të fesë islame dhe të komfesionëve të tjera fetare që mendojnë kështu, nuk janë njohës të mirë të fesë, as të kombit, ata sikur  nuk e ndjejnë veten si shqiptar të vertetë. Ata në të vërtetë, nuk kanë njohuri të duhur për Skënderbeun dhe për origjinën e kombit shqiptar, me të cilin Skënderbeu ishte krenar dhe i lidhur ngusht deri në vdekje.

Ata sikur nuk kanë  njohuri dhe dashuri si shumë klerik të tjerë të besimit islam, ortodoks, katolik (të kombit shqiptar) e të tjerë, të cilët gjatë veprimtarisë së tyre fetare (kombëtare) kurrë  nuk kanë mohuar se Skënderbeu nuk është hero i tyre, por përkundrazi kanë ngritur lartë figurën e tij si luftëtar dhe atdhetar i madh i mbarë shqiptarisë, duke ligjeruar dhe shkruar me krenari vepra të llojeve të ndryshme për personalitetin e tij.

Historia e heroit tonë  kombëtar është mjaft e gjerë dhe e veçantë. Dallon nga heronjët tjerë në Botë  për identitetin dhe lirinë kombëtare. Gjatë periudhës kohore të jetës së tij (Skenderbeut) janë të njohura shumë ngjarje dhe luftëra të lidhura ngushtë  me jetën, veprën  për liri dhe pavarësi kombëtare kundër osmanëve, por edhe të tjerëve. Skendërbeu si i ri edhe në kohën kur qëndronte i rrembyer nga turqit tregoi aftësi, trimëri dhe mjeshtri për artin luftarak si dhe dashuri për Atdheun, prandaj herët tregoi se ai ishte  një personalitet dhe luftëtar i madh kombëtar. Prandaj ai kurrë nuk e harroi atdheun dhe identitetin e tij kombëtar edhe pse ishte larg atdheut. Naim Frashëri  bukur e shpreh në poezinë e tij personalitetin e kryetrimit tonë kombëtar:

Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite skenderbenë / Po vie si pëllumb i shkruar / Ta shpëtojë Memëdhenë… (Naim Frashëri)

Kudo ngritet lart personaliteti i Skënderbeut si luftëtar dhe hero kombëtar i shqiptarëve

Për këtë hero të madh të kombit shqiptar kanë shkruar shumë publicistë, historianë, shkrimtarë, poetë e të tjerë. Marin Barletii shkroi veprën kapitale për jetën, veprën dhe luftën e Skënderbeut, duke njohtuar kështu opinionin botëror se ky hero shqiptar ka merita të mëdha jo vetëm për shqiptarët por edhe për kombet e tjera  që luftuan të rreshtuar përkrah Skënderbeut kundër armikut të përbashkët osman e të tjerë... Kudo në këto shkrime  ngritet lart  personaliteti i Skënderbeut si luftëtar dhe hero i të gjithë shqiptarëve, por edhe hero botëror. Prandaj nuk ka qenë e rastit kur shumë popuj janë përpjekur që ta përvehtësojnë si hero të kombit të tyre. Shqiptarët si pasardhës të ilirëve janë më të vjetrit në ballkan, por edhe më gjerë .. Në këtë rast nuk po përmendi shumë të tjerë nga historia jonë kombëtare dhe nga radhet e kombëve të tjera që me njohuri shkencore, krenari dhe dashuri njerëzore kanë shkruar shumë vepra që ndriçojnë të kaluarën tonë të dhimbshme, por krenare , sidomos  periudhen kohore të Skenderbeut, por edhe më vonë luftën për liri dhe pavarësi kombëtare, jo vetëm  të kryetrimit tonë Skënderbeun.

Një grusht trima të Arbërisë / Po i shpallin luftë Osmanisë / Skenderbeu formoi ushtrinë / Që nga andej po e mbronë lirinë / Përmbys tiranin e mizorinë / Po kthen prapa Osmanlinë / Çliron trojet e shqiptarisë… (Dr. Zenun Gjocaj ).