E enjte, 28.03.2024, 12:41 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Marjan Sebaj-Sopi: Familja dhe kurora e martesës (4)

E shtune, 15.06.2013, 09:12 AM


FAMILJA DHE KURORA E MARTESËS - PËRCAKTIM  HYJNOR (4)

“Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time, dhe po ta jepja trupin tim të digjej,

por, po të më mungonte dashuria, nuk do të më vlente asgjë!”

''Të dashur, duani njëri – tjetrin sepse dashuria është plotësim''.

Nga Marjan Sebaj-SOPI

Njeriu është qenie dashurie!

Në Bibël lexojmë se Shën Gjoni ungjilltar Hyjin e ka definuar si dashuri. '' Hyji është dashuri''. Egzistojnë definicione të ndryshme mbi Hyjin. Po, edhe para Gjonit shumë filozof e dietar kanë tentuar ta definojnë Hyjin. Për shembull, Platoni ka thën se Hyji është bukuria dhe mirësia. Aristoteli thoshte se Hyji është lëviztari i palëvizshëm. Poashtu edhe teologët kanë thënë definicione të ndryshme mbi Hyjin psh. Hyji është qenie e përsosur, pastaj plotësim i egzistencës etj... Mirëpo, Gjoni tha; ''Hyji është dashuri ''. Kjo është shumë me rëndësi – po që se dëshirojmë t´a kuptojmë njeriun - sepse njeriun nuk mund t´a kuptojmë pa Hyjin. Ishte një gabim e mashtrim i madh kur është tentua të kuptohet njeriu pa Hyjin – ateizmi.

Njeriu pa Hyjin nuk është në gjendje të kuptoj, të dij nga është, prej nga ka ardhë, për ç´arsy është dhe ku shkon. E njeriu është prej Hyjit dhe këtë e dimë prej atij mëngjesi krijues. Hyji e caktoi e krijoi njeriun në përgjasimin e qenies së vet personale. Hyji tha: ''Ta bëjmë njeriun në përgjasimin tonë''. Dhe mu për këtë mund ta themi definicionin se; Njeriu është''qenie dashurie''.

Njeriu pra, është i krijuar prej dashurisë, për dashuri dhe jetën e vet mund ta realizoj vetën nëse jeton në dashuri, pamvarsisht se a jeton në martesë apo jetë të kushtuar Hyjit (te të krishterët, jetë rregulltare). Pa dashuri nuk ka mundësi të jetoj njeriu, ai vdes.

Paramendojeni njeriun i cili në vete nuk ka asnjë gram dashurie, i cili nuk është i rrethuar me dashuri, e po të mos ket asnjë hije dashurie, kuptohet se çka do të ndodhë me te, ai nuk do të kishte jetë, pra do të vdiste. Do të vdiste apo do të bënte vetvrasje. Sepse ky është ligj themelor njerëzor – Njeriu është krijuar nga dashuria, për dashuri u krijua dhe është i ftuar të duaj – pikërisht për këtë edhe Shën Gjoni thot: ''Të dashur, duani njëri – tjetrin sepse dashuria është plotësim''. Në veçanti me rëndësi është kjo kur atëherë mendojmë mbi specifitetin në cilin gjindet e kjo është se Hyji e krijoi njeriun, mashkull e femër. Duke e shiquar dinamikën e kësaj marrëdhënie të ndërsjellët, lirisht mund të themi se këta të dy mund të gjejnë kuptimin e vet të vërtetë dhe bashkëjetesën e tyre e që kjo të arrij te plotësimi pikërisht vetëm atëherë nëse mes tyre e në ta qëndron DASHURIA, këtë e arrijmë kur jemi të vetdijshëm se jemi të krijuar në përgjasimin e Hyjit si Njeri. Sepse mashkull e femër janë Njeri. Nëse, pra njeriu është i krijuar për mirëmbajtjën e qenies Hyjnore, atëherë s´pari jemi të ftuar që të mirëmbajmë dashurinë. Bashkësia do të ket kuptim vetëm atëherë nëse në te jeton e mbretëron DASHURIA!

Bashkëjetesa pa dashuri është ferr. Mesiguri se ndoshta keni përvojë ku njihni ndonjë çiftë martesorë pa dashuri, ku është e shukur, e asgjësuar dashuria. Aty e dini se u krijua ferri. Aty e dini se jeta është e pamundshme. Kështu, pra në martesë mund ta takoni fytyrën Hyjnore por edhe atë të ferrit të vërtetë. Jetoni me Zotin dashuri, do të jeni të lumtur!

Dashuria dhe dashurimi

Thon se fjala dashuri është një fjalë e madhe. Të gjithë flasin mbi dashurinë e rreth dashurisë. Gjjithë këndojnë mbi dashurinë! Sot sa t´a hapni televizorin apo radion menjëherë do të dëgjoni këngë për dashuri; dashuria ime ku je, eja ...etj

Ndoshta sot nuk ka asnjë fjalë më të devalvuar se fjala dashuri. Mirëpo, çka është ajo ku rinia gabon apo pështjellon dy dukuri, fenomene apo situata: Dashurimin dhe dashurinë! Këto janë dy dukuri të ndryshme njëra ndaj tjetrës. Janë dy të vërteta krejtësisht të dalluara e të ndryshme mes veti. Jo vetëm se kanë dallim mes veti, porse martesa askurrë nuk kishte dashur me u lidhë nëse aty egziston vetëm dashurimi. Martesa e tillë e cila u lidh vetëm në saje të dashurimit (se ka egzistuar dashurimi) e ku nuk ka pasur dashuri, në këso martesa njerëzit në problemet e para që janë paraqitë kanë ra në provim. Që të identifikojmë këto dy dukuri dhe këto dy të vërteta jetësore e që mund t´na kushtojnë shumë, kishte qenë mirë t´i themi dy – tri fjalë mbi to!

Dashurimi!

Çka është dashurimi? Dashurimi mund të themi është një sindrom i caktuar emotiv. Do të thot, pra përmbledhje e shumë shenjave por të cilat bazohen në planë të emocioneve apo interesit. Në rend të parë këtu është emocioni. Në rend të dytë te dashurimi vjen ndonjë detaj i personit psh. Se është siç themi i tillë, se ka këso koke, apo sy, buzë, duar, këmbë etj...Pra, gjithësesi këtu ndonjë dataj mbetet anash. Në rend të tretë vjen edhe interesi psh. më pëlqen ai person se qëndron materialisht mirë, ka vizë etj...Dhe gjëja e fundit që egziston te dashurimi është; përjetimi IM! Psh. ajo si e përjetoj unë! Dhe që të dështoj e gjitha kjo, është e nevojshme vetëm një ndërrim i detajit (ajo çka të ka pëlqye ty) tek personi e kështu do t´a bartë uji gjithçkafën te ai person në të cilin je dashuruar, ku nuk kishte dashuri por dashurim! Mjafton të zvogëlohen emocionet e njëherë ato doemos duhet të zvogëlohen, sepse njeriu nuk mund të ketë gjithnjë tension emocionesh të mëdha. Kishte me qenë shumë rrezik nëse njerëzit e rinjë lidhin martesë në bazë, themele, vetëm të dashurimit. Po, dashurimi është vetëm një lojë e tyre e mes tyre, mirëpo ata në asnjë rast ende nuk e kanë atë thellësi e cila quhet DASHURI!

Dashuria

Dashuria, pra është krejt diçka tjetër. Dashuria para së gjtihave e përfshinë tërë  personin. Kjo do të thot se unë nuk e dua atë pse ka kokë apo sy etj. të bukur, por në dashuri unë e dua tërë personin pamvarsisht nga mungesat e tij. Ajo që është me rëndësi të dashuria është pikërisht; Komunikimi i personave!

Nuk besoj se ka njeri që ka kënduar ndonjë himnë më të bukur e më mirë lidhje me dashurinë se Shën Pali, teologu më i madh i Kishës. Prandaj, që të kuptojmë drejtë e mirë, që të jetojmë jetë të lumtur familiare e bashkëshortore të lexojmë s´bashku himnin e dashurisë.

 

“Dhe ja, po ju dëftoj më të shkëlqyeshmën udhë!

Po t’i folja gjuhët e njerëzve e të engjëjve,por të mos kisha dashurinë,

do të isha porsi bronzi që kumbon

e porsi cimbali që tinëgllon.

Po ta kisha dhuratën e profecisë

e t’i dija të gjitha misteret

e të gjitha dituritë;

po ta kisha edhe fenë e plotë,

me të cilën të mund t’u shndërroja vend

maleve,

por po të më mungonte dashuria,

s’do isha asgjë!

Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time

dhe po ta jepja trupin tim të digjej,

por, po të më mungonte dashuria,

nuk do të më vlente asgjë!

Dashuria është zemërgjerë,

është e dhimbshme, dashuria

nuk ka smirë,

nuk mbahet në të madh,

nuk krenohet,

nuk është e panjerëzishme,

nuk kërkon interesin e vet,

nuk hidhërohet,

nuk e mbanë mend të keqen,

nuk i kënaqet padrejtësisë,

por i gëzohet të vërtetës.

Arsyeton gjithçka,

beson gjithçka,

shpreson gjithçka.

Duron gjithçka.

Dashuria nuk mbaron kurrë”...

(1Kor.13,1-13).

Ja, pra shën Pali na çfaq dashurinë e cila nuk mbaron askurrë! Dashuri kjo e cila lind dhe duhet të kultivohet, dashuri kjo e cila duhet të mbretëroj në zemrat dhe familjet tona.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora