E enjte, 25.04.2024, 02:56 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Karikatura 3D (e Ramës)

E enjte, 13.06.2013, 07:29 PM


Karikatura 3D (e Ramës)

Rama përmes skandaleve ka krijuar dimensionin e karikaturës 3D, qe reflekton mbase veti goxha të ngjashme me Hitlerin, derisa profesionin i kanë të njëjtë si piktor, si politikan dhe se fundmi si një autoritar i vrazhdë.

Nga Bekim Rexhepi

Debati që po bëhet prej kohesh nuk është i vogël për të krijuar të gjitha premisat politike, se kah duhet të shkoi vota dhe besimi ynë politik për ti dhënë mandat të ri kandidatëve për të qeverisur në të ardhmen me vendin dhe institucionet relevante të tij. Analizat më thelbësore në të gjitha debatet, nxjerrin dy gjëra kryesore për opinionin: I pari ka të bëjë me mandatarin e deritashëm të z. Berisha, i cili e ka mbajtur pushtetin më shumë se “ç’duhet”, thonë disa nga debutuesit qe i ngjallin kundërshtitë, dhe ardhja e serishme e Berishës në pushtet në njëfarë forme e privon vetvetiu rotacionin normal e politik, qe ofron demokracia!...

I dyti ka të bëjmë me pretendentin për kryeministrit të ri që është z. Rama, i cili asnjëherë nuk ka kenë kryeministër, as president dhe ç’është e vërteta ai edhe pse pretendon të marrë postin e kryeministrit nuk ka asgjë të re, thonë disa nga debutuesit që i ngjallin kundërshtitë, dhe ardhja e Ramës, në pushtet dukshëm lëndon demokracinë në vend, pasi provat gjatë qëndrimit të tij në opozitë nuk ishin të pakta, aksionet e opozitës dhe të Ramës si lider i saja politike në të gjitha rastet ka manifestuar më shumë dhunë dhe më shumë akte skandaloze, për këto të gjitha ai po bëhet akoma më shumë mosbesues për shumë qytetar shqiptar. Ardhja e tij ne pushtet ngulfat demokracinë sepse ka mposhtur të gjithë zërat e brendshëm brenda partisë së tij dhe këto akte gjithsesi tregojnë se barometri i tij përbën rrezik për gjithë demokracinë në vend, ndaj është i vërtetë konstatimi se më mirë është të mos ketë fare rotacioni politik se sa të vritet demokracia në vend, e cila ka një rrugëtim të mirë deri këtu jemi.

Zoti Berisha nuk është pa rezultate, ne këto vite si udhëheqës dhe si kryeministër i vendit, ai ka bërë mjaftë për Shqipërinë, këto të arritura nuk mund të kontestohen nga askush tjetër përpos opozitës fanatike të Ramës. Në 20-të vitet e fundit Shqipëria ka ngritje historike dhe për këtë duhet një mirënjohje e popullit shqiptar sidomos për kryeministrin aktual. Prandaj debatet e deritashme veçse kanë stimuluar një konstantë se më mirë është t’i epet edhe një mandat i ri, i tretë Berishës, se sa të provohet kundërshtari i tij, një naivë fare dhe i cili përpos qe shquhet me skandale të papërmbajtshme dhe nuk ka gjë të mirë pas vete.

Ndërsa të gjitha pritshmërisë e opozitës nuk dhanë aq shpresa se z. Rama do të ofroi diçka të ndryshme nga z. Berisha, pothuajse fare një kopje të dobët, dhe një retorike e cila është konsumuar brenda vetës me zhurmues të pacipët, në viteve e fundit sa është edhe kryetar i PS-së.

As mbyllja e konventës së PS-së, nuk rezultoi të ketë inovacione qe do të mund të kapërcenin parashikimet normale të një opozite, e cila nuk po arrin të konsolidohet, madje nga konventa e saj e gjitha u nda fare konstanten brenda vetës, u pajtua me atë për të mos ndryshuar në esencë. PS-ja edhe në këtë vit udhëhiqet nga tendenca të vrazhdët, në mënyrë agresive si edhe me parë ajo ka dashur të shtrij autoritetit të saj jo legjitim.

Edi Rama, ka provuar shumë akte konfrontuese fizike e politike me shtetin dhe institucionet e tij, madje deri në gjendje që të përmbysë atë shtetin legjitim. Fundi i të gjitha këtyre akteve, është vet padyshim nismëtari Edi Rama, i cili akoma mbetët më i neveritshmi për secilin qytetar të vendit. E drejta për të qeverisur apo edhe e drejta për të korrigjuar qeverisjen e vendit nuk të jap apriori të drejtën qe ne emër të tyre të personalizohet politika e vendit, ajo në të gjitha rastet duhet të jetë vetëm ne shërbim të vendit dhe të qytetarit, në të kundërtën nuk mund të quhet politikë (në shërbim të vendit dhe të qytetarëve). Prandaj është e nevojshme qe shteti dhe qytetari të krijojë disa institucione qe mund të sanksionojnë një udhëheqës në pushtet ose në opozitë, i cili me mundësit e ofruara mund të bëjë çfarë të dojë pa qytetarin.

Rama ndryshe ka dështuar fare nga ai njeriu me sopat. Rama nuk arriti dot të bëjë vetën e tij ndryshe, ngase gjithçka skandaloze e tij akoma nuk ka mbaruar. Rama do të vazhdoi të na shfaqet me skandale të tjera, të tjera të rënda dhe më keq po të ishte kryeministër i vendit dhe të mos e ndal të bërit skandaloz. Rama në të vërtetë e bëri opozitën kriminale,dhe të frikshme për qytetarin demokratik, i cili nuk e koncepton dot gjuhen dhe gjahun e shtrigave për mendim të lirë dhe ndryshe. Ka hequr bashkëpunëtoret e tij (A. Malaj, K. Islami, etj) sepse tersa e tij nuk përmban dot kritikën e avancuar sepse kjo sipas kulturës së Ramës dëmton autoritetin.

Skandali më i pakuptimtë i Ramës është,dërgesa e SMS-ave kërcënues tek një drejtoreshe shkolle, e cila sipas vet Ramës ka manipuluar fëmijët e shkollës, sikur Shqipëria të mos kishte fare ligje dhe fare institucione relevante. Ky akt dhe të tjerat si këto tregojnë se Rama, nuk di të nxjerrë logjikën e njeriut normal, po të njeriut agresivë dhe kërcënues!.

Incidenti i Vjenës me ngrehja e veshit të diplomatit shqiptar Egin Ceka, dhe heshtja e këtij rasti mjaftë të rëndë nga organet  shtetërore, i kanë lënë hapësirë akoma më shumë të manovroj me lirinë dhe demokracinë e shtetit.

Pasiguria e Ramës në këtë zgjedhje është e madhe, ajo se pse Edi Rama ka efekte perverse në politikën shqiptare? Rama përmes skandaleve ka krijuar dimensionin e karikaturës 3D, qe reflekton mbase veti goxha të ngjashme me Hitlerin, derisa profesionin i kanë të njëjtë si piktor, si politikan dhe se fundmi si një autoritar i vrazhdë. Të mos e harrojmë dhe këtë se paragjykimet politike, përafrojnë qartësimet në disa kontekste që ngritën në kohë, dhe të mos gabohemi në shtrirjen e legjitimitetit të një pushteti përmes votës së lirë, e cila i japë të drejtë autoritetit të shpërfaqë politika për më keq të nënshtroi edhe shtetin me ligje. Shqiptaret kanë në duar votën e tyre të interesit për Shqipërinë e tyre, për jetën e tyre ku autoriteti nuk do t’i nënshtroi edhe me keq, më mirë të besohet se sa të provohet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora