E premte, 29.03.2024, 01:15 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Një parti e re politike në Kosovë?

E enjte, 15.05.2008, 08:14 PM


Skender Korça
Një parti e re politike në Kosovë?

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

A do jetë një zgjidhje  formimi i një parti të re politike në Kosovë, apo të forcohen dy grupe të mëdha në poltikën e Kosovës si dhe të menduarit politik në Kosovë do ishte si një system komunist me dy krihë të saj. Kjo është qështja se njerzit nuk presin më asgjë nga poltika dhe faktorët e saj dhe mekanizmat e saj që drejtojnë shtetin. Është kjo ideologjia e pa ngarkuar në popull se për të qenë në pozitë qoftë edhe profesionale duhet të i takosh një grupi të madh në politikë që në parim ky grup I madh është një asgjë në politikën e vet dhe për qytetarët e vet. Nëse përmasat e realës së poltikës kosovare mbesin çdo herë në këtë fokus, kjo do nënkuptojë se në Kosovë për kundër vullnetit të qytetarit do zhvillohet vetëm një luftë e fortë ndërmjet grupeve politike edhe ate të ca individëve si lider politik të këtyre formacioneve politike, kundrejtë disave që dijnë pak a shumë poltikë. Nuk është me rëndësi në Kosovë sa ofrojnë kapacitet njerzit por me rëndësi është të i takosh një klani politik, ku në instanca më të larta të qeverisjes është e instaluar  dëgjueshmëria politike tash më je apo nuk je në pozitë nuk ka më rëndësi asgjë, sepse edhe lufta ndër grupe është e ndërlidhur me ate luftën e politikës së individit. Është koha e “Lojës së luanëve” sepse preu politikës së tyre nuk dihet ku ka fill dhe ku ka për synim sepse është me rëndësi individi edhe poltika. Është kuptuar mirë “ndërgjegjmëria” se si sillet individi në politikë dhe kundrejtë grupit politik, por askush tash më që paraqet individin dhe grupin politik nuk ka imunitetin e vet të reagojë ndryshe sepse është luftë e luanëve. Ky nuk është koncept i ri në Kosovë që të na lë çfarëdo impresionesh, por është koncept i formalizuar tash më që operon edhe në planin qveritar si dëshmi e keqkuptimit se njeriu duhet konrolluar veten në parim edhe për kontributin por edhe duhet të jetë ai që punon vetëm për veten dhe jo për ate që thirret e qirret se është duke punuar.
Cila do jetë mundësia e ndryshimit në esencë?;
• Një parti e re politike?
• Një ç’rrënjosje e idesë se lufta politike është shpëtimi i individit në politikë dhe në karrierë?
• Një shkrirje e grupeve të vogla në dy grupe të madha?
• Një elitë e re njerzish që nuk janë zhytyr në këtë arenë të “politikës”
• Një politikë më rotacion presidenti të saj brenda partisë me kohë prej një viti?
• Një elitë e njerzëve që fromojnë një parti politike që nuk lufton për antarësi, por lufton për profesionizëm dhe cilësi programore dhe projektive me të gjithë bagazhin e intsalimit të saj?
• Një parti që gjykon rrethanat dhe nuk shkelë kurrë mbi sensin kombëtarë të saj pavarsisht partnerët e saj ndërkombëtar?
• Apo një diçka që kurrë nuk do vje në shprehje me ketë popull?

Kjo është një pasqyrë që flet për të gjitha partitë profiluese se çfarë kanë përbrenda saj, pa varsisht orientimet e tyre djathtiste apo majtiste sepse deri më tani të gjitha në Kosovë po sillen si parti të individit.

Kështu në Kosovë po formohet miti dhe po flitet mbi protagonistët e saj, por njëkosisht është lodhur njeriu si pjesë e ekipit të mitit, edhe pse ky mit ka nxjerrë në pah kuptimin se njeriu vërtetë duhet jetuar për veten e vet, por jo për të ngulfatur tjetrin me qështjen individuale të tij. Kosova është problem “individual” sipas këtyre politikanëve të mitit, por është edhe problem që nuk udhëheqet nga këta individë, por është diçka që individualitetin e vet e kanë bartur tek monitorimi sepse kanë të bëjnë më vazhdimin e avazit të vjetër për të qenë individi në Kosovë e jo një parti vërtetë e profilizuar politike që ka nevojë shumë tash Kosova për rrethanat që po kalon…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora