E marte, 23.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Dy shkelje ligjore elektorale

E enjte, 13.06.2013, 09:53 PM


Dy  shkelje ligjore Elektorale  që do të shkaktojnë Kontestim të fortë pas-zgjedhor

Nga Pirro Prifti

Afrimi i zgjedhjeve  i ngjan një tornadoje të fortë e cila do të tundë nga themelet edhe një herë Shqipërinë, si në politikën e brëndëshme ashtu dhe në politikën e jashtme, dhe ashtu si e kemi zakon, do të ngrejmë sytë dhe do tu kërkojmë ndërkombëtarëve të na zgjidhin problemet të cilat duhet t`i kishim zgjidhur vetë.

Dy ceshtjet e forta ligjore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve si:

-Komisioni Qëndror i  Zgjedhjeve i cili përbëhet nga katër përfaqësues  në vënd të shtatë përfaqësuesve, pra faktikisht e ka të pamundur të marrë vendime të rëndësishme zgjedhore, e për pasojë zgjedhjet do të vihen në kontestim që në fillimet e saj.

-Dështimi i numurimit elektronik në Fier i cili sipas mendimit tim është i qëllimtë, dhe dështimi i  kontrollit të kartave të identitetit me anë të aparaturave përkatëse në Tiranë i cili gjithashtu është i qëllimtë.

Të dyja këto  probleme dështuan të zgjidhen sigurisht për konflikte politike të dy partive të mëdha argumentat e papajtueshme të të cilave  shkaktuan mos plotësimin e shtatë vëndeve në KQZ., dhe për pasojë këto numra të cunguar shkaktuan dështimin e zbatimit të të dy vendimeve për të cilat fola më sipër.

Këto ngjarje të rënda të cilat në sytë e elektoratit nuk bëjnë shumë përshtypje sepse janë mësuar me parregullsi dhe i presin anomalitë e zgjedhjeve ashtu si i dehuri që kënaqet kur thyen gotat dhe pjatat në një tryezë lokali të shtruar për aheng.

Këto ngjarje kanë shkaktuar shumë shqetësim tek ndërkombëtarët sidomos tek amerikanët , të cilët presin të parët rotacionin që sipas tyre duhet të jetë i domosdoshëm dhe i detyrueshëm.

Më pak  optimistë janë përfaqësuesit europiane të cilët mendojnë se rotacioni mund të jetë i nevojshëm por edhe nëse nuk bëhet nuk duhet të ketë ndonjë problem.

Le të kthehemi tek zgjedhjet që janë në prag të derës dhe të shohim  se përse kanë ndodhur këto anomali të formës së mos zbatimit të ligjit të parlamentit përsa i përket moszbatimit të formulës përkatëse prej shtatë anëtarësh.

Në këtë rast pavarësisht se maxhoranca në fuqi nga ana formale  duhet të ketë kryetarin e KQZ, një difekt tjetër ligjor ka nxitur si pa dashje këtë cregullim: bëhet fjalë për mos pasjen e një neni i cili ndalon largimin e deputetëve nga një grup parlamentar tek një tjetër , gjë që ka shkaktuar jo pak konflikte dhe crregullime cilësore të parlamentit edhe në të kaluarën.  Kjo për arësye sepse deputeti nuk është një individ i vecantë i cili mund të bëjë c`të dojë me mandatitin e tij; ai në rradhë të parë ka obligime të forta ndaj atyre të cilët e kanë zgjedhur dhe si i tillë, nuk mund të shkojë nga një grup parlamentar në tjetrin.

Kështu ndodhi me të tre deputetët socialistë  K.Islamin, Dogjanin dhe Kadellin, të cilët si pa gjë të keq, duke u justifikuar me pretekstin se shkonin keq me Kryetarin e P.S., u larguan. Normalisht nëse ligji do të ishte në rregull, këta deputetë duhej të zëvëndësoheshin me të tjerë në rast mos-marrëveshjesh, dhe jo të konvertoheshin sipas dëshirës klienteliste nga të majtë -në të djathtë dhe anasjelltas. Ndonjëri mund të thotë se është e drejta e Deputetit të ketë lirinë e tij për të votuar si të dojë.

Kjo nuk qëndron sipas mendimit tim, sepse për rastet e votimeve jo të rëndësishme ata mund edhe të shprehnin opinionin e tyre personal, por në rastin e vendimeve të rëndësishme për tu votuar, deputeti është i detyruar të votojë sipas Grupit përkatës parlamentar, sepse në këtë rast shpreh në mënyrë identike edhe opinionin e elektoratit.

E parë në këtë prizëm maxhoranca aktuale nuk i kishte numrat e nevojshëm për të qeverisur, dhe kjo do të shkaktonte një mocion mosbesimi, dhe opsionet e ardhshme të parlamentit dhe qeverisë shqiptare duhej të ishin ndryshe: ose do të bëheshin zgjedhje të parakohëshme parlamentare ose do të bëhej një qeveri teknike.

Sigurisht, këto crregullime ligjore të pa rregulluara deri më sot, duke u bërë të pranueshme që në kohën  tetë vjecare të  qeverisjes socialiste, por vazhduan edhe në këtë periudhë, ku maxhoranca parlamentare është e djathtë, po japin frytet e tyre negative si këto dy shkelje të rënda  dhe mos zbatime ligjesh, të cilat do të shkaktojnë menjëherë pas zgjedhjeve,  probleme të rënda ligjore në interpretimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe për pasojë një konflikt të madh ligjor, etik, dhe me pasoja për aparencën e Shqipërisë në Europë e botë.

Së fundmi unë  në nuk mund të them se kush është fajtori, por mendoj se njerëz të arësyeshëm dhe profesionistë do t`i kishin shmangur këto gafa ligjore dhe këtë mos zbatim të vendimit nga KQZ, e cila do të mbajë përgjegjësi të rëndë për dështimin e votimit elektronik ne Fier,  dhe dështimin e kontrollit të kartave të identitetit në Tiranë si dhe në përgjithësi për në gjithë vendin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora