E premte, 23.08.2019, 04:01 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Fitorja e PD-së, e dobishme

E enjte, 13.06.2013, 07:54 PM


Rreth shkrimit interesant të një autorit anonim, me titull:

Fitorja e PD-së, është mundshme dhe e dobishme

për  Shqipërinë dhe kombin nëpërgjithësi

Nga Reshat Nexhipi

Kërkesa e aleatëve të PS-së, për kthimin e përmendores së diktatorit komunist,opozitës do t i koshtojë tepër, sepse nuk ka shqiptar të ndersh

ëm, që do të dëshironte një gjë të tillë, sidomos emigrantët tanë, prandaj dhe, jo rastësisht, kanë paralajmëruar ardhjen e tyre për të votuar PD-në.

xxx

Ky është nëntitulli i tekstit të autorit me pseudim,Patrioti, i cili shkruan

gjer e gjatë, duke u përpjekur të arsyetojë  atë që ka vendosur në titull. Unë, përzgjodha ato më kryesoret, duke filluar me bindjen e tij: Pse fitorja e PD-së  është e mundshme. Veç tjerash, bazohet në faktin që, ci

toj,, PD-ja fitoi në v. 2009, edhe pse disa vepra të rëndësishme, akoma nuk i kishte kryer,,.Bazohet gjthashtu edhe në fitoren e Lulzim Bashës në Tiranë, e cila, sipas tij, ishte fitore edhe e PD-së, gjë që, gjithmonë sipas ,,Patriotit,, ,,ska se si mos  ndodhë  përsëri,,.Të ,,mundshmen,, autori arësyeton edhe në prestigjin e Kryeministrit brenda dhe jashtë vendit,

të fituar me punën e tij të pa kursyer dhe të pa lodhshme, citoj ,,Si asnjë kryeministër ose burë shteti shqiptar deri më sot,,.(nënvizimi i tij)

Bindjen e tij se fitorja e PD-së  është e  dobishme, e sqaron në këtë  mënyrë, citoj,,Fitorja e PD-së do jetë vazhdim i projekteve të aprovuara qoftë për Tiranën, ose për Shqipërinë nëpërgjithësi, kurse humbja e PD-së, do shkakëtojë ngecjen e tyre, sidomos në kryeqytet, ku dita ditës, mbinë rrugë të reja, si këpurdhat pas shiut, të lëna pas dore nga ish krye

tari i saj,, -mendon ,,Patrioti,, dhe shton, përsëri citoj,, Humbja e PS-së do të jetë në dobi të vendit, sepse nga skena poltike do largohet njeriu që ka patur marrëdhënie të acaruara me Qeverinë, gjë që nuk do të ndodhë me zavendsin e tij, kushdo që të jetë ai, sepse do të ketë raporte normale me  Qeverinë, ose të paktën shumë më normale se ato që kanë qenë gjer më sot, të cilat do të vazhdojnë të jenë edhe më tej të acaruruara, nëse  PS-ja fiton,, mendon,,Patrioti,, dhe vazhdon, citoj ,,Fitorja e PD-së është në dobi të kombit, sepse, Kryeministri, me pritjen madhështore dhe të paparë që i bëri Kryetarit Bush, krijoi bindjen e realtë se shqiptarët janë më  proamerikanë se çdo komb tjetër,prandaj dhe deklarata e  Kryeministrit, lidhur me vizat, nuk është e rastësishme,,shkruan autori, duke përfunduar me parashikimin e tij të habitshëm, citoj:,, Pas 23 qershorit, piktori do mbetet vetëm me furçen e vizatimit, Topi, Kreshniku dhe avokati, do mbeten të turpëruar, kurse Gjinushi me Milon  do shesin dëngla,,.

(Nënvizimet  janë të autorit)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT