E premte, 23.08.2019, 03:35 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Njerëzit e gjakut tonë

E merkure, 12.06.2013, 09:05 PM


Shtete dhe qytete, me histori të afirmuar edhe nga njerëzit e gjakut tonë

(Kushtuar emigrantëve tanë, që mos ndjehen të huaj, atje ku janë)

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Pse duhet nxjerë në shesh figurat historike  të racës   sonë  që kanë kontribuar për popujt e tjerë?

E shtrova këtë pyetje për t ua mbyllur gojën, njëherë e përgjithmonë, atyre që pa vrarë tepër mendjen, e thonë të  kundërtën, duke menduar se me këtë i paskemi adhuruar njerëzit e tillë, të cilët, nuk kanë bërë gjë për vendin dhe popullin e vet. Kjo e fundit është e vërtetë,por  shkrimet e  mia,pra edhe ky i sotmi sotmi, kanë qëllim tjetër, të cilin do përpiqem ta elaboroj përmes dy rasteve, edhepse  duken  të thjeshtë, janë me plot kuptim. Rastin e parë e kam dëgjuar nga të tjerë,të dytin e kam përjetuar personalisht.Po filloj me të parin. Një shqiptar jetonte në Paris. Gjatë bisedës me një vendas, i kishte thënë që Napoleoni ka origjinë arbëreshe, pra është i  racës shqiptare. Francezi fanatik, vetëm që nuk e sulmoi. Mirëpo, kur kishte klikuar te biografia e Napoleonit, ishte  bindur në  atë që dëgjoi nga shqiptari, të cilit i kishte kërkuar falje dhe e kishte ndryshuar  krejtësisht bindjen  negative ndaj shqiptarëve nëpërgjithësi.Rasti tjetër më ndodhi mua në Kavallë. Isha duke parë përmendoren madhështore të Mehmet pashë Kavallës. Në ndërkohë, mbrijti një grup studijuesish, të cilëve  grekja e re filloi t iu flasë për  personalitetin në fjalë, kuptohet në greqisht. Meqë nuk përdori  fare fjalën arvanitos, e pyeta në gjuhë të përzjerë: Çfarë ishte ky njeri grek, turk, ose gjë tjetër? Mblodhi supat dhe tha: Egjiptian. ,,No,,i thashë unë, por arvanitas. Grekja u piperos, kurse unë me bashkëshorten u larguam menjëherë, për të mos na ndodhur më e keqja. Ajo, si dhe të tjerët, me siguri, kanë klikuar në biografinë e  këtij shqiptari dhe kanë mësuar të vërtetën. Besoj se, janë  të mjaftueshëm këta dy shembuj për të arësyetuar shkrimet e  mia, pra edhe këtë të sotmin, në të cilin, është e vërtetë që përsëriten emrat e vendeve dhe njerëzve, por kjo bëhet nga  këndvështrim tjetër. Megjithatë, edhe sikur mos jetë kështu, përsëritja është e nevojshme,sepse ka plot lexuesë që nuk i përcjellin rregullisht shkrimet, siç ndodh edhe me emisionet televizive, siç janë dokumentarët, prandaj dhe përsëriten vazhdimisht. Sidoqoftë, qëllimi këtij shkrimi është rifreskimi i kujtesës së njerëzve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, për t u sjellë me vendasit si bashkëatdhetari i tyre me francezin, pra,  për të hequr kompleksin e inferioritetit ndaj vendasve dhe për t ua treguar atyre të vërtetën. Për t ua lehtësuar punën lexuesëve, shkrimin e filloj me emrat e vendeve, pastaj emrat personale të atyre që kanë hyrë në historinë e çdo vendi.

Përndryshe,për dallim nga shkrimet e mëparshme, ky i sotmi,ka eleme

nte të një reportazhi, prandaj dhe ndoshta mund të jetë interesant për lexuesit, pa marrë parasysh mangësite e natyrave të ndryshme që mund të ketë.

Regjistrimi i vendeve, sipas rendit alfabetik

(Emrat personale janë me të kuqe)

Agra. Mauzolemi fantastik. Mereni me mend se çfarë mburje dhe kre

nari ndjen çdo shqiptar,sidomos ai i Korçës,kur ndodhet para këtij objekti fantastik, i ngritur nga 3 bashkëatdhetarët dhe bashkëqytetarët e tij, të cilëve pastaj iu prenë krahët, me qëllim që mos bëjnë ndonjë objekt tjetër si ai.

Algjeria(Gjiri i Artë).Pothuajse e njëjta gjë vlen edhe për  shqiptarët që jetojnë në këtë shtet ose e vizitojnë atë, sepse  nga zgjedha spanjole e kanë shpëtuar katër vëllezërit shqiptarë: Urunxhiu, Hajrudini, Isaku dhe Iljazi, të shek.17.A vallë nuk duhet algjerianët të na bëjnë,,temena,,

ne shqiptarëve?

Amerika.A nuk duhet të konsiderohet tepër e qëlluar dhe e drejtë dekla

rata e Kryeministrit të Shqipërisë se shqiptarët së shpejti mund të jenë të lirë të hynë në këtë shtet pa viza? Ai, para se ta deklarojë këtë, me siguri, ka patur parasysh, veç tjerash, edhe faktin që, rrallë ose s ka popull në botë, i cili, për nga numri i përgjithshëm i popullsisë, t i ketë dhënë Amerikës figura të shquara, siç janë këta në vijim të evidentuar sipas rendit alfabetik:Alan Shepardi, kozmonaut i famshëm, Diogardi,

kongresmen i shquar, Donald Leka, shpikës i sistemit  për leximin e kompjuterit nga largësia (Koha, 4 korrik, 2008),Ferid Murati, mjek nobelist,Georg Tenet, një kohë në krye të CIA-s,Regis Philbin udhëhe

qës i shquar i shout: “Kush do të bëhet milioner,,Sten Dragoti,regjisor i shquar i Holivudit, Xhon Belushi, artist me famë, William Gregory, astronaut i shquar dhe plot të tjerë nga fusha të ndryshme të jetës, për të cilët kam shkruar më parë, siç  është edhe arkitekti i shquar Qemal But

ka, firma e të cilit qendronte në dy ish ,,binjaket,,madhështore të Njujor

kut,etj.

Atëhere, a vallë e kemi hak ne shqiptarët të hymë pa viza në SHBA?

Anglia.Shqiptarët që jetojnë aty, ose vizitojnë këtë vend, duhet, për të mos u ndjerë të huaj, duhet vendasit t iu kujtojnë se ky shtet në fillim quhej  Albion, emër që ekzsiton edhe sot e kësaj dite, bashkë me  emrat e ngjajshme-Albain, Albany, etj.,pra, me rrënjë të gjuhës shqipe. Më tepër si kuriozitet, po prezantoj shënimin  e disa historianë maqedonas, të cilët mbretëreshën Elizabeta II, nxjerrin nga raca e Justinijani I, duke mos ua prerë mendja se ky është stërgjyshi ynë. Pra, sikur  ,,teza,, e tyre të vërtetohet, mbretëresha, na qenka Ilire!!.

Mos harrojmë se Anglia njihet  edhe me emrin Britani, të fituar nga Briti, me origjinë ilire, i erdhur aty nga Troja dardane.Ai.madje e  ka themeluar edhe Londrën, gjë që shqiptarët e këtij qyteti i bën të ndjejnë vehten si në shtëpi të vet. Përndryshe, në historinë e  Anglisë, kanë hyrë emra të disa shqiptarëve të dalluar, siç është edhe  skluptori Gëzim Hidri, nga Librazhdi i Shqipërisë, i cili, nga viti 2000 e këtej, punon në oborrin e princit Çarls dhe i cili  atje ka bërë  72 statuja  mermeri që kanë shërbyer për  simbole të çmimit “Oskar” dhe tashmë thërritet nga kolegët anglezë si “Skllavi i gurrit”-thuhet në gazetën “Fakti”, 20 tetor, 2006.

Arabia.Shqiptarët e kësaj ane, për tu ndjerë krenarë para të tjerëve, duhet të dinë, të paktën këtë në vijim: Ahmet Arnauti, i shekullit 17, ndërtoi aty një kompleks urbanistik me objekte për nevojat  e  haxhilerë

ve, të cilët i përcillte dhe i mbronte nga sulmet e bandave të ndryshme, bashkëatdhetari tij  Hysen Arnauti. Nuk duhet haruar edhe   katër vëlle

zërit e lartpërmendur, të cilët kanë shpëtuar mjaft arabë të dëbuar nga brigjet spanjole, ose Ajshe Arnautin, poeteshë e shquar në botën arabe

e arsimuar edhe në Paris, kurse disa nga poezitë e saja të përkthyera në anglisht, janë prezentuar në Antologjinë e botuar në Njujork.

Shqiptarët duhet arabëve tua kujtojnë betejën në  Al Safra, ku gjatë v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të huajve. Ndoshta nuk ishte  e rastësishme ftesa    që i kishte bërë princi Fejzal mbretëreshën Geraldina të Zogut  bashkë me të birin-Lekën, me ç rast, ajo, e kënaqur nga pritja, napolonin e fundit që i kishte mbetur, ia vendosi në byzylukun e princeshës Effant, gruas turke të princit në fjalë-thuhet në një ashkrim të  Flakës, 2 prill 2002

Argjentina(argjend) dhe Tunisi.Shqiptarët që jetojnë aty,ose vizitojnë

këto vende,duhet me mburje të vizitojnë familjet e shkrimtarit të shquar

argjentinas Ernesto Sabato,dhe atë të Habib Burgibës së Tunisit, sepse të dy këta,nënat i  kanë  patur shqiptare.

Austria. Shqiptarët që jetojnë aty, duhet me krenari t ua kujtojnë austri

akëve Aleksandar Mojsiun, i cili me zërin e tij ngriti lart emrin e këtij shteti, Gjergj Bastën (Basha), të shek.16, kryetar i gjithë ushtrisë të imperatorit RudolfII i Austrisë, Gjergj Sinën, president i Shoqërisë së Hekurudhave në Austri,Karl Gegën, autor i hekurudhës alpiane malore

  vendin e famshëshëm turistik Semeringun, që lidh Lindjen me Veri

un të Italisë, e që shpie pastaj në Spanjë,etj.,Pjetër Bogdanin, kryepesh

kop i Shkupit, pjesëmarrës në luftën Austro-Turke të vitit 1689 në  anën e gjenral Pikolominit të Austrisë,etj.

Bagdad.Shqiptarët e këtij qyteti duhet tiu tregojnë bashkvendasve se në krye të këtij vendi kanë qendruar disa personalitete  me origjinë shqipta

re, siç ishte Abduraman Pasha, i shek. XVII, i cili  si vali, veç tjerash, liroi njerëzit nga taksat abuzive, ngriti xhaminë madhështore Maruf-al-Karhi,etj. si dhe Nasuh Pasha, i cili ka patur aqë merita të mëdha sa që  Sulltani e bëri dhëndër.

Damasku. Historiua e këtij qyteti është e mbushur me ngjarje që kanë të bëjnë me figura historike me origjinë shqiptare, siç është edhe rasti me  Kyçyk Ahmet Pashën, i shekullit 17. Ky,  gjatë një beteje, me që ishte në moshë të thyer, nuk qëndroi dot në kalë, zbriti prej tij dhe luftoi deri sa u vra. Një ushtar persian, ia këputi kokën dhe ia dërgoi Shahut në Iran, por ky, në shenjë respekti për atë njeri trim, e këtheu kokën e viktimës në Damask, ku u varros në teqenë që viktima në fjalë e kishte ndërtuar vetë më parë.

Edrenea. Për të mos e ndjerë vehten të huaj, shqiptarët e këtij vendi, duhet t i kujtojmë se plot objekte madhështore të ngritura aty,janë vepra të arkitektëve me origjinë shqiptare, siç është xhamija “Selimija”, e ndërtuar nga ana e arkitetktit të shquar shqiptar-Sinani i shek. XVI, me origjinë nga ana e Tepelenës,përndryshe, kryearkitekt i parë i Perandorisë osmane, si dehe disa të tjera-vepra të  Vangjel Zhapës. Mitat Frashëri, shkruan se nja 10.000 shqiptarë jetonin në 8 fshatrat e Edrenesë, gjegjësisht në kazanët Orta Qoj, Uzun-Qupi dhe Havsa de Edrene, në të cilat ka plot objekte që janë vepra të shqiptarëve.

Egjipti. Shqiptarët e këtij shteti duhet t i kujtojnë egjiptianët se shtetin e tyre nga robëria osmane e çliroi Mehmnet pashë Kavalla, i cili i dha edhe drejtim evropian, duke krijuar kushte për shëndrimin në mbretëri, në krye të bashkëatdhetarit të tij-Farukut. Dhe, kur jemi te mbretërit,ta kthejmë fillmin nja rreth 2 mijë vjet prapa për t i kujtuar egjiptianët në Kleopatrën e famshme, emri i së cilës ka hyrë në historinë e tërë botës dhe  bashkë me të,kuptohet, edhe emri i Egjiptit. Mos harrojmë faktin që Aleksandrija është vepër e Lekës së Madh dhe që mban emrin e tij.

Ptolomeu I, gjeneral i Lekës së Madh, themelues i Muzeut të  parë në botë, i ngritur në Aleksandri, Ptolomeu XII, babaj i Kleoptarës, filloi të ndërtojë  lagjen Dandara në pjesën qendrore të Egjiptit, e cila edhe sot, është e njohur me një objekt fetar të mrekullueshëm dhe tepër atraktiv për turistët.Ai objekt, sot konsiderohet si një nga impozantet të Egjiptit dhe më gjerë.

Evropa.Qytetarët e këtij kontinenti, të çdo  qyteti qoftë ndaj  emigrantë

ve shqiptarë duhet të kenë respekt, sepse emri  i këtij kontinenti  ka të bëjë me atë të motrës së Kadmit ilir, se krishterizmin e fituan nga pasardhësi i tij i disa shekujve të mëvonshëm- Konstantini i Madh, kurse sulmet  e forcave osmane  drejt saj i pengoi heroi ynë kombëtar-Skenderbeu. Ata të Parisit t i kujtojmë  se emri i qytetit   të tyre  ka të bëjë me atë të rëmbyesit të Elenës, që të dy me origjinë  ilire, dhe se Obeliskun madhështor, aty e ka dërguar Mehmet Ali Pasha dhe  ajo që është më kryesore: Napoleon  Bonaparta, i cili emrin e Francës e ngri

ti  në piedestalin më të lartë të historisë botërore, ka  origjinë arbëreshe. Dhe,kur jemi te ky i fundit, francezët duhet t i kujtojmë për lidhjet e tij me shqiptarët, duke cituar  një shkrim të Luan Ramës: “Regjimenti i shqiptarëve ishte padyshim formacion më i  veçantë ushtarak mes trupa

ve të shumta të Napoleonit” dhe se ky kishte pranuar që shqiptarët të mbanin veshjet dhe armët e tyre, që të ndiheshin më të lire gjatë luftime

ve. Më pas, Rama, sqarron: “Tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë, me  armët e tyre  karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hy

nin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versajë me gardën imperiale të Napoleonit. Baroni Teotoki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës, dukës De Feltre...Ai u habit nga ata  tre kalorës të pashëm e krenarë ngjeshur me armë e të për

kushtuar  për  ti shërbyer Napoleonit    luftën  kundër zgjedhës otoma

ne”.

Greqia. Shqiptarët e këtij shteti duhet t i kujtojnë grekët se Aleksandri i ,,tyre,,i Madh, i cili, emrin e Greqisë e ngriti në piedesttalin më të lartë të historisë botërore, nuk është grek por me origjinë ilire, gjë që vlen edhe për perënditë e ,,tyre,, si dhe për herojt e Luftës së Trojës.Poashtu

grekët duhet kujtuar se Ali.pashë Tepelena, nxiti Revolucionin e 1821, i cili çliroi vendin nga zgjedha pesëshekullore osmane, Andon Krieziu, si kryeministër, në v.1865 shpallikishën autokefale greke,duke  e ndarë përgjithmonë nga varësia e  Stambollit, Angjelo Gjini-themeloi Univer

sitetin Politeknik të Athinës, Andrea Malurit mbreti francez Karlo X, i caktoi dekoratën e lartë “Kryq i legjionit të nderit”,por nuk e pranoi. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjenti në Ministrinë Detare Greke-thuhet në literaturën historike.

Athanasios Miauli ka qenë agjutant i mbretit Oton    Greqisë, Bubuli

na (Laskalina) me anijen e saj të madhe, të cilën e quajti me emrin his

torik “Agamemnon”, luftoi si heroinë kundër forcave osmane në mbroj

tje të Greqisë,prandaj,në histori ka mbetur si “Zhan D Arka shqiptare e

Greqisë”, Damian Himarioti, i shek. 16, u përpoq të vriste sulltanin, por e diktuan rojat, e kapën dhe më vonë u vra. Vdekja trimërore e   tij bëri  jehonë të madhe në botë,Dhimitër Vullgari, si kryeministër i Greqisë  bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti, Dhimitër Egjiniti themelues i Akademisë së Athinës, Eleni Bukura, piktore e parë e shtetit pas kryengritjes së v.1821.

Gjergj Dhrako  Reshit Pashës i kishte thënë “Unë jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka turqish,vritmë pa u vonuar,,duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij në maj të vitit 1827, Jakov Tombazi ishte komandant i flotës dhe me të vëllaun e vet, Emanuelin, kishin në dispozicion katër anije, të cilat i përdorën në dobi të kryengritjes greke, me vetëfinansim. Midis atyre anijeve, njëra ishte aq e shpejtë sa që turqit e quanin “shejta gjemisi”.

Jani Altamurën mbreti i Greqisë  Gjeorgji I,i mahnitur nga pikturat e tij  e dërgoi për studime në Akademinë e Arteve  të Bukura në Kopenha

gë të Danimarkës, Jani Bukura, ngriti teatrin e  parë prej guri të Greqi

së së Re, Jani Kapadistria, kryetar i parë i Greqisë, kurse Karolas Papulas, kryetar aktual i  këtij shteti, Kiço Xhavella, agjutant i  mbretit grek-Otonit,Llazar Kundurioti,në histori ka mbetur si“Baba,i kombit grek”, kurse me rastin e vdekjes, qeveria kishte shpallur zi prej disa di

tësh. Qemal Butka projektoi  stadiumin olimpik të Athinës,Teodor Kolokotroni, 12 anëtarët e familjes  të së cilit, u vranë heroikisht duke luftuar në  mbrojtjen e Greqisë, Teodor Pangallos, president dhe gjene

ral i Greqisë (1925-1926) themeloi Akademinë e Shkencave,Vangjel Zhapa-stadiumin Panathinaaikos,Pallatin e mrekullueshëm ,,Zappion,,

si dhe1898, riaktivoi Lojrat olimpike të pushuara shekuj me rradhë etj.Vasil Tole, kompozitor, hapi garat olimpike në Athinë. Opera e tij u egzekutua dy herë, në qershor 2004 në vendin e Olimpit të lashtë, nga ku do të bëhet hapja e fillimit të Olimpiadës 2004 (iu përmbajta rendit alfabetik), Zerva, bashkë me të vëllanë Llazarin, ishte banor i parë në ishullin Hidër, ku krijuan kushtepër jetesë, kështu që, më 1823, aty u grumbulluan rreth 40.000 njerëz, kryesisht ose tërësisht shqiptarë, gjë që dëshmohet edhe nga konstatimi i Mitat Frashërit në librin e tij “Fati i Shqipërisë”, f.27, se “Hidra ishte thjesht shqiptare”.Mos harrojmë se ish ministrja e Jashtme Dora Bakojani,nga nëna është shqiptare.Me origjinë shqiptare është edhe Melin Merkuri, ministre e kulturës.

Dhe, fare në fund, nuk duhet  mos i kujtojmë grekët edhe me disa ngjar

je të hidhura për shqiptarët. Fillojmë me atë në Eksamili të Thesalisë. Aty, gjatë vitit 1423, në një betejë të ashpër me forcat osmane, u vranë 800 shqiptarë në mbrojtjen e Greqisë nga osmanët. Me kokat e tyre u ngrit një Kullë, kurse disa muaj më vonë, përmbi mureve të Janinës, ishte ngritur një piramidë me 2000 koka shqiptarësh.

Ngjarja tjetër ka të bëjë me atë në manastirin“Shën Sotira,,.Aty, prijësi heroik arbëresh, Athanasios Skurtaniotin, gjatë v.1825, vetëm me 70 trima, ishte duke luftuar kundër  800 këmbësorëve  dhe kalorës turq. Në fund të gjithë këta, për të mos rënë në duart e rmikut dhe për të ruajtur dinjitetin kombëtar, do të vet flijohen duke u djegur të gjallë. kurse Nikollë Kryezoti, një vit më vonë, në krye të 450 bashkëluftëtarëve të tij, kishte shpartalluar forcat osmane dhe kishte shtënë në dorë Akropo

lin historik të Athinës. Ngjarja e  tretë  ka  të bëjë me betejën e shqipta

rëve për mbrojtjen e qytetit Tarsos. Udhëheqësit e ushtrisë turke, me tradhëti, duke ua prerë edhe ujin, në fund mundën ta zaptojnë qytetin dhe ta rrethojnë kështjellën ku gjende­shin shqiptarët. 20 prej tyre u zunë, iu coptuan eshtrat e duarëve dhe të këmbëve me tokmak dhe në atë gjendje të tmerrshme vdiqën në truallin e sotëm grek. Vendi ku u bë ky ekzekutim i egër u quajt në turqisht Tokmaksari, që do të thotë-Kështjella e eshtrave.

Italia.Shqiptarët e këtij shteti,duhet t i kujtojnë italianët se kryeqendrën

e tyre e themeloi Romuli me origjinë ilire,se nga familja Albani dolën

të paktën 5 papë, kardinalë etj., Aleks Tarketa, ka gdhëndur altarin e katedralës së Millanos, prandaj është i njohur si altari shqiptar, Aleksan

dër Moisiu, lindi në Triestë, Ana Oksa njihet si Mbretëreshë,,e muzi

kës italiane, Andrea Aleksi, i shek.15, autor i statujave të lozhës së tregëtarëve të qytetit Ankona,Antonio Gramshi, marksist i shquar, Aureliani, perandor romak me origjinë ilire ishte i pari që amnestoi të dënuarit politik Axhizilao Milanos,kryeu atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte popullin e Italisë dhe se  në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorë ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun” Garibaldie kishte shpallur për hero, Baskuala Bafa,i cili për shkak të veprimtarisë revolucionare,ishte dënu

ar me varrje në  litar nga ana e  armiqëve të Italisë. Gjatë varrjes litari u këput dhe veprimi u përsërit, kurse ai sillej sikur nuk ndodhte gjë me të. ,,Ishte nga ata njerëz të cilit në fund të shekullit XVIII zbukuronin Mbretërinë e dy Sicilive në Itali,,-thuhet në literaturën historike.

Poashtu duhet kujtuar se  Cezari (Julie Cezar) dhe Diokleciani, si dhe rreth 20 perandorë të tjerë të Romës ishin me origjinë ilire, Dimitër Rëra, udhëheqës i shquar ushtarak, në një rast, bashkë me dy djemt, duke rrezikuar dhe sakrifikuar veten, ka shpëtuar nga vdekja mbretin të Napolit-Alfonsin, mikun e Skënderbeut, Dona Toçi, arbëresh,për shkak të rezistencës së tij në mbrojtjene qytetit Napol, në v.1799,ishte tërhequr zvarrë në bishtin e kalit  nëpër rrugët  e këtij qyteti, Garibaldi,

çlirimtari i shtetit, me origjinë arbëreshe, Françesko Krispi, poashtu, përndryshe dy herë kryeministër, Kledi Kadiu“Balerini 31 vjeçar që po çmend Italinë” (Fakti, 23 shtator 2005) Nikollë Tarsia, kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbreëror kërkoi dënimin me vdekje dhe Nikollë Tarsiu  ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë.

Spartaku, udhëheqësi i kryengritjes gladiatore, kishte origjinë thrake, pra ilire, Mikelanxhelo, piktor, arkitekt dhe skluptor  italian i shek.15 dhe 16. më i shquar në tërë kohrat,sipas një shkrimit të “Faktit”,e 20 tetorit, 2006, kishte origjinëshqiptare, Shime Duka, me dy doktorata, një kohë  të gjatë sekretar i arkivave të Vatikanit,etj.Nuk duhet heshtur faktin se pa Skenderbeun, Italia mund të hynte nën ombrellën e Perqandorisë osmane, si dhe për  shpëtimin e jetës së mbretit të Napolit nga ana e heroit ynë kombëtar,etj.

Kazakistan. Në revistën mujore “Albanica”, nr.62, f.17, qëndron shkr

mi me titull “Shqiptari (Bexhet Pacolli-R.N) që po ndërton një kryeqy

tet” dhe nënteksti “Astana-është fama e kompanisë “Mabatex-Group”.

President i kësaj kompanie, mund të krenohet jo vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të gjithë Azinë Qëndrore”.

Kroacia. Shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, kroatëve duhet t u thonë që mos harrojnë se krijuesit në vijim janë të racës shqiptare: Aleksandër Stipçeviqi, ilirolog dhe  kulturolog,  autor i shumë shkrimeve dhe libra

ve historike, Augustin Stipçeviqi, shkrimtar me renome evropiane, Ivo Popoviqi, një ndër tre zëvëndësit që  ka nënshkruar  aktet mbretëroretë Mbretërisë së SKS-së, Josip Gjergja, ambasador në disa shtete dhe në OKB, nënkryetar i Kuvendit Federativ të RSFJ-së. Kruno Kërstiqi, një ndër njohësit më të mirë të historisë së filozofisë kroate, një nga shtyllat kryesore në Entin leksikografik të Mirosllav Kërlezhës,etj.,

Shime Deshpalli, poet i shquar, anëtarër e familjes të së cilit, edhe sot e kësaj dite, dominojnë në skenën muzikore të Zagrebit dhe të Kroacisënë përgjithësi, Shime Duka, me dy doktorata, një kohë të gjatë sekretar i arkivave të Vatikanit.Shqiptarët që jetojnë në Split duhet të krenohen që ky qytet njihet në botë kryesisht përmes Pallatit të Dioklecianit ilir. Mos flasim për Dalmacinë e cila këtë emër e ka nga të parët tanë-Dalmatët.

Libani dhe Libia. Ja pse duhet të mburen edhe shqiptarët e këtyre dy vendeve: Pasho Vasë Shkodrani, në cilësi të guvernatorit të Libanit, veç tjerash, ka inicuar  ngritjen e sallës ministrore në pallatin Bejtuldin spitalin më të madh të Bejrutit, urrat në viset malore të cilat i lidhën pjesët më të zhvilluara të Libanit, etj. Ahmet Pashë Dibra, i shek.19, si vali i Damaskut, veç tjerash, e ka shpëtuar popullin nga urria duke impo

rtuar drithë nga vende të tjera.

Ai njihet edhe me teqenë  bektashiane të ngritur në Damask  dhe në të cilin i është varrosur koka e prerë nga armiqt e tij. Halil Pashë Arnauti

famën e fitoi në betejat e përgjakshme në Libi, për të cilat shkruan edhe mbreti francez Luigji XIV i cili i kishte dërguar edhe urime të përzemër

ta, ashtu siç kishte vepruar edhe Konsulli francez. Ky i dyti ka thënë se pa Halil Pashë Arnautin, Tripoli do të ishte zhdukur nga faqja e dheut. U shqua me dy xhami madhështore, njëra nga të cilat egziston edhe sot, si një momentet më atraktive në Tripoli dhe më gjerë.

Maqedonia. Sllavëve maqeedonas, kemi shumë për t iu thënë, por mjafton edhe kjo: Pa dy emnakët tanë-Lekën dhe Skenderbeun, emër Maqedoni dhe Maqedonas, nuk do kishte. Emrin e  i Shkupit   bota më tepër e nje përmes Justinijanit I dhe  Gonxhe Bojaxhiut, të një gjaku.  Dhe, kur jemi te kjo e dyta, shkupianët t i kujtojmë se  babaj i saj-Niko

llë Bojaxhiu,veç tjerash,ka financuar hekurudhën Shkup-Prishtinëka themeluar  bandën ose orkestrën e  parë të frymës “Zani” në  Shkup,  ka ngritur ose finansuar teatrin e parë në këtë qytet dhe si ,,Falenderim,, për këtë teatri i shqiptarëve sot është në ditën e hallit. Mos harrojm t iu themi maqedonasve se  nga shqiptarët e Maqedonisë kanë dalë dy nobe

listët e vetëm-,,Nëna e tërë botës,, dhe  Ferid Murati.

Rradhën e ka qyteti im-vendlindja e Alfabetit. Bashkëqytetarët e mij, sllavomaqedonas përmes shkrimeve, në gjuhën e tyre vazhdimisht i kam kujtuar dhe duhet edhe më tej t i kujtojmë, që themelet e para të këtij  qyteti  i kanë vendosur të parët tanë- Linkestët, gjë  të cilën e dësh

mon emri i lokalitetit të sotëm historik-Heraklea Linkestis,themeluar nga mbreti ynë Bardhyli. Ndonjë  shqiptar që nuk është i Manastirit, duhet bashkëqytetarëve të mij t iu thotë, por pa më cituar mua, se kamermani i shquar-Manaqi, i cili mban gjallë emrin e Manastirit,  sipas kolegëve të tij nga Shqipëria, ka origjinë shqiptare, ose të përzjerë shqiptaro-vllehe. Maqedonasit  e Ohrit  duhet kujtuar  me Kadmin,  që solli  aty shkronjat e para nga Fenikia, me  tre princat e shquar, të shek.13 dhe 14: Progon Zgurin ,,Arkitekt në zanafillë të ndërtimit të Shën Klementit dhe të Shën Mërisë së Ohrit,, (M. Aref,Mikenët...f.220) Andrea Gropën, ngriti kishën e Shën Klementit, Karlo Topia, ndërtuesi i disa kishave,etj.me kryepeshkopin shqiptar të këtij qyteti Athanasin,organizator i kryengritjes antiosmane1596,në krye të 10.000 shqiptarëve nga Himara,të veshur të gjithë me rroba të kuqe, etj.

Maqedonëve të Resnjës t iu thermi se pa  Nijazibeun dhe pallatin e tij madhështor dhe unikat në botë, emrin  e këtij qyteti nuk do ta njihte nje

ri. Maqedonëve të Maqedonisë  perëndimore,sidomos atyre të Tetovës, Strugës, Kërçovës, duhet t iu themi se pa  Brigadën IV ,,Antishqiptare,,

nuk do mundnin të çlirohen kurë nga të huajt dhe se pa rezistencën e  fundit të shqiptarëve të Kosovës, udhëhequr nga UÇK-ja, Maqedonia dhe  republikat e tjera të ish Jugosllavisë, nuk do shkëputeshin dot nga kanxhat e Beogradit.

Palestina. Historias e këtiju vendi është e pasar me plot ngjarje qlë kanë të bëjnë me shqiptarët. Një nga  ato është edhe ajo në qytetin Jafa, më 1799.Aty u zhvillua një betejë e përgjakshme, midis 4000 ushtarëve shqiptarë dhe  forcave të franceze,të cilat ishin në një numër shumë më të madh dhe më të armatosur, prandaj dhe,edhepse luftuan heroikisht, ishin vrarë të gjithë mbrojtësit e qytetit, pra, edhe tërë shqiptarët e lartpërmendur. Kufomat e tyre nuk u varrosën, por shërbyen si ushqim për shpezët.

Rumania. Meqenëse ky shtet, nuk e ka pranuar Kosovën, nuk duhet ta kurcejmë pa i thënë se bazat ekonomike të këtij  vëndi  i kanë vendosur ilirët, ose më saktësisht pirustët të cilit  aty,ose më saktësisht në Dakinë

e  Rumanisë i kishte dërguar perandori romak me origjnë ilire-Trajani, dhe të cilit, si mjeshtër të përsosur për nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve i dhanë impuls të veçantë të zhvillimit ekonomik të Rumanisë në përgjithësi.

Punën e tyre e vazhduan 16 princërit shqiptarëtë familjes Gjika, midis të cilëve:Aleksandër Gjika, çrrënjosësi i korrupsionit të bujarëve, Baby Shtirbeji i cili si kryetar i Montenës, më 1608 vendosi themelet e fshatit të ri Çermika, që ishte emër i një kështjelle afër Kukësit të Shqipërisë, prej nga, me siguri rridhnin banorët e fshatit të ri, Elena Gjika, e njohur edhe si “Zhan d’Arka Shqiptare”, gruaja më intelegjen

nte dhe më e qytetëruar nga të gjitha femrat e tjera të Evropës dhe më gjerë në kohën e saj,

Gjergj Duka i cili  liroi fshatarët nga skllavëria, Konstantin Hristo, kosovar, gjatë një  beteje që u zhvillua në Benesht të Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën  iluministit të  idalluar rumun Petraq Poenarus, Vangjel Zhapa, themeluesi i objektit madhësh

tor Ateneu Rumun, Vasil Lupi (Ujku) i cili si sundimtar i Moldavisë, i shekullit XVII (17), ngriti shtypshkronjën e parë, kurse në Jansh, së bashku me bashkëshorten e tij ndërtuan katedralën e “Tre shenjtorëve”, e cila sot është simbol i Molldavisë dhe i rumunëve në përgjithësi, Vik

tor Eftimiu, shkrimtar  i shquar, etj.

Serbia. Serbët  t i kujtojmë se  shpëtimtari i  krishterizmit-Konstantini

I Madh, i lindur në Nish,ishte me origjinë ilire,Car Dushani dhe Karagjorgje Petroviqi- udhëheqësi i Kryengritjes së Parë serbe, ishin me origjinë shqiptare. Marta, fjala vjen, nëna e Dushanit, ishte puro shqiptare e varrosur në Shkup. Mos harrojmë Kondon, i cili i pari hapi portat e Kalemegdanit në Beograd dhe shpalli firoren e Kryengritjes serbe, sipas disave, në gjuhën shqipe,Branisllav Nushiqin, komediogra

fin e  shquar,i cilki  mburej që në damarët e tij rridhte edhe gjak shqiptari, nga gjyshi,etj.

Spanja,1936-1939. Spanjolët  duhet  t i  kujtojmë në pjesëmarrjen masi

ve të shqiptarëve në anën e forcave republikane kundër fashizmit, si dhe për  mbetjen në frontin e luftës të mjaft shqiptarëve,siç ishin  Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari,Zef Hoti,Thimo Gogozoto,

Teni Konomi,etj. Në zjarrin e luftës së Madridit ata botuan organin e tyre “Vullnetari i Lirisë”, i cili u shpërnda ilegalisht në trevat shqiptare.

Në atë luftë morrën pjesë edhe Xhemal Kada,GjustinaShkupi, etj. Sipas disa shënimeve historike në Luftën e Spanjës u vranë 650 shqiptarë.

Nuk duhet haruar diplomatin e shquar  Aladro Kasstriotin e atij shteti.

Turqia.Po fillojmë me kryeqendrën-Ankaranë. Asaf Xhaxhuli, aty shër

beu si diplomat i Shqipërisë zogiste dhe aty ka lënë djalin Melih, i martuarnë Stamboll me këngëtaren e shquar turke Seçil Heper (Xhaxhul).Përndryshe,ky diplomat sqarron origjinën shqiptare të Qemal

Ataturkut. Ankaraja u bë qendër e Shoqatën për kërkime folkloristike, themeluar nga  Mehmet Fuat Qypërliu. Një xhami moderne të  këtij qyteti e ka ndërtuar me para të veta një argjendar i pasur shqiptar nga Kosova.

Vazhdojmë me Stambollin, të cilin kryeqendër e bëri Konstantin i Madh, siç thamë, me origjnë ilire, prandaj ky qytet njihet edhe me emrin e tij-Konstantinopol. Xhamia madhështore “Aja Sofija” është vepër e  Justinijani I, me të njëjtën origjinë, kisha poashtu e mrekulluesh

me ,,Aja Triodha” është vepër e vëllezërve shqiptarë Zhapa, Universi

teti i parë-vepër e Hasan Tahsimit, arkitektura klasike osmane  vepër e Sinan Atika (Kristo Dullo), xhamia Blu me 7 minare, është ngritur nga  shqiptari  Sedefqar Mehmeti, ujësjellësin e parë për furnizimin me ujë të këtij qyteti me 40 çeshma, e ka projektuar dhe ndërtuar arkitekt Sinani i shek.XVI, arkitekt i parë i Perandorisë osmane, kuptohet me origjinë shqiptare.

Aty ai ka  ka ndërtuar edhe dy xhamitë e famshme, “Sulejmanie”, kush

tuar Sulltan Sulejmanit dhe “Shezade Mehmeti”. Hipodromi, Çezma monumentale, Qoshku Bagdad,në Top Kapi Saraj, poashtu janë vepra të kryearkitektit Mimar Kasëmit.Klubi Gallatasaraj, është themeluar nga  Ali Sami Jen, djalë i Sami Frashërit, prandaj edhe stadiumi më i madh në Mexhidije të Stambollit është pagëzuar me emrin e tij-Ali Sami Jen Stati.Projektin e Pallatit të i sporteve dhe bulevardit ,,Ataturk,

e  ka bërë Qemal Butka. Në afërsi të Stambollit, u varrosën koka e Ali Pashë Tepelenës dhe të tre djemve dhe një nipit të tij.

Po përmendim tani shqiptarët  që kanë kontribuar për avansimin e Turqisë nëpërgjithësi, sipas rendit alfabetik të tyre. Abdulla Be Dreni, Sulltan Abdul Hamiditnë një rast rreziku, ia shpëtoi jetën, Ahmet Pashë Dukagjini, komandant i ushtrisë,veç tjerash, ia  ktheu Perandori

së osmane Irakun nga Shahu i Persisë, më 1508. Arkitekti Sinani i Madh, i shek.16,është i njohur në histori si Mikelangjelo i Italisë. Bajazit Pasho,shpëtimtar i djalit 15 vjeçar të një sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlengun. Bajaziti këtë punë e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar. Sulltan Bajaziti II, nën e kishte shqiptare. Në kohën e tij, ushtria osmane hyri në Hungari,

gari, Kroaci, Venedik dhe në Poloni. Më 1482, e okupoi përfundimisht Hercegovinën, kurse më 1489 Zetën, ose Malin e Zi të sotëm.

Ballaban Pasha, nga Badra e Matit. Në fillim ishte bari në familjen e Skenderbeut, pastaj u bë miku më i madh i perandorisë në fjalë. Besim Omer Pasha, nga Narta e Shqipërisë së Jugut, themelues i gjysmëhënës turke.Fazil Pasha, Perandorinë osmane e zgjeroi në maksimum, deri në Austri dhe Rusi. Gadik Ahmet Pasha,  Hanatin e Krimesë, ia bashkangjiti Perandorisë osmane. Ilhami Pasha, u bë  dhëndër i sulltan Abdulmexhit Hanit, Kara Mustafa Pasha, forcat osmane i solli para Vjenës, Koxha Sinan Pasha, Perandorisë osmane ia bashkangjiti Jemenin, Mahidevrana, ishte gruaja e Sulltan Sulejman Kanuninit, Mehmet Aqifi, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re, Nijazibe Resnja, shpalli Hyrjetin, me çka i dha fund absolutizmit pesëshekullkullor të sulltanëve, Qemal Ataturku, çliroi Turqinë dhe e çoi drejt Evropës, pesë veta të familjes  Qypërlinj ishin Vezirë të Më

dhenj. Mustafa Pasha Zade Qypërliu, ia ktheu Perandorisë osmane Beogradin, Pirotin, Nishin dhe Vidinën si dhe ndërmori një ekspeditë ushtarake edhe në Hungari.

Sami Frashëri, dijetari më i madh i tërë kohrave të Turqisë,leksikograf

më i madh modern turk, utor i dramave të para, përkthyes i parë në gjuhën turke, autor i librit të parë në gjuhën turke, mbi problemet gjuhëtare, autor i Fjalorit frengjisht-turqisht i cili është edhe sot më i miri i këtij lloji në Lindje dhe perëndim, i pari që merrej me studimin e monumenteve të gjuhës turke,njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe kulturës arabe,. Veprat leksikografe të tij përfshinë rreth 10 mijë faqe (10.000).

Vende të  tjera  me histori  që duhet  ta dinë  shqiptarët e atjeshëm

Shqiptarët e Luganos të Zvicrës, duhet të krenohen me Aleksandër Moisiun i varrosur aty, ata të Frankfurtit me Artan Doganin, një nga 4 doktorët e shkencave  për aeronautikë në Evropë, i diplomur në Akade

minë për pilotë në këtë qytet, si student më i mirë në generatën e tij etj. (Koha,18 korrik, 2008), me Omer Xhemalin, kardiolog dhe hirurg me renome botërore, i cili, brenda vitit aty kryen 350 deri 400 operacione të zemrës-thuhet në një shkrim të internetit.

Qytetarët e Indisë, sidomos ata të Kalkutëls, t i kujtojmë se ,,Nëna e të

rë botës,, që nderon atë shtet, është shqiptare, ata të Palestinës, posaçë

risht të Port Seid duhet ta dinë që emri i këtij qyteti  ka të bëjë me atë të  Seid Pashës-themelues i tij, kuptohet me origjinë shqiptare, gjë që vlen

edhe për Khan Jonuzin, emrin e të cilit e ka marrë një fshat i  kësaj ane, si dhe me  Shën Jeronimin, një nga figurat  më grandioze dhe më të ditura të kohës së vet,ose gjeniu i kohës ilire që ka jetuar dhe vepruar në Palestinë,etj.

Ps. Ka edhe shumë vende të tjera, të cilat, për të mos i ngarkuar tepër faqet e kësaj reviste, i lashë për herë tjetër.Kjo është një dhe e dyta, më thelbësorja, po e përsëris kushedi të satën herë, apostrofimin  e figurave të lartpërmendura, nuk e bëra se i adhuroj, por  për shkaqe që i  sqarrova në hytje, të cilën është mirë ta lexoni edhe njëherë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT