E premte, 29.03.2024, 02:35 AM (GMT)

Sport » Futbolli Botëror

Zeniti kthen UEFA-n në Rusi!

E enjte, 15.05.2008, 07:52 PM


Tre vjet pas triumfit të CSKA së Moskës në finalen kundër Sporting Lisbonës, Kupa UEFA kthehet në Rusi dhe përfundon në “shportën” e Zenitit të Shën Pjetërburgut, që fiton trofeun e parë në kontinent gjatë gjithë historisë të themelimit të klubit. Në “City of Manchester Stadium”, rusët e sponsorizuar nga kolosët e gazit “Gazprom”, mundin 2-0 ekipin e Gllasgou Rejnxhërs. Një rezultat që u mohon skocezëve që të pasurojnë dhomën e trofeve europiane, e cila nuk ka shtuar më asnjë “xhevahir” që prej Kupës së Kupave në sezonin 1971-72, dhe që shuan kështu ëndërrën e britanikëve për të arritur “pokerin”, mes kampionatit, Kupës së Ligës, Kupës së Skocisë dhe UEFA?s. Ashtu si parashikohej, fillimi i ndeshjes nuk është nga ata emocionuesit, me të dy ekipet që studiojnë njëri?tjetrin në fushë, por me djemtë e Advokatit që kontrollojnë topin dhe që mbajnë mirë repartin e mesfushës, ndërsa skocezët, të frymëzuar nga “katenaçio” e famshme italiane, ndërtojnë një “mur” në mbrojtje, për të mos lejuar pësimin e golit. Por, në pjesën e dytë zhbllokohet rezultati dhe është Zeniti ai që shënon me anë të Denisovit, ndërsa në minutën e katërt shtesë Zirianov dyfishon.

Advokat: Dita më e lumtur në historinë tonë!

Trajneri i Rejnxhërsave, Dik Advokat, e konsideroi si ditën më të rëndësishme në historinë e klubit pas krijimit të tij atë të suksesit tëmbrëmshëm në finalen e Kupës UEFA. Denisov dhe Zirjanov i dhanë suksesin e parë europian në historinë e tij klubit Shën Pjetërburg me dy gola të vonë dhe Advokat deklaroi: “Eshtë një ditë historike. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në historinë e Zenitit se sa kjo datë, përveç datës së krijimit të këtij klubi. Askush nuk e mendonte se mund të arrinim këtu, por ky klub ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe është vetëm fillimi i një cikli të jashtëzakonshëm. Sot bëmë krenar 9 000 rusët që ishin në stadium, dhjetëra mijëra të tjerë në Mançester dhe 150 milion rusë, prandaj ndihem shumë i lumtur. Përsa i përket ndeshjes, mendoj se ishte një fitore e merituar. Ne guxuam më shumë se kundërshtari, i cili zhvilloi të njëjtën lojë si në raundet paraardhëse. Rejnxhërs krijoi rastet e tij, por ne ishim me të vërtet në një ditë të shkëlqyer. Ky sukses është një shpërblim i merituar për punën e të gjithë futbollistëve në këtë sezon, për dëshirën dhe vetbesimin që treguan”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora